Author: tirana

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet protesta e thirrur nga opozita. Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia, duke i bërë thirrje mbështetësve të marrin pjesë në protestë.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, shkruan se shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar, teksa ka përmendur dhe vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Reagimi i plotë:Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë,Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po i revokon lejen e sigurisë ish-presidentit, Joe Biden dhe të drejtën në informacionet sekrete, pasi paraardhësi i tij bëri të njëjtën gjë me të katër vjet më parë, sipas BBC. “Nuk ka nevojë që Joe Biden të vazhdojë të marrë akses në informacionin sekret”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij ”Truth Social”. “JOE, JE I SHKARKUAR”, shtoi republikani me germa kapitale. Trump tashmë ka revokuar lejen e sigurisë për më shumë se katër duzina ish-zyrtarësh të shërbimeve sekrete, të cilët ai i akuzoi për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit…

Read More

Një punëtor 66 vjeç ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga soleta ku punonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G..Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një adoleshent 15-vjeçar nga Florida është dënuar me 25 vite burg pasi një vit me parë përdhunoi një të moshuar. Jesse Stone do t’i zbriten nga dënimi 237 ditët që ka qenë në izolim, ndërsa pas lirimit do të qëndrojë nën mbikëqyrje edhe për 30 vite të tjera si i dënuar për dhunë seksuale. Sipas Prokurorisë së Qarkut Marion, Stone hyri në shtëpinë e 91-vjeçares gjatë natës ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe abuzoi seksualisht me të. Pasi u mor në pyetje nga autoritetet për ADN-në e tij të gjetur në vendin e krimit, djali u deklarua fajtor për sulm…

Read More

Ylli Manjani/ Që në fillim dua të përsëris atë që kam thënë përherë se të dhënat e përftuara nga SKY ECC dhe ENCHROCHAT janë të florinjta për të zhvilluar hetime. Por hetime ama. Përdorimi i tyre si prova gjyqsore është i gabuar, i rrezikshëm për liritë e të drejtat themelore dhe tërësisht në kundërshtim me standardet e proçesit të rregullt ligjor në Republikën e Shqipërisë. Shkurtimisht dua të sjell në vemendje se: Pra ato të dhëna nuk mund të serviren si prova, qoftë edhe indirekte. Insistimi për ti servirur si prova, më keq akoma si prova unike, e bën proçesin…

Read More

Finalizohet nga Komisariatet e Policisë Nr. 4 dhe Nr. 1 operacioni policor i koduar “Shadow Hunt”. Në kuadër të operacionit vihen në pranga 2 shtetas, për vjedhje të banesave dhe të marketeve. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjeve, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Shadow…

Read More

Zyrtarisht ka hyrë në fuqi ligji për njohjen automatike të viteve të punës në ish ndërmarrjet shtetërore, për efekt pensioni. Por, çfarë duhet të bëjnë të interesuarit për të përfituar? “Çdo individ do të aplikojë për pension njësoj si deri më tani. Procedura bëhet on line. Në dosjen bashkangjitur ai do të dorëzojë dhe një deklaratë ku deklaron më mënyrë vullnetare se ka punuar në ish kooperative apo ndërmarjet bujqësore, por nuk ka dokumenta për këtë. Këtë deklarim do të duhet ta shoqërojnë me një certifikatë banimi, të viteve që ka punuar në fshat apo në qytet, atu ku ka…

Read More

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kap duke shpërndarë kanabis në Vlorë. Policia ka sekuestruar dhjetëra doza kanabisi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Read More

Departamenti i Shtetit i ka thënë zyrtarisht Kongresit se planifikon t’i shesë më shumë se 7 miliardë dollarë armë Izraelit, duke përfshirë bomba dhe raketa, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë. Shitja e armëve vjen ndërsa ekziston një marrëveshje e brishtë armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, edhe pse Trump vazhdon të mbështesë propozimin e tij të kritikuar gjerësisht për të zhvendosur të gjithë palestinezët nga Gaza dhe për ta rizhvilluar atë si një destinacion udhëtimi ndërkombëtar. Shitja është një tjetër hap në përpjekjen e Trump për të forcuar…

Read More

Zgjedhjet e nesërme në Prizren do të mbahen në Komunat (bashkitë) e Prizrenit, Suarekës, Malishevës, Dragashit e Mamushës. Në këtë rajon janë thirrur për të votuar 351147 zgjedhës me të drejtë vote në 179 qendra votimi, me total 456 kuti votimi.Rajoni i Gjakovës, i cili shtrihet në perëndim të Kosovës, ka gjithsej 4 komuna (bashki) si Gjakovë, Rahovec, Deçan e Junik. Numri i votuesve i këtij rajoni që marrin pjesë në votimet e 9 shkurtit 2025 është 223843 qytetarë me të drejtë vote.Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar 86 qendra votimi me 281 vendvotime (kutitë e votimit për…

Read More

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem, duke shkaktuar plagosjen e tre personave nga e njëjta familje. Vizion Plus mëson se një automjet tip Benz, i drejtuar nga 24-vjeçari Ronaldo Shabani, ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e bllokimit të papritur të rrugës nga një tjetër automjet. Për pasojë, automjeti është përplasur, duke shkaktuar plagosjen e tre pasagjerëve që ndodheshin brenda tij: Rexhino Shabani, Alim Shabani dhe Adriatik Shabani. Fatmirësisht, të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin më të afërt.

Read More

Kur na ndajnë dhe pak orë nga protesta e thirrur nga Partia Demokratike, në vendin ku do të zhvillohet tubimi duket se gjithçka është gati. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është duke u montuar podiumi, në të cilin demokratët do japin mesazhet e tyre për qytetarët. Policia e Shtetit ka bllokuar që në orët e para të mëngjesit qarkullimin e mjeteve në bulevard, ndërsa punonjësit e kryeministrisë edhe këtë herë kanë veshur me mburojë metalike derën kryesorë të godinës. Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të monitoruar çdo lëvizje të protestuesve, ku janë vendosur kamera sigurie në…

Read More