Author: tirana

Partia Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën zgjedhore në një atmosferë madhështore në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e tyre në vizionin dhe programin e PDK-së dhe Bedri Hamzës. “Ne kemi program! Programin tuaj! Por, kemi edhe Njeriun! Njeriun tuaj! Bedri Hamzën! Njeriun më të duhur dhe më të përgatitur për ta zbatuar këtë program të jashtëzakonshëm, kryeministrin ma të mirë që mund ta ketë Kosova sot. Ju e njihni, Bedriu është familjar i ndershëm, profesionist me integritet dhe lider që e mban fjalën! Ai e ka dëshmuar…

Read More

Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë këtë sezon ditën e diel. Bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të në renditje dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, ndërsa të kuqtë kanë humbur terren me kreun pas dy barazimeve radhazi. Statistikat tregojnë një tjetër histori për Tiranën. Bardheblutë janë një nga skuadrat më aktive në fazën sulmuese. Problemi kryesor mbetet saktësia përpara portës. Tirana është skuadra me më pak goditje në kuadratin e portës, pasi vetëm një në katër tentativa është e saktë. Çdo ndeshje mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit. A mund të shërbejë derbi si pika…

Read More

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte protagonist në fitoren e thellë të Atalantës ndaj Veronës, me rezultatin 5-0. Ai dha asistin te goli i dytë i Retegui, me sulmuesin italian që realizoi katër herë. Në prononcimin pas ndeshjes, Gjimshiti nuk i kurseu lavdet ndaj Retegui-t, duke thënë se punon shumë për të arritur këto shifra. “Edhe në stërvitje Retegui-t nuk i duhet shumë për të shënuar. Ai punon shumë dhe rezultatet janë të dukshme gjatë ndeshjeve. Nëse ai shënon, të gjithë jemi të lumtur. Ne kemi shumë lojtarë jashtë. Luajtëm mirë edhe ndaj Torinos. Ndaj Bologna-s, barazimi do të ishte…

Read More

Sali Berisha në fjalimin para Kryeministrisë, tha se presidenti Trump i ka prerë kokën gjarprit Soros në Uashington. Ai e përshkroi këtë zhvillim si një moment historik për shqiptarët, duke theksuar se Shqipëria ishte shndërruar në kopshtin eksperimental të Sorosit. ”Era e desorosizimit, flladi i tij nga Uashingtoni po fryn në gjithë botën! Ju garantoj se nuk fiton kush më shumë nga kjo se shqiptarët, pasi u shndërruan në kopshtin eksperimental të Sorosit”,- tha Berisha, duke theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët dhe një mundësi për të rifituar identitetin e tyre kombëtar.

Read More

Me thirrjen “Rroftë Shqipëria”, Berisha e mbylli protestën kombëtare të thirrur para Kryeministrisë. Vetëm një orë zgjati tubimi i opozitës. Tubimi ishte organizuar në një format, ku u dëgjuan fjalimet e tre aleatëve kryesorë, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili iu drejtua protestuesve me një audiomesazh nga qelia numër 5. Fjalimi i Berishës zgjati 30 minuta dhe u përqendrua te akuzat përkundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe te thirrja për Diasporën që të votojë Partinë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit. Pavarësisht se…

Read More

Afro 100 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, opozita në protestë kërkoi qeveri teknike. Disa nga protestuesit kanë hedhur në drejtim të kordonit të policisë. Si pasojë e shpërthimit të kapsollave kanë mbetur të lënduar tre efektivë. Një punonjëse e policisë ka marrë dëmtime në sy, një punonjës në dorë e një tjetër në fytyrë. Po ashtu shihet një efektiv nga reparti “Shqiponja” dhe një tjetër i forcave të rendit, që ndihmohen nga kolegët e tyre për t’u tërhequr në pjesën pas kryeministrisë. Ata tërhiqen në drejtim të Piramidës, ku edhe ndodhen efektivët e FNSH, të cilët janë në gatishmëri…

Read More

Sali Berisha gjatë fjalës në protestën para Kryeministrisë, tha se opozita dhe PD është e pamposhtur. Për të PD është ngritur në këmbë megjithëse sipas tij, ndaj opozitës janë vënë prokuroria dhe gjykata. ”E nis fjalën time me një përulje para jush. Me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar. Ne ishim këtu në shesh në protestën ku lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Dhe unë…

Read More

Nga qelia Ilir Meta iu drejtua me një fjalim audio, protestuesve që janë mbledhur para Kryeministrisë. Kreu i Partisë së Lirisë në fjalën e tij të shkurtër e vuri theksin te korrupsioni, si arsyeja kryesore për të cilën duhet rrëzuar qeveria Rama. “Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë ju misionarët që protestoni plot guxim kundër narkoregjimit të vetëm në Europë. Çdo shtet ka mafien e tij por në Shqipëri mafia ka shtetin e saj. Kjo tashmë dëshmohet edhe nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës për 10 vite në pushtet. Kjo dëshmi historike vjen nga një…

Read More

Në krah të demokratëve është rreshtuar edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka. ”Ligji për këtë qeveri nuk është pengesë”, theksoi ai në fjalën e tij si aleat i partisë më të madhe opozitare në vend. Nga ana tjetër teksa tha se nuk do të garojë për deputet, pranoi që në këto vite opozita ka bërë gabime. ”Unë nuk synoj më as karrige deputeti e as ministri, dua që në këtë vend të sundojë ligji dhe barazia para tij”, tha ai drejtuar qytetarëve. Ai i bëri thirrje fraksioneve të PD-së të përçara nga partia që të ribashkohen me aleancën…

Read More

Fatmir Mediu ishte i pari që mori fjalën në protestën para Kryeministrisë. Kreu i PR-së u shpreh se populli opozitar ndodhet në shesh për t’i treguar Ramës se janë të lirë dhe nuk i tremben pushtetit të tij. ”Ne jemi këtu të gjithë së bashku. Nuk jemi për pushtetin, por për shtetin e shqiptarëve. Jemi në emër të prindërve tanë që na dedikuan sakrificat. Qeveria tallet me ta me pensione qesharake. Jemi në emër të rinisë, të intelektualëve që janë përzënë qëllimisht nga qeveria rrugëve të botës. Jemi këtu në emër të asaj që ndërtuam dhe po shkatërrohet. Ne jemi…

Read More

Edhe pse vetë nuk do të kandidojë për deputet, Agron Duka e ka konfirmuar mbështetjen për kampin opozitar. Ai ka dalë përpara Kryeministrisë për të protestuar këtë të shtunë. Për të kjo protestë krijon një farë fryme për të demaskuar korrupsionin qeveritar. “S’më intereson fare se çfarë ka thënë Rama. Unë nuk synoj për tu bërë as deputet, as ministër. Unë synoj që të respektohet ligji dhe Rama të iki nga drejtimi i qeverisë. Edhe nëse nuk ka faj vetë sepse qeveria po kapet e gjitha me korrupsion”, u shpreh kreu i PAA. Ndër të tjera Duka tha se nuk…

Read More