Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ishte në Madrid të premten ku mori pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili në vitin 2027 është parashikuar të mbahet në Shqipëri. “Një politikë e përbashkët evropiane e migracionit do të parandalonte shfrytëzimin e tij politik, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Mundo”. “Ky artist dhe ish-basketbollist është në detyrë që nga viti 2013. Për planin e migrimit të Melonit, ai përgjigjet se “duhen pyetur italianët. Ne përgjigjemi kur ata na kërkojnë ndihmë”, shkruan Virginia Hernandez për ”El Mundo”. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që prej vitit…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka gjasa të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e ardhshme. Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që ata të takohen, para se Trumpi ta takojë presidentin rus, Vladimir Putin. “Mbase do të takohem me presidentin Zelensky javën e ardhshme”, tha Trump të premten. Ai theksoi se vendtakimi “mund të jetë Uashingtoni”, duke shtuar se “unë nuk do të shkoj në Kiev”. Trump është zotuar vazhdimisht se do t’i japë fund…

Read More

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Laë Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se nuk mund të ndihej më krenarë se kaq që Kongresi Botëror i Ligjit në vitin 2027 do të mbahet në Shqipëri. Rama ftoi të gjithë pjesëmarrësit të vijnë në Shqipëri. Ai shtoi se kushdo që vjen në vendin tonë nuk mërzitet si dhe do të dojë të rikthehet sërish. Rama: Është një kënaqësi e madhe që gjendem sot këtu. Në rrugëtimin tonë për drejtësi, modeli spanjoll ka…

Read More

Tre pengje janë liruar nga Hamasi dhe do të kthehen në shtëpi në Izrael. Ky është raundi i pestë i lirimit të pengjeve pas arritjes së një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit që hyri në fuqi muajin e kaluar. Në këmbim të kthimit të pengjeve, Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë. Pengjet që u liruan pas gjashtëmbëdhjetë muajsh robëri në Rripin e Gazës, janë Eli Sharabi, 52 vjeç, Ohad Ben Ami, 56 vjeç dhe Or Levy, 34 vjeç. Në këmbim, Izraeli liroi 183 të burgosur palestinezë nga paraburgimi i tij.

Read More

Tentoi të fuste në Shqipëri, 16 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 55- vjeçari (shtetas kosovar). Sekuestrohet shuma e parave. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin kosovar G. M. Gjatë kontrollit u gjetën 16 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në…

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte në Madrid të premten ku mori pjesë në Kongresin Botëror të Ligjit, i cili në vitin 2027 është parashikuar të mbahet në Shqipëri. “Një politikë e përbashkët evropiane e migracionit do të parandalonte shfrytëzimin e tij politik, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën më të madhe spanjolle “El Mundo”. “Ky artist dhe ish-basketbollist është në detyrë që nga viti 2013. Për planin e migrimit të Melonit, ai përgjigjet se “duhen pyetur italianët. Ne përgjigjemi kur ata na kërkojnë ndihmë”, shkruan Virginia Hernandez për ”El Mundo”. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që prej vitit…

Read More

Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit të koduar “Flagranca”, është arrestuar një 37-vjeçari pasi gjatë kontrollit i është gjetur armë zjarri. Gjithashtu blutë e Tiranës kanë vënë në pranga edhe pasagjerin 39-vjeçar, për “moskallëzim krimi”. Arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Një avion i vogël pasagjerësh që u rrëzua në pjesën perëndimore të Alaskës , ndërsa udhëtonte drejt qytetit Nome, u gjet të premten në ujrat e ngrira detare dhe të 10 personat në bord vdiqën, thanë autoritetet. Mike Salerno, një zëdhënës i Rojes Bregdetare të Shteteve të Bashkuara, tha se ekipet e shpëtimit po bënin kërkime me helikopter në zonën ku ishte lokalizuar për herë të fundit avioni, kur panë rrënojat. Avioni i kompanisë Bering Air me 9 pasagjerë dhe një pilot në bord po udhëtonte të enjten pasdite nga qyteti Unalakleet, njoftoi Departmaenti i Sigurisë Publike të Alaskës. Avioni…

Read More

Kombet e Bashkuara kanë ngritur alarmin lidhur me rritjen e numrit të vdekjeve të civilëve në Sudan, duke akuzuar palët ndërluftuese për mosgatishmëri për të mbrojtur banorët. “Sulmet pa dallim, si dhe kërcënimet e sulmet kundër civilëve duhet të ndalen menjëherë”, tha Saif Makago zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Ushtria sudaneze, në luftë me paraushtarakët e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) që nga prilli 2023, ka kryer një ofensivë në zona të ndryshme javët e fundit me synimin për të rimarrë kontrollin e plotë të kryeqytetit Khartoum. UNHCR theksoi se…

Read More

Në zgjedhjet parlamentare garojnë 28 subjekte politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth 2 milion votues. Në Kosovë të dielën mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 dhe të parat zgjedhje të rregullta që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Në këto zgjedhje garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur. Për katër vjet qeverinë e udhëhoqi partia Vetëvendosje me…

Read More

Diaspora e Kosovës voton sot (08 shkurt), një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Votimi është i hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. “Më 8 shkurt është mundësia juaj të kontribuoni drejtpërdrejt në të ardhmen e Kosovës. Votimi jashtë vendit do të zhvillohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00, sipas orës lokale, në përfaqësitë diplomatike ku jeni regjistruar”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Read More

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para Kryeministrisë. Protesta do të zhvillohet nga ora 17:00 deri në orën 20:00. Si pasojë policia e Tiranës ka njoftuar një plan masash me qëllim mbarëvajtjen dhe sigurinë e rendit publik. Njoftohet se gjithashtu do të kufizohet lëvizja në disa akse e segmente rrugore. Përkatësisht zonat ku do të kufizohet lëvizja janë: -Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark”…

Read More