Kanye West ka shkaktuar një valë reagimesh, ku ka shprehur mendime antisemite, seksiste dhe homofobike. Ai ka deklaruar se është simpatizant i ideologjisë naziste dhe ka shprehur admirimin e tij për Adolf Hitlerin. West ka folur për marrëdhënien me gruan e tij, duke theksuar se ka autoritet mbi të dhe se çdo vendim i saj është i miratuar prej tij. Ai shtoi se nuk ka asnjë respekt për askënd dhe theksoi se ai e ka të drejtën të thotë gjithçka që dëshiron, pa iu nënshtruar ndonjë autoriteti tjetër.
Author: tirana
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me administratën e re amerikane të presidentit Donald Trump, shteti synon të thellojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes e të investimeve strategjike. Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se po ashtu synohet vazhdimi i punës me Uashingtonin lidhur me forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. “Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë”, tha Osmani. E para e shtetit të Kosovës po qëndron në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit, por ka zhvilluar edhe takime në Departamentin e Shtetit. Më 6 shkurt, Osmani tha…
Skënder Brataj thotë se prej nëntorit e deri në muajin shkurt jemi në periudhën e gripit. Aktualisht janë tre-katër viruse që veprojnë. Brataj ka theksuar se është arritur kulmi i situatës gripale, ndërsa tani pritet që kurba të zbresë. Ende janë aktive 4 viruse dhe kërkohet kujdes maksimal. Aktualisht po qarkullojnë gripi A dhe B, virusi RSV dhe Covid-19. ”Gripi cilësohet si një sëmundje shtëpie, që kalon me qetësues, megjithatë nuk duhet neglizhuar në rastet kur simptomat janë: Kollë e fortë, marrje fryme dhe temperaturë e lartë për disa ditë”. Brataj ka theksuar se vaksinimi është mjaft i rëndësishëm, por…
Një skandal ka shpërthyer në Portugali. Nuno Pardal Ribeiro anëtar i Asamblesë Komunale të Lisbonës dhe nënkryetar i qarkut, thuhet se ka pasur kontakte seksuale me një djalë 15-vjeçar. Duke folur për RTP, i pandehuri mohoi të kishte dijeni se i riu ishte i mitur dhe zbuloi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga partia. Gjithçka filloi në aplikacionin e takimeve Grindr për homoseksualët, më pas u zhvendos në WhatsApp. Ata bënë një takim më 11 korrik 2023, pranë një stacioni treni. Të dy ata janë nisur me makinë drejt një pylli me pisha. Aty Nuno Pardal Ribeiro e…
Një punonjës i burgut të Fushë Krujës tentoi të fuste sende të ndaluara si celularë dhe kokainë. Punonjësi me iniciale H.Ç, ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm. Kjo me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm. Zona u rrethua dhe u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës. Brenda pakove u gjetën 22 celularë, 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone. Pakot u gjetën të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit. Punonjësi…
Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit. Aty ku produktet e së cilës janë të destinuara për tregun europian. Kjo pikë grumbullimi, operon në tregun shqiptar prej shumë vitesh, ndërsa ka lidhur kontratat me fermerë, jo vetëm të zonës së Myzeqesë, por në të gjithë Shqipërinë. Teksa u njoh me ecurinë e punës, ku pavarësisht stinës së dimrit Shqipëria po vijon të eksportojë në sasi të mëdha produkte të ndryshme bujqësore, Balluku e vuri theksin tek zhvillimi i sektorit të bujqësisë gjatë këtyre viteve duke shtuar se ka ende shumë punë për t’ju gjendur…
Sali Berisha ka pritur në ambientet e selisë blu një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Evropën Qendrore dhe Lindore. Pas ftesës për të marrë pjesë në Kongresin e 37-të të CDU-së gjermane në Berlin, kjo vizitë parlamentare dëshmon interesin e lartë që shteti Gjerman i jep situatës politike në vendin tonë. Postimi i plotë Kënaqësi të prisja në selinë e Partisë Demokratike një delegacion prej 19 deputetësh gjermanë nga landi i Saksonisë drejtuar nga Deputeti Jan Lödfler, Zv. President i Forumit Parlamentar për Europën Qëndrore…
Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” solli në Tiranë edhe lideren e Lëvizjes Demokratike në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, si një nga aktivistet e cila ka luajtur një rol thelbësor në krijimin e një fronti të vërtetë opozitar kundër regjimit autoritar në Bjellorusi. Ajo u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, si simbol i të pasurit një derë dhe zemër të hapur në kryeqytetin shqiptar dhe bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. “‘Çelësi i Qytetit’ të Tiranës është një kujtesë se këtu do të gjeni një derë të hapur, një mendje të hapur…
Kushti i PD-së për të lejuar të votojnë në zgjedhjet e 11 majit emigrantët me dokumente identifikimi të huaja nuk pranohet nga mazhoranca. Kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Niko Peleshi, thotë se kërkesa është e parealizueshme. Ndërsa drafti që mban vetëm firmat e PS parashikon tre ndryshimet. Kjo me afatet e regjistrimit, mbulimin e kostos së postës nga buxheti i shtetit dhe kompozimin e komisionit të numërimit nga përfaqësues të dy forcave kryesore politike. Kushti i ri i vendosur nga opozita, sipas Peleshit, është i qëllimshëm për bllokimin e draftit të dakordësuar.
Protesta e thirrur nga PD për nesër, ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Leja e kërkuar në polici nga organizatorët e tubimit është 3 orë, duke nisur nga ora 17:00 deri në orën 20:00. PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Që me nisjen e protestës e deri në përfundim të saj, nga Policia Rrugore do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Për të garantuar rendin dhe sigurinë, në terren do të jenë…
Disa banorë në ”Big Brother Albania Vip 4” kanë diskutuar dhe bërë plane strategjike për nominimet. Kjo duke thyer një nga rregullat kryesore të lojës që ndalon bisedat rreth nominimeve. Gerta, Loredana dhe Aldo janë kapur në momentin kur diskutonin se cilët banorë duhet të nominohen në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës. ”Pas një pandore, duhet Gjestin, Rozin dhe Eglin, dhe del Egli nga shtëpia direkt. Këta të tre duhen në atë pandorë”,-thotë Gerta. Ky moment ka shkaktuar menjëherë shqetësime tek ndjekësit e spektaklit, pasi thyerja e këtij rregulli mund të ketë pasoja për banorët…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se ata si parti kanë qenë nën një agresion terrorist nga qeveria Rama. Në takimin e thirrur nga Berisha në selinë blu me aleatët e federatës së bashkuar opozitare, Blushi shtoi se sondazhet e publikuara, të cilat nxjerrin një rezultat jo të mirë për opozitën, janë të paguara nga qeveria dhe të pavërteta. Fjala e Blushit Rrëmbimi kriminal, i paligjshëm, izolimi në ekstrem pa fakta dhe pa prova penale i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fakt është paralajmërim për lirinë e çdo shqiptari, i cili vetëm i lirë…