Këtë të premte SPAK ka lexuar pretencën ndaj 8 të pandehurve për inceneratorin e Tiranës, që po gjykohen me gjykim të shkurtuar. Mes tyre është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjitha masave të kërkuara më lart ju ulet 1/3 e dënimit. Po ashtu, për të gjithë të pandehurit SPAK kërkoi si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite. Për të pandehurit Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola çështja u veçua për një gjykim…
Author: tirana
Një vajzë mjaft simpatike dhe e kërkuar mjaft pêr të qenë imazh. Kjo është 22-vjeçarja Luljeta Ameti me origjinë nga Kumanova, por që është rritur dhe jeton në Zvicër. Jo vetēm me modën po ajo vazhdon studimet në psikologji dhe ka 2 vjet që menaxhohet nga një emër i njohur i showbizit dhe muzikës siç është Dini Gashi dhe kompanitë dhe ata që duan ta kenë Luljetën si imazh apo për të bashkëpunuar duhet ti drejtohen atij në instagramin me emër dini_gashi_films. Modelen bukuroshe e kemi parë dhe në klipin e reperit të njohur Getinjo dhe si duket do të…
Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i votuesve nga jashtë të regjistruar ka arritur në shifrën 128 756, janë shqyrtuar 155 671, ndërsa janë miratuar 99 002 kërkesa. Ndërkohë janë refuzuar 56 669 kërkesa, por këtu përfshihen edhe rastet kur një zgjedhësi aplikimi i është refuzuar më shumë se një herë. Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 93 615 kërkesa, ndërsa femrat janë 64 043. Kërkesat…
Vetëvrasja mbetet pista kryesore e hetimeve për ngjarjen në Balldre të Lezhës. 25-vjeçari Romario Brunga u gjet i pajetë në makinë. Kamerat e sigurisë kanë konfirmuar se i riu ka dalë nga puna i pa shqetësuar, ka hipur në makinë vetëm dhe deri në hyrjen e tij tek rruga që e dërgon në shtëpi është parë krejt i vetëm dhe shihet që vazhdimisht flet në telefon. Ai ka telefonuar një shokun e tij që i ka thënë se ka një hall të madh, por pa i shpjeguar detaje. Pas këtij momenti, Brunga nuk i është pergjigjur më telefonatës së shokut…
Një ekip shkencëtarësh çekë ka zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur atë liqeni “Neuron”. Ai ndodhet në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik. Shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse të nëntokës së kësaj zone. Në vitin 2021, ata gjetën një sistem të gjerë shpellash, të cilat që atëherë i kanë studiuar në detaje.Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata në një humnerë mbi njëqind metra të thellë, në fund të së cilës ndodhej…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024, i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të…
Portokalli është një frut që përmban pak kalori i pasur me minerale, vitamina dhe asnjë gjurmë yndyre apo kolesteroli. Një kokërr e vetme përmban 170 substanca të ndryshme mirëbërëse dhe 60 lloje antioksidantësh. Portokallet janë të pasura me kalium, që është përgjegjës për funksionin normal të zemrës. Një studim i fundit, zbuloi se konsumi i lartë i agrumeve si portokallet dhe limonët mund të parandalojë sëmundjet e zemrës të shkaktuara nga mbipesha, sëmundjet e mëlçisë dhe diabetin. Studimi shpjegoi se kur njerëzit konsumojnë ushqime të pasura me yndyrë, kanë një organizëm më të prekur nga stresi oksidues. Ky i fundit…
Një 26-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Unknown”, ndërsa një 32-vjeçar është shpallur në kërkim. Sipas burimeve, Ervis Belollari i ka kërkuar para një biznesmeni nga Lushnja, i cili merrej me bimë medicinale. Ai është prezantuar si kryetar bashkie, pa përmendur një emër konkret. Belollari është i njohur në publik pasi ka marrë pjesë në një serial turk. Nga veprimet hetimore dyshohet se Ervis Belollari dhe Arsen Matollari në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë përfituar 6000 euro prej biznesmenit.
Kryeministri Edi Rama ka darë pamje nga takimi me Mbretin Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid. Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama është sot në Madrid, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me Kongresi Botëror të Ligjit që do mbahet në Tiranë në vitin 2027. Rama po zhvillon një vizitë dyditore në Madrid, Spanjë, me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e Çmimit Universal Spanjoll “Espanol Universal Award”, një çmim prestigjioz ndërkombëtar, që u jepet personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në promovimin dhe përmirësimin e kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë spanjolle në mbarë…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Santorini, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Civile, në atë që zyrtarët e kanë quajtur “një shenjë solidariteti” për ishullin e goditur nga tërmeti. Lideri i qendrës së djathtë e nisi vizitën – të parën që nga shprehja e shqetësimit nga sizmologët për rritjen e aktivitetit sizmik intensiv – duke inspektuar njësinë e lëvizshme të operacioneve të dërguar nga brigada e zjarrfikësve. Më pas ai ndaloi në spitalin e ishullit dhe vizitoi forcat speciale. “Jam në Santorini për të mbikëqyrur gatishmërinë e mekanizmit shtetëror [të ngritur për t’u përballur] me fenomenin gjeologjik aktiv…
DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Unknown”. Përfituan një shumë parash, nga një biznesmen, pasi komunikuan me të në emër të drejtuesit të një institucioni vendor, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti të përfitimit të një shume parash, me anë të mashtrimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Unknown”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ervis Belollari, 26 vjeç, si dhe…
Ka rënë në prangat e policisë, 56-vjeçari Çlirim Hoxhallari, i shpallur në kërkim për vdekjen e një 47-vjeçari. Hoxhallari ishte administratori i firmës në të cilën punonte i pasiguruar viktima, i cili humbi jetën më 17 dhjetor gjatë punës për rikonstruksionin e një objekti në lagjen “13 shtatori” në Berat. Një masiv guri i shkëputur nga kalaja zuri poshtë dhe i mori jetën viktimës. Për Hoxhallarin Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Më herët për vdekjen…