Ish-presidentit Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij të sëmurë në Prishtinë, ka njoftuar avokati i tij, Luka Misetiq Misetiq ka njoftuar në platformën X se mbrojtja e Thaçit ka paraqitur kërkesë për një vizitë të shkurtër, por se ajo u është mohuar nga Dhomat e Specializuara. “Babai i klientit tim, Hashim Thaçi, është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i mundësohej lirimi i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetiq.
Author: tirana
Ukraina ka shënuar gjashtëmujorin që kur ka nisur një inkursion në rajonin rus të Kurskut, që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “ua ka sjellë luftën në shtëpi rusëve” dhe mund të shërbejë si kartë në ndonjë negociatë për paqe në të ardhmen. “Sot shënohet gjashtëmujori i operacionit në Kursk. Me aktivitetet tona operacionale në territorin rus, ne ia kemi sjellë luftën në shtëpi Rusisë”, tha Zelensky gjatë një video-adresimi mbrëmjen e 6 shkurtit. Forcat ukrainase nisën inkursionin më 6 gusht, duke marrë nën kontroll pjesë të territorit në rajonin e Kurskut, përfshirë qytetin Sudzha. Zelensky përmendi brigadat e forcave të…
Pasditen e djeshme, me automjetin që drejtonte i dehur, përplasi 1 këmbësor dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe u largua nga vendngjarja, identifikohet dhe kapet 44-vjeçari. Në pranga dhe një 55-vjeçar që ishte pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit, dhe nuk e kallëzoi rastin. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i 44-vjeçarit, i përfshirë në aksident. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, 44-vjeçari ka përplasur këmbësorin, 56 vjeç, dhe 1 mjet bujqësor të parkuar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. 56-vjeçari aktualisht është në kujdesin e mjekëve, në Spitalin…
Një aeroplan Cessna me dhjetë persona në bord është zhdukur gjatë një fluturimi në Alaska, sipas autoriteteve lokale dhe shtetërore. Aeroplani i Bering Air, ishte duke shkuar nga Unalakleet për në Nome, dy qytete në perëndim të Alaskës, të ndara nga kanali Norton Sound, sipas Policisë Shtetërore të Alaskës. Agjencia e policisë shtetërore u njoftua në orën 4 pasdite të enjten për një “aeroplan të vonuar” që kishte humbur me nëntë pasagjerë dhe një pilot në bord, thuhej në një mesazh të shpërndarë në faqen e saj të internetit, shkruan cnn. Departamenti i Zjarrfikësve Vullnetarë të Nome tha në Facebook…
Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbikëqyrjen dhe të shfaqë një prani më të fortë në Detin Baltik. Anija ushtarake gjermane “Roja e Baltikut” me ekuipazhin e saj prej 60 vetësh do të patrullojë në Detin Baltik gjatë 8 javëve të ardhshme. Që prej vitit 2023 infrastruktura nënujore në rajon, si ajo e telekomunikacionit, elektricitetit dhe linjat e karburantit në Detin Baltik janë “ndërprerë”. Në shumicën e rasteve kryesisht nga anije tregtare që vinin nga Rusia. Nuk është ende e qartë nëse këto kanë qenë veprime të qëllimshme…
Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe Zhaneta Mella, u njohën me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, te arrestuarit kanë deklaruar se kanë qenë në detyre, por nuk e kanë konstatuar 49-vjeçarin Daut Laze duke u arratisur nga burgu. Pasi dëgjoi palët gjyqtari Lirim Bulica pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e tre punonjësve të burgut dhe vendosi për Gjin Ndokën punonjës shërbimi në kupole…
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Flagranca 1”. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 1”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasin, 33 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas është…
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë për masat ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme Antikorrrupsion. Ndërkohë është caktuar relatori që do të shqyrtojë rekursin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.
G Bani dhe Gjesti vendosën të futen së bashku në tualet, duke thyer rregullat e Vëllait të Madh. Ndërsa Gjesti dëgjohet të thotë “Deri në fund”, ata më pas kanë dalë të përqafuar me njëri-tjetrin. Valbona ka kundërshtuar vendimin e G Banit, duke i kërkuar që të mos e bënte. Qëllimi i këtij veprimi është që të dalin në nominim ‘kokë më kokë’, por ende nuk dihet vendimi i Vëllait të Madh pas këtij veprimi.
Ministrat spanjollë kanë miratuar uljen e javës së punës nga 40 orë në 37.5 orë pa ulje pagash, pas një marrëveshjeje me sindikatat, por pa mbështetjen e shoqatave më të mëdha të punëdhënësve. Më 5 shkurt, Këshilli i Ministrave miratoi një projektligj që dy sindikatat më të mëdha (CCOO dhe UGT) e cilësuan si një masë historike që mund të përfitojnë potencialisht 12 milionë punëtorë. Ministrja e Punës Yolanda Diaz tha se ishte një ditë historike dhe se ishte reduktimi i parë i orarit të punës në 40 vitet e fundit. “Nuk është thjesht një variabël tjetër ekonomik, por një…
Një 17-vjeçar ka goditur me sende të forta në 44-vjeçar pas një konflikti që ka ndodhur mes tyre. 44-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta. Ndaj 17-vjeçarit, ka nisur edhe procedimi penal. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shqipëria do të mikpresë finalen e Kampionatit Europian të U-21 në vitin 2027. Ndërsa uron ditë të mbarë përmes videos, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria u përzgjodh nga UEFA si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027. “MIRËMËNGJES dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.