Deti Mesdhe që kufizohet me disa nga destinacionet më të bukura në botë: Costa Del Sol në Spanjë, Riviera bruz e Francës, Cinque Terre e Italisë, Santorini dhe ishujt fqinjë në Greqi, shkruan Vinicius Costa në një artikull të botuar në revistën amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”. Nëse po planifikoni të kaloni pushime këtë vit, veçanërisht gjatë verës, Mesdheu ka të ngjarë të jetë në krye të listës tuaj të dëshirave. Por, cilat destinacione duhet të vizitoni – tani që të gjitha vendet më të famshme po shkatërrohen nga turizmi masiv dhe janë në pritje të turmave edhe më…
Author: tirana
Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë ultësirës perëndimore. Ndërkohë zonat malore përgjatë shtrirjes lindore përveç kthjellimeve do të kenë vranësira disi më të shpeshta. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Bajram Currit deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në Fier…
Dashi Më në fund fati në punë ju buzëqesh, dhe nëse keni pritur një përgjigje prej shumë kohësh, ka ardhur momenti për ta marrë. Takimet që mund të lindin në ditët e ardhshme, do të jenë mjaft të favorizuara. Duhet të përfitoni nga ndikimi i favorshëm i yjeve, për të guxuar më shumë nëse jeni në kërkim të një pune të re, apo doni të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Demi Do të jetë një ditë pozitive, sidomos sa i takon raporteve ndërpersopnale në sferën profesionale. Nëse keni një projekt me të cilin doni të punoni, tashmë mund ta keni…
Romario Brunga është i riu i cili u gjet i pajetë në makinë dhe që dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur këtë pasdite në Balldre të Lezhës. Policia thotë se i riu është gjetur brenda makinës i vrarë me një plumb, por ende nuk është përcaktuar nëse është vrasje apo vetëvrasje. Brenda në makinë është gjetur edhe një armë zjarri. Po ashtu bëhet e ditur se makina ku u gjet 25-vjeçari Brunga nuk ka dëmtime nga jashtë. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore (6 dhe 7 shkurt) në Madrid. Rama do të pritet nga Mbreti spanjoll Felipe VI, në Pallatin Mbretëror Zarzuela në Madrid, e më pas Mbreti Felipe VI do të pres në audiencë kreun e qeberisë shqiptare. Agjenda e vizitës, datë 7 Shkurt 2025: 10:00-Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama takim me Mbreti Felipe VI 10: 30-Mbreti Felipe VI do të presë në audiencë Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama. Në kuadër të kësaj vizite, do të nënshkruhet në një ceremoni të posaçme, marrëveshja “Kongresi Botëror i Ligjit 2027” që do mbahet…
Banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” kanë lexuar disa nga mesazhet që kanë marrë në ”Big Love”. Po aludohet se Livia ka marrë një mesazh nga ish-partneri i saj, Mevlan Shaba. ”Flej me ty e zgjohem me ty, nuk e di çfarë Zoti ka shkruar për ne të dy por di të them që dashuri më të fortë në jetën time unë nuk kam provuar. Inshallah me fitore. Melo”, thuhet në mesazh. “Të du, të du, të dua. Është hera e parë që e bërtas në këtë vend, por të dua shumë”, ia ktheu Livia. Në rrjet u tha…
Procesi për regjistrimin e emigrantëve për votën më 11 Maj vijon me intensitet të lartë, por edhe me gabime të shumta. KQZ ka përsëritur apelin dhe këshillat për mënyrën se si bëhet ky regjistrim, por gafat e emigrantëve nuk mungojnë. Komisioneri Ilirjan Celibashi ka postuar një tjetër apel, ku i këshillon të shohin mirë videot dhe manualet për regjistrimin në Platformën PER dhe deri te përfundimi i procesit, në dhënien e adresës. Këtë herë nuk mungojnë as tabakatë me xhezve dhe kafe alla turka, fotot familjare dhe selfie me telefon, adresa apo tabela rrugësh lagjeje, lokacione me Google dhe deri…
Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Uashington. Ai takoi miq amerikanë e pjesëmarrës nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndau pikëpamjet për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë. Bardhi shkruan se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Trump si president, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Postimi i plotë Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të…
Kryeministri Edi Rama, thotë se Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë, falë reformës në drejtësi. ”Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratikë nga kontinentet e ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, Javier Cremades, profesor i të Drejtës Kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh. Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit 2027, komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e…
Mungesa e dakordësisë politike që me 11 maj të votojnë edhe emigrantët pa dokumenta identifikimi, reflektohet edhe në KQZ. Muharrem Caka nga opozita, mendon që identifikimi realizohet nga KQZ dhe me dokumente të vendeve të tjera. “Aplikimin nuk e verifikon aplikacioni apriori, e verifikon operatori që është pas kompjuterit. Në momentin që i gjen të gjitha të dhënat e sakta, e ballafaqon me të dhënat unike të gjendjes civile. Automatikisht e kalon tek regjistri i votuesve nga jashtë. Personalisht, e shoh se nëse ka dëshirë dhe vullnet, është mëse e realizueshme”, tha Caka. Për kryetaren Iliriana Nano, propozuar nga mazhoranca,…
Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në mjetin e tij, shtetasi R.B, rreth 25 vjeç. Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë. Mjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Grupi hetimor vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para…
Daut Laze është personi më i kërkuar nga policia. Ai u arratis në mënyrë spektakolare nga ambientet e burgut të Shënkollit në Lezhë. 49-vjeçari i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore nuk është gjendur. Në këmbim të çdo informacioni që të çon tek i arratisuri janë vënë që ditën e parë 10 mijë euro. Kontrollet janë përqendruar në objekte të pabanuara, në xhami, apo të afërm të tij në Tiranë ku jetonte apo dhe në Çorovodë ku ka lindur. Pas arratisjes së tij, u arrestuan tre punonjës të burgut të Shënkollit, për shpërdorim detyre. Laze qëndronte i vetëm dhe nuk…