Author: tirana

Donald Trump ende nuk e ka jetësuar kërcënimin për të vendosur tarifa të reja doganore ndaj BE. Presidenti amerikan fillimisht sulmoi fqinjët e tij. Para disa ditësh, ai njoftoi tarifat e importit prej 25 për qind për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika dhe fillimisht vonoi zbatimin e tyre. “Por nëse ato hyjnë në fuqi, edhe industria evropiane do të ndjejë pasojat”, thotë Bernd Lange, kryetar i komitetit të tregtisë në Parlamentin Evropian. Në fakt, prodhuesit dhe nënkontraktorët gjermanë të automjeteve prodhojnë në Meksikë dhe Kanada për tregun amerikan. Kjo është arsyeja pse investimi i VW në një fabrikë baterish në…

Read More

Kryetari i Prezencë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran ka dërguar një mesazh në lidhje me Ditën Botërore të Zgjedhjeve. Mesazhi: 👉Sot, në Ditën Botërore të Zgjedhjeve, dëshirojmë të risjellim në vëmendje rëndësinë e proceseve demokratike, të drejtën themelore për të votuar dhe fuqinë e zërit të qytetarëve në formësimin e së ardhmes së Shqipërisë.🪧Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit do të jenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri, pasi qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend për katër vitet e ardhshme. Pjesëmarrja aktive në zgjedhje forcon besimin e publikut në institucionet dhe proceset demokratike, duke siguruar…

Read More

ChatGPT gjatë ditës së djeshme ka përjetuar një ndërprerje në mbarë botën, siç konfirmohet nga OpenAI, zotëruesi i chatbot-it të inteligjencës artificiale, transmeton Anadolu. Sipas platformës Downdetector, që u ofron përdoruesve informacion në kohë reale për statusin e faqeve, 22 mijë përdorues raportuan probleme në OpenAI dhe ChatGPT. Nëpërmjet platformës Downdetector, OpenAI konfirmoi se shërbimet e tij nuk ishin të disponueshme dhe raportoi problemin mbrëmë. Kompania e inteligjencës artificiale tha se ata po hetojnë këtë problem, që ka prekur gjithashtu zhvilluesit dhe bizneset që kanë integruar ChatGPT-në në aplikacionet e tyre. Arsyeja e ndërprerjes ende nuk dihet, por derisa kompania…

Read More

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte sot i pranishëm në konferencën ku u diskutua për një skemë të re mbështetjeje financiare për bujqësinë dhe sipërmarrjen në fshat. Përmes një instrumenti bankar novator, me një linjë financimi prej 250 milionë euro, Rama u shpreh se do të rrisin aksesin për kredi të buta për një nga sektorët prioritarë. “Me qeverinë si garante, do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural”, tha Rama. “Ne do bëjmë një historiku të re suksesi ku të gjithë do të dalin të fituar. Investimet ne sera për…

Read More

Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese të Kupës së Botës, duket se po shton edhe problemet e vazhdueshme fizike të lojtarëve të Kombëtares shqiptare. I fundit në listën e të dëmtuarve është një element thuajse i pazëvendësueshëm në rreshtimin kuqezi, Mario Mitaj. Klubi i Al Itihad ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se mbrojtësi i majtë kuqezi, të cilin e bleu përfundimisht gjatë merkatos së janarit nga Lokomotiv Moska, ka pësuar një dëmtim në muskujt e poshtëm abdominal dhe aktualisht po i nënshtrohej terapive përkatëse. “Kthimi i plotë në stërvitje do të…

Read More

Pas pak pritet të nisë mbledhja e Komisionit Rregullator, ku do të vendoset në lidhje me specifikimet e fletës së votimit. Mësohet se projektvendimi ka një karakter teknik por që mbart rëndësinë e tij në mbarëvajtjen e procesit. Mësohet se do të specifikohen ngjyrat dhe elementët teknikë dhe të sigurisë sa i përket fletës së votimit. Një nga risitë e procesit të këtij viti është edhe vota e diasporës, ku mësohet se feta e votimit do të jetë thuajse e njëjtë me atë me të cilën do të votojnë shqiptarët brenda vendit. Dallimi i vetëm është që në fletën e…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi. Ai theksoi se përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 milionë euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural. Ai theksoi se objektivi i Shqipërisë është që brenda vitit 2030, niveli i eksporteve të arrijë në vlerën e një miliard euro. “Kemi nisur një proces, sot e kurorëzojmë në mënyrën më inkurajuese dhe më optimiste me vendimin e Bankës së Shqipërisë, për të hapur një…

Read More

Ukraina kreu një shkëmbim të burgosurish me Rusinë të mërkurën, ku 150 luftëtarë të saj u kthyen në shtëpi, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në faqen e tij në Telegram. Pamjet e postuara nga Zelensky treguan të burgosur të gëzuar, shumë të mbështjellë me flamuj ukrainas, duke zbritur nga autobusët dhe duke u ribashkuar me të dashurit në një vend që nuk u zbulua për arsye sigurie. “Dhe sot, për ta dhe të dashurit e tyre, kjo ditë do të thotë më shumë se vite pritje. Është lumturi e vërtetë t’i shohësh në shtëpi, të gjallë dhe të lirë”,…

Read More

Një operacion i përbashkët ndërmjet Seksionit kundër Krimeve Ekonomike të DVP Tiranë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, me Njësinë e Përbashkët të Investigimit me ShBA-në dhe me Prokurorinë e Tiranës, ka çuar në pranga gjashtë persona. Të arrestuar janë shtetasit, Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha, si dhe shtetasit Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani. Një grup kriminal me pjesëtarë nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonin dokumente me qëllim shitjen te personat që synonin të lëviznin ilegalisht, drejt shteteve që kërkojnë viza, është goditur nga autoritetet. Nga ky operacion janë sekuestruar 15 dokumente, të huaja…

Read More

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” nuk ka kursyer batutat për kundërshtarët e tij politikë. Një ndër pyetjet e qytetarëve kishte të bënte me Lulzim Bashën. Me nota humori, Rama thotë se ndjen nostalgji për Lulzim Bashën, për të cilin thotë se sa herë që ja kujtojnë, ka një përvëlim për të. Pyetje: Do ju bësh një tortë si Basha në Tiranë shqiptarëve që të duan? Rama: Nuk e di se çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një ëmbëlsirë kemi pasur. Nuk e di si do ja bëjmë që ta kemi prapë Lul Bashën. Omëlsina…

Read More

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainë dhe Rusi Keith Kellogg, ka konfirmuar se ai do të marrë pjesë në Konferencën për Siguri në Munih, që mbahet javën e ardhshme, ku do të flasë për qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kellogg tha se mezi pres të flasë në konferencën vjetore të sigurisë dhe të diskutojë për “qëllimin e Trumpit për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme dhe të kushtueshme në Ukrainë”. Ai shkroi në X se planifikon të takohet me “aleatët e Amerikës të cilët janë të gatshëm të punojnë me ne”. Që…

Read More

Një 66-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale E.Q., 64 vjeç. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More