Gjatë diskutimit me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që kthehen nga jashtë dhe investojnë në fshat do të kenë shumë përfitime. Ai theksoi se rruga europiane dhe konsolidimi i Shqipërisë po vijon me ritme të shpejta. “Ata që kthehen me thënë të drejtën nuk iu del keq asnjëherë, sidomos atyre që investojnë në fshat. Në vazhdim do bëhet më shumë dhe më mirë. Do të ulemi në tryezën e BE dhe më në fund të gjithë shqiptarët do ta kenë një ulëse aty”, tha ai.
Author: tirana
Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari. Në kuadër operacionit “Kontigjenti” u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime…
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara para Bashkisë Tiranë. Ai i quan ata një grusht njerëzish që zënë rrugën dhe pengojnë qytetarët. “Çfarë t’ju them? Ke shumë të drejtë, por është bërë pak si modë këtu, del një grusht njerëzish, zënë rrugën dhe pastaj të tjerët duhet të presin që ata të shpërndahen. Çfarë t’i bëjmë tani, jua thashë janë bërë si hudhra atje te Bashkia e Tiranës, bëjnë punën e hudhrës, që mos të marrin më sysh, nuk di ç’të them tjetër. Njerëz që merren me muret, bien mureve i bien karrigeve, i bien tavolinave, çfarë opozitë…
Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët transgjinorë që të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri, i titulluar “Mbajtja e Burrave Jashtë Sporteve për Femra”, u jep agjencive federale liri të gjerë për të siguruar që subjektet që marrin fonde federale t’i përmbahen vendimit. “Përmes këtij urdhri ekzekutiv, lufta kundër femrave në sport merr fund”, tha Presidenti Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë ku merrnin pjesë ligjvënës dhe sportiste femra që janë shprehur kundër pjesëmarrjes në sportet e tyre të transgjinorëve, përfshirë ish notaren e famshme Riley Gaines. Zëdhënësja…
Në aeroportin Seattle-Tacoma ka ndodhur një përplasje midis dy aeroplanëve, gjë që ka shkaktuar vonesa dhe anulime të shumta fluturimesh. Sipas fox5, incidenti ndodhi kur një aeroplan i Japan Airlines, gjatë lëvizjes në pistë, preku me bisht një aeroplan të Delta Airlines, i cili ishte i parkuar. Në vendngjarje arritën shërbimet përkatëse, të cilat konfirmuan se nuk ka pasur të lënduar dhe kryen evakuimin e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë japoneze. JUST IN: Japan Airlines plane collides with parked Delta plane at Seattle-Tacoma International Airport; no injuries reported pic.twitter.com/mWusbxLVxo— Breaking911 (@Breaking911) February 5, 2025
Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju Jork, ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka dhënë lajmin e mirë dhe ka shpërndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj. Simakut shihet e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. Ajo shfaqet e qetë dhe duke qeshur në videon e filmuar. “Surprizë, ia dolëm”, shkruan OIlirjani krahas videos dhe fotos së shpërndarë. Disa ditë më parë, Ilirjani theksoi se me daljen nga spitali nuk do të thotë se ka kaluar problemi. Ai kërkoi ndihmë…
Një kilogram ushqim i importuar vitin e kaluar ka kushtuar 7% më lirë se në vitin 2023 sipas të dhënave zyrtare nga tregtia e jashtme (INSTAT). Në vitin 2024 janë importuar nga jashtë rreth 1,3 milionë kilogram ushqim me një vlerë 156 miliardë lekë. Një kilogram nga grupi “ ushqim, pije duhan” kushtoi 120.8 lekë në vitin 2024 nga 129.8 lekë në vitin 2023 me një rënie rreth 7 për qind. Në raport me vitin 2022 çmimi i një kilogrami ushqim dhe pije ka rënë mesatarisht me 17%. Në anën tjetër në vitin 2024 inflacioni i grupit ushqim, pije duhan…
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, në katin -1 të Spitalit të Neurologjisë është konstatuar prani tymi, pa asnjë rrezik për pacientët apo stafin. Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik pêr pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë. Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.
Është e vështirë të mos pëlqesh të udhëtosh për pushime, por, sipas blogerëve të udhëtimeve, ekziston një vend që mund të dëshironi ta vizitoni së shpejti, shkruan Katie-Ann Gupwell në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Express”. Kur bëhet fjalë për t’i bërë njerëzit të lumtur, udhëtimi me avion për pushime, zakonisht i plotëson të gjitha kërkesat. Në fund të fundit, nuk ka asgjë më të mirë se ndjesia e diellit në lëkurën tuaj, rëra në gishtat e këmbëve dhe ndjenja sikur të gjitha shqetësimet tuaja janë me milje larg. Nëse po kërkoni një vend për të kaluar…
Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë, por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në skajin jugor dhe juglindor, por nuk priten reshje. Ndërsa nëpër lugina do të ketë mjegull gjatë orëvë të para të mëngjesit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mengjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale deri në 13°C maksimalja në rang territori. Era do…
DASHI Një ditë dinamike plot mundësi. Në punë mund të merrni propozime interesante. Në dashuri, energjia pozitive favorizon takimet e reja ose forcon marrëdhëniet ekzistuese. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 6 shkurt 2025), shkurti duhet t’ju sjellë më shumë kënaqësi. Nëse prisni një përgjigje pune, nga data 14 e në vazhdim do të keni yje të shkëlqyer. Çiftet që e duan njëri-tjetrin kanë plane të shkëlqyera përpara. BINJAKËT Pas një janari të ftohtë, shkurti më në fund ju ngroh zemrën dhe mund të gjeni paqen. Nga këndvështrimi i punës, mund të intensifikoni intervistat tuaja: përfitoni nga ylli…
Këshilli i Ministrave vendosi lirimin e Agron Gecës nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit dhe emërimin e Dritan Bajit në këtë pozicion. Në vendimin e qeverisë thuhet se ky ndryshim bëhet në mbështetje të ligjit “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, dhe me propozimin e ministrit të Brendshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Mjeku radiolog Agron Geca u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2023.