Author: tirana

Tragjedia në një shkollë nate Orebro të Suedisë është e madhe, ku një 35-vjeçar qëlloi për vdekje 10 persona dhe u vetëvra. Hetuesit hodhën poshtë mundësinë që autori të jetë nisur nga motive ideologjike. Të afërmit e tij thanë për mediat se autori ka qenë në një moment të vështirë të jetës së vet. Ai ka qenë i papunë, i mbyllur në vetvete, jetonte larg familjes së tij dhe kishte probleme me shëndetin mendor. Pranë shkollës janë vendosur qirinj dhe lule. Flamujt në ndërtesat zyrtare në Orebro, rreth 200 km në perëndim të Stokholmit, si dhe në parlamentin suedez u…

Read More

Dy të mitur mësohet se janë zhdukur nga qendra e pritjes së viktimave të trafikimit në Tiranë. ”Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur E.K, punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se 2 shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Policia e Tiranës informoi sot duke konfirmuar lajmin, se “po punohet për gjetjen e tyre”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Read More

Banka e Shqipërisë bën me dije se mban të pandryshuar në nivelin 2.75 për qind normën bazë të interesit për lekun. Vendimi i Këshillit Mbikëqyrës u argumentua me faktin se politika aktuale monetare i përgjigjet zhvillimeve ekonomike.

Read More

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro në mes të një mbledhjeje urgjente të kabinetit, filloi të flasë për procesin e legalizimit të drogës më të përhapur në planet. Ai vuri në dukje se kokaina nuk legalizohet sepse “prodhohet në Amerikën Latine” dhe vazhdoi duke e krahasuar me alkoolin, duke theksuar se “kokaina nuk bën më shumë dëm se uiski”. Petro në fjalimin e tij të parë si President deklaroi se “lufta kundër drogës ka humbur” dhe njoftoi një sërë masash për kultivuesit e bimës së kokas. Për të kultivimi ka të bëjë me më shumë se 110 mijë familje fermere, të…

Read More

Në samitin “Pakti i Qyteteve të Lira”, kryeministri Edi Rama tha se Tirana sot është shndërruar në një nga destinacionet kryesore për turistët. Për të ky transformim është i jashtëzakonshëm. “Më vjen mirë që në Tiranë, jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por edhe mundësinë e një eksperience në një kryeqytet që sot është bërë një nga destinacionet kryeqsore të Shqipërisë, gjë që nuk imagjinohej disa vite më parë. Sot Tirana është kthyer në një platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore. Ne kemi në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë për hir të së vërtetës, një numër të konsiderueshëm arkitektësh të prestigjit…

Read More

Rreth 100 studentë dhe akademikë nga universitete të Shqipërisë dhe Italisë, morën pjesë në një Audiencë me Papa Françeskun në Vatikan. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Papa theksoi rëndësinë e vlerave humane dhe të angazhimit për paqen, drejtësinë dhe vëllazërinë. Pas fjalës së tij, ai përshëndeti delegacionin shqiptar dhe studentët pjesëmarrës. Ata gjithashtu kaluan Portën e Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet, në kuadër të Vitit Jubilar 2025, një traditë biblike e faljes universale. Gjatë vizitës në Vatikan,…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se bonuset për pensionistët do të vijojnë dhe ata do të marrin pjesë në shpërndarjen e fryteve të rritjes ekonomike. Teksa ironizonte premtimet për pensionet nga kundërshtarët e tij, të cilat i quajti imagjinare dhe për efekt fushate, ai tha se qeveria nuk bën dot premtime që janë të paarritshme. Deklaratat i mbajti gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare për reformën në sistemin e pensioneve. ”Do të ecim paralelisht, nga njëra anë me bonuset të cilat janë rritur në mënyrë të ndjeshme, janë rritur në aspektin sasior, janë rritur dhe në aspektin e kohës së dhënies së…

Read More

Partitë vijojnë takimet me diasporën në përpjekjen për t’i kërkuar votën për zgjedhjet e 11 majit. Jozefina Topalli thotë se në Amerikë dhe Kanada ka shqiptarë të cilët nuk kanë asnjë dokument. Për të ky problem kërkon zgjidhje ligjore. “Në Amerikë dhe në Kanada, një pjesë shumë e rëndësishme nuk kanë dokumente shqiptare. Një pjesë e madhe e tyre nuk kanë letra, është një numër shumë i lartë. Janë edhe disa që janë në Europë që i kanë skaduar dokumentet dhe kjo mund të riparohet, por ata kanë një problem të shtrirë në kontinentin amerikan që nuk kanë dokumente. Kjo…

Read More

Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj kanë pasur një përplasje në distancë. Lapaj thotë se Shehajn e shohin njerëzit si biznesmen dhe nuk lëvizin nga vendi pa i dhënë para. “Po mirë mo ç’ti them unë zotit Shehaj tani që e dëgjova dhe më bëri përshtypje. Ai ka 8 vjet deputet dhe unë prapë i them i ri sepse unë nuk e konsideroj palë të atyre që kanë firmosur vjedhjen e Shqipërisë. Të shohin si biznesmen more zotëri dhe nuk lëvizin nga vendi pa u dhënë lekë ti. Nuk jemi e njëjta gjë zotëri dhe unë prapë po të shtrij dorën”,-tha…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Erisa Spiropali ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e kryeqytetit. Duke folur në Samitin e Paktit të Qyteteve të Lira, Spiropali deklaroi se Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje të këtyre ndryshimeve për europianimzin e Shqipërisë. “Ne kemi shpallur si objektiv strategjik kombëtar anëtarësimin në familjen europiane brenda vitit 2030 dhe po punojmë fort për ta realizuar këtë objektiv. Tirana është një nga motorrët më të fuqishëm të gjithë kësaj lëvizje, të këtyre ndryshimeve për europianizmin e Shqipërisë. Tirana nuk është vetëm një qytet dinamik dhe me zhvillim…

Read More

Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, thonë nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai. Ata shprehën se nuk kanë pasur asnjë kontakt me të. ”Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha”, tha nëna e tij. Daut Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit. Mbrëmjen e 3 shkurtit ai ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të iki nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa u vu re vetëm…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 majit. Megjithatë, Berisha tha se nëse PD fiton zgjedhjet, se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm do të përcaktohet nga vota e demokratëve. Pyetje: Flitet në korridore që s’do të jeni kandidat për kryeministër në 11 maj? Berisha: Kjo vetëkuptohet. Është afërmendsh, nuk ka diskutim. Pasi të fitoj zgjedhjet do të hapim një votim për kryeministër, kush të dojë të sfidojë Sali Berishën. Kur hapet gara, hapet nga opozita jo nga PS. Kush të dojë. Berisha fton sërish ramën në debat…

Read More