Author: tirana

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Duka i shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën. Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë. Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë. Si dhuratë Duka i ka dhënë Papës një bluze me numrin 1 nga të ekipit kuqezi.

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të qeverisjes, shprehu shqetësimin për injorimin të sektorit të bujqësisë nga qeveria. Sipas tij prodhimi kryesor ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik. Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit. Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore. Kryedemokrati theksoi rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe…

Read More

Foto dhe video intime të disa vajzave minorene në Korçë, bënë xhiron në rrjetet sociale, nga një faqe e hapur në Instagram nga persona të pa identifikuar. Momentet intime të vajzave të moshës 14-16 vjeçe, nuk dihet se si kanë rënë në duart e adminit të faqes, të cilat postoheshin çdo ditë, bashkë me emrat dhe adresat e tyre përkatëse. Vajzat thotë se publikimet e çasteve të tyre intime po u dëmton imazhin dhe se ndihen të denigruara. Ato thonë se ka pasur edhe vajza që kanë prerë damarët pasi iu është publikuar emri dhe foto aty. Vajzat thonë se…

Read More

Jozi ka reflektuar pas reagimeve të shumta lidhur me deklaratën e tij, ku i është drejtuar Gjestit me fjalë fyese dhe të rënda. Ai ka publikuar një video-selfie në Instagram, ku iu kërkon falje të gjithë shqiptarëve, veçanërisht familjes së Gjestit. Ai shprehet se ndjen një detyrim shpirtëror dhe patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës, duke kërkuar falje publike për çdo keqkuptim të mundshëm. Jozi thotë se qëllimi i tij nuk ka qenë asnjëherë të prekte dhe as të dëmtonte një plagë të tillë të përbashkët për shqiptarët. Në mbishkrimin e videos, Jozi e mbyll postimin me fjalët: “Kosovë e…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Louis Bono. Takimi u fokusua në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA. Osmani riafirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar ngushtë me Amerikën, duke thelluar marrëdhëniet bilaterale. Presidentja theksoi rëndësinë për një qëndrim të fuqishëm parandalues përballë kërcënimeve nga Rusia, Serbia dhe aktorë të tjerë. Osmani nënvizoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë për të ruajtur stabilitetin dhe paqen në rajon. Kryetarja e shtetit konfirmoi se Kosova ka rritur tashmë buxhetin për mbrojtje në 2% të Bruto Produktit Vendor.…

Read More

Zv/kryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Lushnjë ku inspektoi vijimin e punimeve për rehabilitimin e plotë të segmentit rrugor Lifaj i Ri-Unaza Bujqësore. Për të kjo është një ndërhyrje e cila iu shërben banorëve dhe fermerëve të zonës. Zv/kryeministrja theksoi edhe se ky është një investim shumë i rëndësishëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. ”Kjo është një rrugë e cila do të ndihmojë zhvillimin bujqësor të të gjithë zonës, duke e ditur dhe duke e njohur shumë mirë që Krutja është një nga zonat më të rëndësishme bujqësore të qarkut më të rëndësishëm…

Read More

Në sfidën për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, Laçi dhe Partizani e kanë mbyllur në barazim 0-0 ndeshjen e parë mes tyre. Vendasit luajtën me 1 lojtar më pak për më shumë se 70 minuta, pasi ndërhyrja e Prodanit ndaj Bytyçit u gjykua për karton të kuq nga gjyqtari. Edhe pse me 10 lojtarë, Laçi pati rastet e tij për të shënuar. Keko dhe Bintsouka patën rastet më të mira për “Demat e kuq” në pjesën e parë. Pjesa e dytë nuk dhuroi asnjë goditje në portën kundërshtare nga Partizani, që edhe pse me 1 lojtar më tepër qëndroi në…

Read More

Ngjarja mes Jozit dhe Gjestit ka ngjallur reagime të shumta në publik. Ndër zërat e fuqishëm që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Jakupi ka dënuar fjalët e përdorura nga Jozi, duke e quajtur të papranueshme dhe fyese për gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata nga Kosova. ”Jozef Marku, O pa din e pa iman, o i pa fe! Fëlliqësirë pa gjak shqiptari! A e din çfarë ka hequr shteti i Kosovës mbi lëkurë? Sa ka vuajtur me vrasje, djegie, përdhunime, therje nga shkjau dhe ti thuash…

Read More

Sistemi i pensioneve në Shqipëri po përballet me vështirësi të shumta, që burojnë nga informaliteti në tregun e punës, migrimi dhe plakja e shpejtë e popullatës. Afro një dekadë pas reformës së parë në sistemin e pensioneve, autoritetet në Tiranë po përgatitin një reformim të dytë të këtij sistemi, për të zbutur diferencat mes pensioneve dhe për të çuar tek të moshuarit më shumë fonde prej rritjes ekonomike. Një përfaqësuese e Bankës Botërore tha sot gjatë një konference ndërkombëtare se migrimi dhe informaliteti janë në shkallë të lartë, ndërsa pensionet cënohen nga mosdeklarimi i saktë i të ardhurave. Raporti i…

Read More

Nga 2 shkurti deri në orët e para të datës 5, lëkundjet në zonën Santorini-Amorgos u intensifikuan edhe më shumë. Vetëm më 2 shkurt janë regjistruar mbi 1300 tërmete dhe më 3 shkurt mbi 1400. Në total, nga data 26 janar deri në mëngjesin e 5 shkurtit janë regjistruar mbi 6400 tërmete. Më 2 shkurt kanë ndodhur 5 tërmete me magnitudë 4.5 ballë, më 3 shkurt 7 tërmete dhe më 4 shkurt 9 tërmete. Forca e tërmetit më të madh ka qenë 4.6 ballë më 2 shkurt. Më 3 dhe 4 shkurt kanë ndodhur tre tërmete me magnitudë 4.9-5 ballë…

Read More

Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçare politik të Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit izraelito-palestinez. Trump njoftoi planin e tij të befasishëm, pa dhënë hollësi specifike, gjatë një konference të përbashkët për shtypin me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Njoftimi pasoi propozimin tronditës të zotit Trump më herët të martën për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza në vendet fqinje, duke e quajtur Rripin e Gazës, “një zonë të…

Read More

Agrobiznesi shqiptar po merr pjesë në panairin “AgriteQ 2025” që mbahet në Doha, të Katarit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se pjesëmarrja e Shqipërisë është një hap i rëndësishëm për të promovuar produktet tona bujqësore. “Synojmë krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimi me tregun e Katarit”, theksoi Denaj. Në kuadër të Panairit, ministrja Denaj mori pjesë edhe në takimin bilateral me ministrin për Pushtetin Lokal, Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya. “Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore”, bëri të ditur Denaj.

Read More