Jozefin Marku u përjashtua këtë të mërkurë me zarf të zi, pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ”kopil shkjau”. I ftuar në “Shqipëria Live”, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por për të Gjesti u viktimizua. ”Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë…
Author: tirana
Qeveria shqiptare ka vendosur zgjatjen e afatit të pasaportave dhe kartave ID të skaduara. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Zona përreth qytetit jugor italian të Napolit u godit nga disa tërmete sot në mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikën dhe Vullkanologjinë (INGV). INGV tha se tërmeti më i fuqishëm, me magnitudë 3,1 ballë Rihter, ndodhi në fushat Phlegraean, një zonë shumë vullkanike në perëndim të qytetit rreth orës 08:00 GMT. Sipas raportimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme të mëdha, por është ndjerë qartë. Disa shkolla pezulluan mësimin si masë paraprake. Fushat Phlegraean janë goditur vazhdimisht nga tërmete për disa kohë dhe kanë qenë në alarm të verdhë për më shumë se 10 vjet, gjë…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në mentronë e Brukselit. Pas kësaj ngjarje stacionet qendrore të metrosë u mbyllën menjëherë. Sipas informacioneve dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Nga të shtënat me armë nuk ka raportime për të lënduar.
Nisi sot samiti “Pact of Free Cities” (Pakti i Qyeteve të Lira), punimet e të cilit zhvillohen për herë të parë në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive nga qytete të rëndësishme të Europës dhe botës, që synon forcimin e bashkëpunimit mes tyre. Në fjalën hapëse, mikpritësi I këtij samiti, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë të pranishmit dhe për faktin se ndodhen në Tiranën e transformuar rrënjësisht. “Kur shoh se si qyteti më i izoluar në Europë është sot Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut, më bën shpresëplotë se…
Jozi përjashtohet nga gara! Jozi është përjashtuar nga gara e Big Brother Vip Albania. Ky vendim drastik nga “Vëllai i Madh” është marrë pasi këngëtari shpërtheu në ofendime ndaj Gjestit. “Kopil shkine”, kështu iu drejtua Jozi këngëtarit.
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskuti për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’. Pas shqyrtimit të kërkesës së Meskuti, GJKKO ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të mëparshëm. Ai akuzohet për mashtrim me mikrokreditë dhe zhvatjen e mijëra shqiptarëve, përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.
Në shkollën 9-vjeçare “Andrea Stefan” në kryeqytet është hapur kabinet i ri dentar një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të Programit Shëndetit në Shkolla në bashkëpunim me Save the Children. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu deklaroi se MSHMS po vijon të fuqizojë programet për shëndetin në shkolla duke rritur vëmendjen ndaj kujdesit shëndetësor për fëmijët. Ajo theksoi se kabineti i ri dentar, me kushte moderne do të ofrojë vizita falas për rreth 900 fëmijë të shkollave të zonës së Laprakës dhe Astirit.“Në Qarkun e Tiranës kemi 62 unite dentare të vendosura në…
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi se do t’i pezullojë nga puna të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën dhe se do t’i tërheqë mijëra pjesëtarë të stafit që punojnë jashtë vendit. “Të premten, më 7 shkurt, të gjithë punonjësit me kontratë të USAID-it do të pezullohen në gjithë botën”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e USAID-it, i cili ka qenë jashtë funksionit prej fundjavës së kaluar. Forca punëtore e USAID numëron më shumë se 10.000 persona. Rreth dy e treta e stafit shërben jashtë vendit, sipas…
Shtyhet sërish seanca paraprake për Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datë 14 shkurt. Në gjykatën e posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore, por më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër. Në këtë proces si të akuzuar kryesorë të SPAK janë ish-kryeministri Sali Berisha, që dyshohet për korrupsion, dhëndëri i tij Jamarbër Malltezi i cili dyshohet se u korruptua nga biznesmeni Fatmir Bektashi i cili veç korrupsionit, ka edhe…
Vetëm pak javë pasi tha se divorci me gruan e tij ishte një gabim i madh, manjati i teknologjisë Bill Gates ka pranuar tashmë se është në një lidhje romatike serioze me Paula Hurd. Ish-çifti i famshëm u martuan në vitin 1994, sollën në jetë tre fëmijë dhe më pas u divorcuan në maj të vitit 2021 pas 27 vitesh martesë. Që atëherë, 69-vjeçari Bill është parë disa herë gjatë viteve të fundit me 62-vjeçaren Paula Hurd , e veja e ish-CEO së Oracle, Mark Hurd. Por vetëm të martën, bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft-it u tregua i sinqertë për jetën…
Një tërmet i ri me magnitudë 4,0 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orën 8:55, 234 kilometra në juglindje të Athinës. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare prej 12 kilometrash në jug të Arkesinit, Amorgos. Tre tërmete me magnitudë 4,3, 4,0 dhe 4,0 ballë të shkallës Rihter janë regjistruar gjatë natës në zonën detare 18 deri në 24 kilometra në jugjugperëndim të Amorgos, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Të tre tërmetet janë përshkruar si ”të lehta” nga instituti. Sipas Komitetit për…