Author: tirana

Sali Berisha ka vijuar takimet me figurat dhe deputetët e rëndësishëm gjermanë përgjatë Kongresit e 37-të të CDU-së në Berlin. Në një postim në Facebook, kreu i PD-së shkruan se është takuar me deputetin gjerman Jürgen Hardt. ”Me deputetin Jürgen Hardt, Zëdhënës për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar i CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Bordit të EPP-së”.

Read More

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, thotë se qasja ndaj komunitetit dhe integriteti, janë dy kriteret kryesore në përzgjedhjen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. “Për PS, këta individë duhet të jenë njerëz që kanë bindje të majta dhe angazhim me komunitetin, se roli i deputetit përcakton një zonë të caktuar. Duhet të kalojmë në një epokë që politika duhet parë si shërbim dhe jo ofiq. Ky është kriteri i parë. Një nga kërkesat është; shkoni në komunitetet tuaja dhe shikoni sa njerëz ju ndjekin dhe sa qasje keni në komunitet. Së dyti…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë analizës rezultoi që gjatë vitit 2024, në qarkun e Elbasanit të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat mund të quhet një arritje për rekord, pasi nuk kishte ndodhur që nga viti 1989 që përgjatë një viti të mos regjistrohej asnjë vrasje në këtë qark. Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi po zhvillon takime zyrtare në Amerikë, ku është takuar me zv/ndihmës sekretarin e shtetit, të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander “Sasha” Kasanof gjatë vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Bardhi shkruan se Shqipëria si vend i NATO-s duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e BE. “Në Departamentin Amerikan të Shtetit. Gjatë vizitës në Ëashigton DC, së bashku me një delegacion nga Kuvendi i Shqipërisë, zhvilluam një takim në Departamentin e Shtetit me zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit dhe…

Read More

Në Shqipëri administrata zgjedhore po shton përgatitjet që të garantojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Kuvendit që t’u ndajë sa më parë buxhetin elektoral partive politike. Ai tha sot se u ka kërkuar partive zbatimin e afatave ligjore për listat e komisionerëve dhe të kandidatëve për deputetë. Për herë të parë në zgjedhje do të marrin pjesë edhe shqiptarët nga jashtë vendit, duke votur me postë nga shtetet ku jetojnë. Një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë kanë aplikuar pranë KQZ-së, ndërsa pjesa tjetër kanë edhe një muaj…

Read More

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkë-organizatorët e Kampionatit Evropian të futbollit për moshat U-21 në vitin 2027 ka ngjallur reagime. Stresi ka shprehur zemërimin e tij përmes një postimi në Instagram. Ai ka kritikuar ashpër këtë vendim, duke e cilësuar atë si të papranueshëm për shqiptarët, veçanërisht për ata që kanë përjetuar krimet e luftës në Kosovë. ”Ju nuk e keni provuar të masakroheni nga mosha 0 deri në 100 vjeç. Nuk e keni përjetuar të masakrohet një fëmijë në barkun e nënës apo sa gra janë përdhunuar dhe dhunuar? Dhe pa pikë turpi bëni marrëveshje me Serbinë”, ka…

Read More

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë analizave, Proda ka vlerësuar punën e këtyre strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e tyre maksimal për përballimin me sukses të sezonit turistik veror. Ai ka vlerësuar punën profesionale hetimore të këtyre strukturave policore, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale. Kryepolici përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë…

Read More

I dërguari special i Donald Trump për krizat, Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që organizatat jo qeveritare në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, konkretisht 2020-2024. Në Shqipëri OJF-të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite. Në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë. Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliardë dollarë në ndihma për vendet e tjera në vitin fiskal 2023, sipas një raporti të publikuar muajin e kaluar nga Shërbimi Kërkimor i Kongresit, një entitet jopartiak. Amerika është kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel global, megjithëse…

Read More

Greqia ndodhet nën panikun e tërmeteve, teksa lëkundjet sizmike në ishullin e Santorinit dhe zonën përreth janë të pandërprera dhe me intensitet të frikshëm. Të paktën 11000 njerëz që janë larguar nga ishulli i Santorinit. 7000 qytetarë dhe 1200 automjete private që u nisën me anije, ndërsa më shumë se 4000 zgjodhën të largoheshin me avion. Sizmologu Gerasimos Papadopoulos argumentoi se janë në një udhëkryq kritik. ”Gradualisht, magnitudat nga e shtuna pasdite deri më sot, nga 3.6 të shkallës Rihter arritën në 5 të shkallës Rihter. Është vërtetuar plotësisht se jemi në një sekuencë parasizmike. Ne kemi parë një tendencë…

Read More

10 vite bëhen sot që nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Agjencia është konsoliduar si model dinjitoz i menaxhimit të zonave të mbrojtura ndër vendet e rajonit. ”Një institucion i cili na bën krenarë për punën që bën çdo ditë së bashku me stafet e 12 administratave rajonale që kujdesen për parqet kombëtare, natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet, biodiversitetin duke promovuar vlerat tona natyrore e orientuar kah zhvillimit të qëndrueshëm me vëmendjen tek komunitetet lokale”, theksoi Rama. Postimi i plotë Plot 10…

Read More

Eurodeputeti grek Fredi Beleri është në qendër të polemikave në Parlamentin Europian. Gjithçka ka ardhur pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm ” “Mburoja për Demokracinë Evropiane”. Beleri doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin e se “ai është grek”. Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist. Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me…

Read More

Avokati Spartak Ngjela thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria. ”Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga frika e shqiptarisë, në një kohë që shqiptarët në Kosovë,, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal i Zi, po e kuptojnë përditë e më shumë forcën e tyre”,-shkruan Ngjela. Postimi i plotë Të gjithë miqtë apo armiqtë tanë duhet ta dinë se: në këto pozita të favorshme që gjendet Shqipëria dhe Kosova, shqiptaria është e pathyeshme. Se janë dy shtete shqiptare, por që të dy janë bashkë me rrerh 6 milionë shqiptarë. Dhe këtë më mirë nga…

Read More