15 të burgosur palestinezë nga dhjetëra të liruar nga Izraeli sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin mbërritën sot në Turqi pasi u deportuan në Egjipt. Ata janë të parët që pranohen nga një vend i tretë, përveç Egjiptit, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ndalon të burgosurit e dënuar nga Izraeli për sulme të dhunshme të kthehen në Territoret Palestineze. Faza e parë e armëpushimit çoi në lirimin e 18 pengjeve nga Hamasi dhe 583 të burgosurve palestinezë nga Izraeli, nga të cilët të paktën 79 u dërguan në Egjipt. Ashtu si ata që shkojnë në Turqi, disa…
Author: tirana
Aktiviteti sizmik, që nisi të shtunën, vazhdon ende në zonën detare midis ishullit të njohur grek, Santorini dhe Amorgos. Një tërmet i lehtë me magnitudë 4,6 të shkallës Rihter u regjistrua dje në orën 19:44 nga rrjeti sizmologjik i Observatorit Kombëtar të Athinës, në një distancë prej 233 kilometra në juglindje të Athinës. Epiqendra e tërmetit ishte në det, pranë Amorgos. Më herët, të paktën gjashtë lëkundje, magnituda e të cilave kaloi nivelin 4,0 të shkallës Rihter u regjistruan midis orës 09:36 dhe 11:29 të së hënës, me më të madhin në orën 11:29 me magnitudë 4,9 të shkallës Rihter…
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve i riu është vënë në pranga pasi është kapur me kanabis dhe gjithashtu i është gjetur edhe një mjet prerës. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin 28 vjeç, pasi posedonte një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet prerës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. Sakaq materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, morën pjesë në prezantimin e raportit të monitorimit të OECD/SIGMA. Sipas kryeministrit Rama, ky raport dëshmon me fakte domethënëse transformimet e Shqipërisë, duke e pozicionuar si një vend lider në rajon në prokurimet publike, menaxhimin e financave publike, qeverisjen digjitale, menaxhimin i burimeve njerëzore dhe zhvillimin e administratës publike. Ai theksoi se raporti është një burim i pazëvendësueshëm dijeje, i cili është i padyshimtë për objektivitetin dhe për profesionalizimin “Është një burim i pazëvendësueshëm dijeje, nga njëra anë është inkurajuese që nga ky burim…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një 35 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati. Mësohet se 35 vjeçarja ishte me profesion infermiere dhe nënë e një fëmije. Nuk dihen ende shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin S.H. për veprën penale ‘Vepra të turpshme’ parashikuar nga neni 108/2 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.811 regjistruar pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04.06.2024, Prokuroria provoi se i pandehuri S.H ka kryer veprime të kundraligjshme dhe të drejtpërdrejta kundrejt mbesës së tij të mitur E.H, të moshës 11 vjeçare, (të përsëritura në kohë të ndryshme). I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Nokën. Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike. Ndërsa mësohet se temë e diskutimit është protesta e 8 shkurtit dhe koalicioni për zgjedhjet e 14 majit.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë rrisin më tej kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare, duke rritur me plot 30 trupa praninë e tyre në operacionin e Bashkimit Evropian, ALTHEA në Bosnje dhe Hercegovinë. Një togë nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë i Forcës Tokësore do të jetë kontingjenti i parë në këtë operacion, ku vitet e fundit FA kanë kontribuar me oficerë shtabi. Në ceremoninë e përcjelljes së këtij kontingjenti nga garnizoni i Zall-Herrit, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Tayyar Kağan Atay, i…
Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Nicholas Abbott, u takua me Altin Dumanin, kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Abbott rikonfirmoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur SPAK-un, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. “Në prag të zgjedhjeve, mirëpresim përpjekjet e SPAK për të mbështetur demokracinë shqiptare përmes hetimit të krimeve zgjedhore. Gjatë pesë viteve të funksionimit të tij, SPAK është bërë një nga institucionet më të besuara në Shqipëri dhe është njohur ndërkombëtarisht si i tillë. Mbretëria e Bashkuar mbetet një partnere krenare e SPAK-ut dhe pret me kënaqësi bashkëpunimin e…
Një i burgosur është arratisur nga burgu i Shën Kollit në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte. Bëhet fjalë për Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje. Gazetari i ABC News, Gjergji Figuri, raporton se ai është larguar nga dhoma e infermierisë, ku kishte shkuar të merrte mjekim dhe më pas dyshohet se ka kapërcyer murin rrethues. Laze është arrestuar më 16 nëntor 2021. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në nëntor të 2024, kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”.…
Zbardhet ekspertiza për vdekjen e dy vëllezërve Sabri dhe Novruz Velaj 90 dhe 85 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër prej banorëve të lagjes. Burime zyrtare nga Policia e Fierit, bëjnë te ditur se dy vëllezërit kanë ndërruar jetë për shkaqe natyrale katër apo pesë ditë më parë. Dy vëllezërit ishin të pa martuar, banonin në një godinë në dhoma të veçanta. Njëri prej tyre ka tentuar të veshë ose të heqë pantallonat por ka humbur ekuilibrin e ka rënë në dysheme ku ka goditur…
Ndahet nga jeta këtë mëngjes në mënyrë të papritur Baba Hekurani, udhëheqësi shpirtëror bektashi i teqesë së Alipostivanit në Përmet. Teqeja e ringritur mbi rrënojat e tempullit të dikurshëm është një nga teqetë më të vizituara nga besimtarët në jug të vendit. I cilësuar si njeriu që ringriti nga rrënimi shtëpinë e Zotit, Baba Hekurani e ktheu këtë vend malor në një vend të shenjtë të njohur në gjithë qarkun e Gjirokastrës e me gjerë. Me vite të tëra në shërbim të fesë, ai gëzonte respektin e të gjithë banorëve të Përmetit dhe më gjerë.