47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania në këto vite. Shifrën e dha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor të Partisë Socialiste mbajtur më 1 shkurt, teksa foli edhe për digjitalizmin e shërbimeve publike në vend. ”47 milionë shërbime ka dhënë e-Albania gjatë këtyre viteve që do të thotë 47 milionë rrugë për të shkuar tek një sportel, që do të thotë 47 milionë kontakte personale me punonjësin te sporteli dhe 47 milionë mundësi që në fund të të kërkojë bakshish. Të gjitha këto i përkasin të kaluarës”, u shpreh Rama.
Author: tirana
Deputetja dhe zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thotë se 5 prioritetet e PL-së janë lufta kundër shpopullimit, mbështetja për çiftet e reja, për gratë e vajzat, arsimi, dyfishimi i pensioneve dhe Shqipëria si fuqi eksportuese. “Kemi synim ta çojmë buxhetin për arsimin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për të dyfishuar pagat e mësuesve, për të patur kërkim shkencor në nivelet e BE-së, për të investuar në teknologjinë e informacionit, për të bërë një reformë në kurrikula. Ne nuk po formojmë të rinj që të mendojnë në mënyrë kritike. Duhet një reformë e thellë ekonomike, që te taksa…
Nga Kreshnik Spahiu Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që populli Kosovës të mos votojë Albin Kurtin. Madje thirrja e SHBA ka shkuar më tej duke e akuzuar si mashtrues dhe njeri të pabesueshëm pë BE, NATO dhe SHBA. I deleguari i Presidentit Trump ka theksuar se: “BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë…
Aston Villa ka arritur të sigurojë shërbimet e yllit anglez, Marcus Rashford nëpërmjet një huazimi 6-mujor nga Manchester United. 27-vjeçari anglez i është bashkuar ekipit të Unai Emery deri në fund të sezonit në një marrëveshje e cila përfshin një opsion për ta blerë atë për 40 milionë paund. Pasi u la në stol nga trajneri i ri i United për derbin e Mançesterit në dhjetor, anglezi Rashford tha se ishte “gati për një sfidë të re”. Ndër klubet e interesuara për firmën e Rashfort ishin dhe gjigantët katalanas të Barcelonës, por transferimi nuk u materializua për shkak të problemeve…
Sabit Haxhiaj është gjetur i pajetë në një stacion treni në Strasburg. Sipas ”Rue89Strasbourg”, i riu me origjinë nga Kosova flinte në një strehë që e kishte ngritur vetë. Mësohet se ai që kishte njoftuar autoritetet është një mik i tij, i cili kishte kaluar natën me të. Teksa kanë nisur hetimet për ngjarjen, është ngritur shqetësimi lidhur me akomodimet urgjente të personave të pastrehë. Mediat e huaja shkruajnë se Haxhiaj kishte shkuar që fëmijë në Francë dhe ishte me banim të ligjshëm. Një punonjëse sociale e cila e njihte është shprehur e trishtuar për vdekjen e tij. “Çdo ditë…
Presidenti Donald Trump thotë se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas Trump, pa subvencionet amerikane, Kanadaja nuk ekziston më si shtet. ”Paguajmë qindra miliarda dollarë për të subvencionuar Kanadanë. Pse? Nuk ka asnjë arsye. Nuk na nevojitet asgjë nga ato që kanë ata. Ne kemi energji të pakufizuar, duhet të prodhojmë makinat tona dhe kemi më shumë dru se sa mund të na nevojitet ndonjëherë. Pa këtë subvencion masiv, Kanadaja nuk do të ekzistonte si një vend i qëndrueshëm. E ashpër, por e vërtetë! Prandaj, Kanadaja duhet të bëhet shteti ynë i…
Ka pak ditë që ka mbaruar edicioni i tretë i ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe finalistja e cila doli në vend të dytë, Xheneta Fetahu e kuptoi se Gjesti ndodhet në ”Big Brother Albania Vip 4” pasi po e kërkonte vazhdimisht sa ishte brenda. Ajo tani duket se i ka kuptuar të gjitha gjërat dhe për raportin e ri që ka nisur me Egli Takon. Derisa po e ndiqte deri para pak ditësh, ish-konkurrentja duket se e ka larguar nga lista në Instagram. E njëjta siç shihet ka vendosur që t’i lë të gjitha pas dhe të vazhdojë me…
19-vjeçari Mathys Tel do të vijojë që të jetë në Premier League, duke i dhënë lamtumirën Bayern Munchen. Sulmuesi do të bëhet në vijim pjesë e Tottenham, ofertën e të cilit e kishte refuzuar vetëm tre ditë më parë. Tottenham ka paguar rreth 60 milionë euro për anësorin francez, i cili vlerësohet si ndër lojtarët më me perspektivë të futbollit europian. Tel priste oferta nga klube të tjera angleze si Chelsea, Manchester United apo Arsenal, me të cilat ishte në bisedime, ndaj refuzoi Tottenham. Këto oferta nuk erdhën kurrë dhe djaloshi ka udhëtuar drejt Londrës për të firmosur me Tottenham,…
Autoritetet në Santorini janë në gatishmëri dhe të mobilizuar, pasi aktiviteti sizmik në ishullin e njohur grek mbetet i lartë, me tërmete të njëpasnjëshme. Qytetarë dhe turistë duket se kanë zgjedhur ta braktisin ishullin përmes rrugëve ajrore dhe detare dhe në portin e ishullit është vënë re mbipopullim. Presidenti i OASP-së, Efthimis Lekkas duke folur për “Mega-n” u kërkoi njerëzve që të mos kenë panik, pasi ishulli nuk do të përjetojë një tërmet shkatërrimtar si ai i vitit 1956. Profesori i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës lidhur me aktivitetin e shtuar sizmik në zonat midis Santorinit dhe Amorgos…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi sot një takim me Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. Ambasadori Tarran i uroi Prodës, suksese në detyrën e rëndësishme. Ai e vlerësoi si mjaft të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, në të gjitha fushat, si për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Departamentin e Policisë Kriminale, ashtu edhe për strukturat e luftës kundër krimeve kibernetike dhe trafiqeve të paligjshme. Proda e njohu ambasadorin, me prioritetet e Policisë së Shtetit, duke u ndalur në trajnimin e pritshëm të Policisë, për zgjedhjet. Drejtori e ka siguruar ambasadorin se…
Për të dytin vit radhazi, inspektimet tematike dhe institucionale janë prioritet i punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si instrument për të matur eficencën e drejtësisë në vend, por edhe konkluzion i takimit të posaçëm të punës, i mbajtur tetorin e kaluar, me Njësinë e Inspektorëve e atë të Ndihmës inspektorëve, për të adresuar gjetjet e dokumentit “Pozicioni i përbashkët i Bashkimit Evropian”, në kuadër të hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë për grupkapitullin e parë themelor. Zvarritja e proceseve të punës nga gjyqtarë e prokurorë ka qenë shkaku i evidentuar më shpesh, tek ankesat, që i janë…
Policia Rrugore e Tiranës ka nisur spostimin e mjeteve që parkojnë në korsitë e dedikuara për autobusë e taksi, në korsitë e emergjencës, tek vizat e bardha, apo edhe në vende të tjera që bllokojnë qarkullimin rrugor. Gerhard Baka, specialisti i qarkullimit rrugor shpjegon se përveç gjobës për parkim të gabuar, qytetari duhet të paguajë ekstra për shërbimin e karrotrecit, si dhe çdo gjobë apo detyrim tjetër të prapambetur. Kjo nismë nga policia u ndërmor për shkak të ankesave të shumta që ishin bërë në kryeqytet për drejtuesit e mjeteve që parkojnë në mënyrë të gabuar. Kjo masë nuk do…