Kreu i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin, një ngjarje që ai e cilëson si ”Kongresin e Fitores”. Po ashtu Berisha pati një takim me kreun e CDU Friedrich Merz, i cili garon për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Këtë pjesëmarrje Berisha e quan si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës. ”Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl…
Author: tirana
Dasma e Jozit dhe Loredanës në ”Big Brother Albania Vip 4” shkaktoi shumë reagime dhe diskutime mes banorëve, për shkak të një incidenti të papritur. Gjesti në një moment të papërmbajtur ka hedhur alkool mbi çiftin, duke përfshirë Loredanën dhe më pas Gerta veproi njëjtë. Kjo pjesë nuk u përmend, pamjet janë të qarta dhe duket se alkooli mund të kishte shkaktuar dëm të madh, duke mundur të lëndonte edhe Loredanën. Banorët janë të shqetësuar për këtë incident dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre se si një moment i tillë mund të kishte pasur pasoja të rënda. @editbrokennn Gjesti donte…
Këtë të hënë, Dritan Rexhepi nuk u paraqit në seancën ndaj tij dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Përmes avokates së tij, Joana Qeleshi, Rexhepi e arsyetoi mungesën me faktin se për të qenë në seancë, do të duhej të shoqërohej që të premten nga paraburgimi i Fierit në paraburgimin 313 në Tiranë. SPAK paraqiti provat shkresore para gjykatës. Mes tyre, aktet e këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe akt-ekspertimi që tregon përputhshmërinë e ADN-së të përftuar nga njollat e gjakut të vendngjarjes me ato të nënës së Jan Prengës. Prokurorët kanë pohuar se…
Dashi Këtë javë do të ndihesh edhe më energjik, Dash! Edhe pse viti ka nisur me ritëm të ngadaltë dhe shumë reflektime (dhe kështu do të mbetet deri në maj), që tani do të ndjesh një shtysë të veçantë nga universi. Do të kesh më shumë dëshirë për të shijuar jetën, për dashuri dhe gëzim. Përqendrohu te vetja dhe jepi gjithë dashurinë që të duhet. Po ashtu, sharmin tënd do ta ndjejnë të gjithë, ndaj përdore në avantazhin tënd! Demi Kjo javë mund të të bëjë më reflektues, sidomos për sa i përket jetës tënde romantike gjatë vitit të fundit.…
Pas situatës së krijuar gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës në ”Big Brother Albania Vip 4”, ku Gerta i hodha verë Gjestit, ky i fundit doli jashtë shtëpisë për të marrë ndihmë mjekësore. Pas rifutjes, ai u prit me puthje dhe përqafime nga banorët e sidomos nga Egli. Puthjet nuk kanë përfunduar me aq. Dyshja janë shtrirë në mbrëmje pranë njëri-tjetrit, ku janë shfaqur mjaft të afërt. Ky moment është bërë viral, teksa në Instagramin zyrtar nuk është publikuar ende, (khem-khem mos vallë po e ‘ruajnë’ për spektaklin e ardhshëm?).
Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk është më një vend në tranzicion, por është vetëm pak hapa larg nga hyrja me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Gjatë përurimit të dy godinave në ”Qytetin Studenti” në Tiranë, Rama vlerësoi se kjo zonë në njëfarë mënyre, nga pikëpamja fizike e ka mishëruar transformimin e shtetit dhe të gjitha aspekteve të jetës sonë gjatë gjithë këtyre viteve. ”Shqipëria nuk është më në tranzicion. Shqipëria është një vend që ka ende plot për të adresuar, por është ekzaktësisht siç duket këtu, pak hapa larg nga hyrja me të drejta të plotë…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën e Shijakut, Jurgis Çyrbja mori përmes një bisede në aplikacionin SKY ECC premtimin e një bosi lokal të krimit se ai do t’i siguronte mijëra vota në zonën e tij elektorale. “3 mijë do ti jap unë, maje men,” citohet t’i ketë shkruar atij Altin Hajri, pronar i një resorti luksoz në Shijak, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe zhdukjen e një personi. “E kena blindu Gjepalen”. Zbulimi i komunikimeve të SKY ECC solli arrestimin në tetor 2024 të Jurgis Çyrbjes, pas një…
Qindra-mijëra vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag. Sipas policisë rreth 160,000 vetë u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelarFriedrich Merz. Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisë CDU. Atje, demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën…
Derbi Partizani-Tirana do të luhet të dielën e 9 shkurtit në orën 13:30. Supersfida javës së 24 ishte parashikuar të zhvillohej në mbrëmje, në orën 20:00, por për arsye sigurie, ky takim është zhvendosur të luhet të dielën në mesdite. Partizani lufton për top katërshe, ndërsa bardheblutë kanë synimin mbijetese. Ndeshja do të luhet në stadiumin ”Arena e Demave” në kryeqytet.
Këngëtari dhe fituesi i ”Big Brother Albania Vip 2”, Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate. Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij. ”Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen…
Të paktën 19 persona mbetën të vrarë në një sulm me bombë që ishte vendosur në një makinë në qytetin Manbij të Sirisë. Ky është sulmi më vdekjeprurës në vendin e shkatërruar nga lufta civile, që nga rrëzimi i Bashar al-Assad nga pushteti në dhjetor të vitit 2024. Deri tani asnjë grupim nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qytetin pranë kufirit turk. Shërbimi i shpëtimit të mbrojtjes civile identifikoi të vdekurit si 18 gra dhe një burrë. Viktimat ishin punëtorë të bujqësisë dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet, tha një zyrtar i mbrojtjes civile për…
Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Britania e Madhe nuk do të përjashtohej nga vendosja e tarifave, megjithëse shtoi se kjo mbetet për t’u parë. Ai la të kuptohet gjithashtu për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Britaninë, duke e quajtur kryeministrin Sir Keir Starmer “shumë të mirë” dhe duke thënë se do të shihte nëse ai mund të “balanconte buxhetin”. “Epo, ne do të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të ndodhë. Mundet. Le të shohim se si funksionojnë gjërat. Mund të ndodhë me ta. Kjo do të ndodhë patjetër me Bashkimin Evropian, mund t’ju them këtë,…