Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Mësohet se fokusi i takimit ka qenë organizimi i fushatës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes, është diskutuar edhe në lidhje me punë e bërë deri tani nga strukturat e Partisë Socialiste mbi votën e diasporës, dhe “thithjen” e sa më shumë qytetarëve që jetojnë jashtë.
Author: tirana
Një tjetër aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë ne vend. Një kamion i pastrimit të qytetit të Laçit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur në aksin “Lezhë-Shkodër”, pranë fshatit Mabe. Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta, por pa rrezik për jetën. Sipas të dhënave kamioni ishte i mbushur me mbeturina dhe po shkonte në landfillin e Bushatit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti, nga i cili është krijuar dhe trafik i rënduar.
Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore ndaj disa vendeve. Trump ka rritur doganat ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Kina do të ankohet në Organizatën Botërore të Tregtisë, Meksika po shqyrton tarifat hakmarrëse. Ndërsa Kanadaja ka bërë të ditur përmes një mesazhi emocionues të kryeministrit Justin Trudeau se do të përgjigjet me kundërmasa ndaj Amerikës. Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë tarifa prej 25 për qind për mallrat amerikane duke filluar nga e marta, tha Trudeau në një konferencë për shtyp. Tarifat…
Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Leshaj, është ndarë nga jetë ditën e sotme. Ka qenë vetë ish-ministri i cili ka bërë të ditur lajmin e hidhur. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj njofton orën dhe datën e ceremonisë mortore. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të martën, në orën 12:00 në Varrezat e Maminasit. “Të dashur miq, Violeta, bashkëshortja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, pushoi në paqen e Zotit, duke na lënë të mbuluar me pikëllim të thellë, por dhe me dashurinë, nderin, dinjitetetin dhe fisnikërinë saj të pafundme. Varrimi do të kryhet në Varrezat e…
Dy zyrtarë të lartë të sigurisë në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) u pezulluan, pasi u përpoqën të refuzonin aksesin e zyrtarëve nga Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë së Elon Musk në sistemet e agjencisë. Sipas burimeve, personeli nga zyra e krijuar nga Musk po përpiqej fizikisht të hynte në selinë e USAID në Washington, DC, dhe u ndalua. Personeli i DOGE kërkoi të hynte dhe kërcënoi të thërriste marshallët e SHBA-së për të pasur akses, thanë dy nga burimet e CNN. Personeli i DOGE donte të hynte në sistemet e sigurisë të USAID dhe në…
Bitcoin ka rënë nën 100,000 dollarë për herë të parë në gjashtë ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të vendosur tarifa importi për mallrat nga Kina, Kanadaja dhe Meksika. Tarifat e vendosura tashmë kanë shkaktuar “hakmarrje” nga të tre vendet, dhe industria e kriptove është e ndarë se si kjo do të ndikojë në tregun më të gjerë, shkruajnë mediat e huaja. Sipas një deklarate të 1 shkurtit nga Shtëpia e Bardhë, “Trump po zbaton një tarifë shtesë prej 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe një tarifë shtesë prej 10% për importet…
Autoritetet e Greqisë kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dronë në ishullin e Santorinit pasi në zonë u regjistruan qindra lëkundje sizmike. Mes frikës për një tërmet më të madh që mund të shkaktonte një cunami, njerëzit u këshilluan të shmangin vijën bregdetare dhe ndërtesat e braktisura, të zbrazin pishinat dhe të përmbahen nga grumbullimi i një numri të madh në hapësira të mbyllura. Ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se shkollat do të mbyllen të hënën, si masë paraprake. “Asgjë nuk mund të përjashtohet,” tha Kostas Papazachos, një profesor i gjeofizikës në Universitetin Aristotele të Selanikut, raportojnë mediat…
Sot shënohet 8-vjetori i ndarjes nga jeta të shkrimtarit të njohur Dritëro Agolli. Kolosi i letërsisë shqiptare u shua në moshën 85 vjeçare, ndërsa trashëgimi la një repertor të pasur me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash, etj. Dritëro Agolli u lind më 13 tetor 1931, në Menkulas të rrethit të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Fakultetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë si gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” dhe për shumë vjet ka…
Nga viti 2019 ku për herë të parë për deklarimin e DIVA-s u përfshinë edhe të dypunësuarit me të ardhura deri në 2 milionë lekë deri në ndryshimet e 2024-s me uljen e pragut, numri i individëve që deklarojnë të ardhurat vjetore ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Janë rreth 127,5 mijë individë të rinj të shtuar për detyrimin e plotësimit të deklaratës vjetore të të ardhurave për periudhën 2019-2024. Shtimi i deklaruesve të rinj ka ardhur si rezultat i ndryshimeve ligjore të ndërmarra në vitin 2019, ku detyrimin për plotësimin e DIVA për herë të parë e kishin edhe…
Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore. Parashikohet që orët e pasditjes dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C…
Dashi Çiftet nuk do kenë një dite tërësisht te qete. Personi qe keni ne krah mund t’iu kritikoje për disa gabime qe keni bere dhe do ju duhet te kërkoni falje qe situata te përmirësohet. Venusi do i beje beqaret mjaft tërheqës gjate kësaj dite dhe mundësitë për te pasur takime impresionuese do jene te shumta. Ne planin financiar tregohuni te rezervuar qe situata te mbetet e mire. Demi Sot do i kushtoni me shume kohe dhe vëmendje punës sesa jetës suaj ne çift. Kjo do e mërzitë tej mase partnerin dhe do e shtyje te bjere ne melankoli. Gjeni…
LUSHNJË- Një 44-vjeçar është arrestuar në Lushnjë për dhunë në familje. Policia thotë se ai ka dhunuar fizikisht babain e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.