Author: tirana

SHKODËR- Një 28-vjeçar u vu në pranga në Shkodër pasi kishte fshehur kokainë në dyqan për ta shitur. Gjatë kontrollit në dyqanin e tij, në vendin e quajtur Fushë Qelë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar kokainë, që dyshohet se 28-vjeçari e ndante në doza për shitje, një peshore elektronike dhe një celular. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Read More

Një 34-vjeçar nga Lushnja është arrestuar për t’u ekstraduar në Itali. Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Gjykata e Milanos i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 34-vjeçari kishte rolin e transportuesit të lëndëve narkotike për llogari të grupeve kriminale. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Read More

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit në muajin janar numri i të papunëve në Gjermani arriti në rreth tre milionë vetë. Rritja e numrit të të papunëve është tipike për muajin e parë të vitit, sepse shumë kontrata për punë sezonale përfundojnë pas festimeve të Vitit të Ri dhe punë që varen nga moti, si p.sh. në ndërtim, pezullohen gjatë dimrit. Megjithatë shifra e vitit 2025 është më e larta që nga janari i vitit 2015. Punëdhënësit fajësojnë zhvillime dhe prije të ndryshme kundërvajtëse që kanë penguar rritjen ekonomike gjermane. Të dhënat në shifra Që nga dhjetori 2024 shkalla e papunësisë është…

Read More

Tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë të komunës së Gjakovës. Lajmin tragjik e ka konfirmuar Sheremet Elzaj nga Policia e Gjakovës. “Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit”, ka thënë Elzaj, raportojnë mediat në Kosovë. Ai ka theksuar se personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve. “Lidhur…

Read More

Në sallën operative DVP Shkodër ka mbërritur një telefonatë se në Malësine e Madhe ka pasur të shtëna me armë, në fshatin Gruemirë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, në rrugën e fshatit Gruemirë janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 gëzhoja. Po nga verifikimet paraprake nuk ka persona të dëmtuar e as dëme materiale. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e kësaj të shtune, ku babai ka vrarë me thikë djalin e tij. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, ku Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme. U bë me dije se të dy babë e bir kanë qenë të dehur, teksa në polici i moshuari ka pranuar se…

Read More

DASHI Po përjetoni një fundjavë shumë pozitive, veçanërisht në dashuri. Do të jeni në gjendje të forconi lidhjet me partnerin, falë energjisë suaj dërrmuese. Beqarët do kenë mundësi të bëjnë takime domethënëse. Kur bëhet fjalë për punën, është koha për t’u fokusuar në qëllime praktike dhe të prekshme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel, 2 shkurt 2025), po përjetoni një fundjavë qetësie, por edhe reflektimi. Parashikimet e dashurisë sugjerojnë t’i jepni partnerit më shumë hapësirë, duke krijuar një mjedis mirëkuptimi reciprok. Sa i përket punës, do të jetë e dobishme të bëni një bilanc dhe të përgatiteni për…

Read More

Parashikohet rënie e vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ftohta me origjinë verilindore. Kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ftohtë në territorin shqiptar. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë reshje të dobëta shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në…

Read More

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen e vitit 1999 në Jugosllavi. “NATO është një organizatë mbrojtëse dhe nuk ka vepruar kurrë në mënyrë agresive…”, tha Morgan. Në kundërpërgjigje, Carlson argumentoi: Ata po bombardonin rëndë të krishterët në Jugosllavi… kjo ishte ofensive… Pas intervistës, Morgan reagoi në rrjetet sociale: Pavarësisht indinjatës së Tucker-it dhe të shumë personave të painformuar që komentojnë këtë klip, unë kisha të drejtë. Veprimi ushtarak i NATO-s në këtë rast ishte një ndërhyrje humanitare e dizajnuar për të ndalur…

Read More

Gjatë ditëve që kanë qëndruar në shpellë, katër banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” kanë rrëfyer edhe histori nga jeta e tyre që më parë nuk i kishte treguar. Një prej rrëfimeve që u bë viral, ishte ai i Klajdit i cili tha se vite më parë ka qenë i dashuruar me këngëtaren Elvana Gjata. Mbrëmjen e sotme në ‘prime’, Ledioni e ka ngacmuar me një batutë duke i thënë: A do të futem mik te Elvana? “Ka kaluar ajo histori”, u përgjigj Klajdi më humor.

Read More

Nga Spartak Ngjela- Kush mendon se politikën greke e kemi partnere miqësore si shtet fqinj, është ose naiv, ose është nga ata shqiptarë që ka mbi 100 vite që i blen Athina.Dhe këtu lind pyetja: përse ka armiqësi kaq të gjatë te politikës së Greqisë kundër Shqipërisë? Është shumë e thjeshtl: grekët janë pushtues të territoreve shqiptare, dhe këtu fillon armiqësia. Duhet të thuhet hapur se, në shtetin greko-etnik, autoktonë janë vetëm arvanitasit, domethënë shqiptarët. Ata, sot mendohet se janë rreth katër milionë. Por, në esencën e vet, arsyeja e vërtet e armiqësisë greke kundër shqiptarëve është masakra e madhe…

Read More

Kreshnik Osmani, thotë se ka një marrëveshje të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek, Mitsotakis. Kreu i “Lëvizjes Atdheu” deklaroi se Rama duke shpresuar që të shpëtojë nga Athina ka bërë një lëshim sipas të cilit kushdo që e ndjen veten grek mund të vetëshpallet pa pasur dokumente shtesë. “Unë kam cituar median greke dhe bëj shpjegimin e saj. Kathimerini ka dhënë që Rama ka ngarkuar… Ai shkoi te ceremonia e Anastasi ku kishin kodet e tyre. Kathimerini thotë që ka një marrëveshje sepse Rama kërkon të afrohet me Greqinë, pasi mendon se do ta shpëtojë…

Read More