Juventusi po luan prej orës 12:30 në Torino, ndaj Empolit, ndeshjee e vlefshme për javën e 23-të në Serinë A. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është përzgjedhur titullar kundër bardhezinjve, ndërsa miqtë i kanë surprizuar duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Për Empolin realizoi De Sciglio në minutën e 4-t. Ishte pikërisht ish-lojtari i Juventusit, tani i huazuar tek Empoli, ai që dërgoi topin me kokë në rrjetë pas goditjes nga këndi. Sigurisht që mbrojtësi 32-vjeçar nuk mund të festonte këtë gol ndaj ekipit që ka kartonin e tij. Pritet në vijim reagimi i shpejtë në fushë…
Author: tirana
Një 57-vjeçar është larguar nga banesa në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës. Ka qenë vëllai i tij që e ka denoncuar në polici, duke theksuar se kanë humbur kontaktet. “Në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi banues në fshatin Babicë e Madhe, dhe ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllain e tij, shtetasin 57 vjeç, pasi është larguar nga banesa në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. MALËSI E MADHE- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe ku fshati Gruemirë u terrorizua nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve zyrtare policore dy persona dyshohet se shkuan për të vjedhur në fshat, por u diktuan nga disa prej banorëve. Dy të shpallurit në kërkim 22 dhe 27 vjeç janë diktuar nga tre banorët Mirsad, Besim dhe Edison Kurtaj, me të cilët autorët kanë debatuar dhe më pas gjatë largimit kanë qëlluar…
VLORË- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Transballkanik në afërsi të paraburgimit të Vlorë. Një automjet tip “Mercedes Benz” duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin e drejtimit dhe është përplasur me trafikndarësen. Shoferi ka tentuar të frenojë në kthesë por për shkak të lagështirës ka rrëshqitur duke përfunduar në drejtimin e kundërt në trafikndarëse. Fatmirësisht nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe shoferi ka shpëtuar pa lëndime serioze.
Në rubrikën e tij “Sy më Sy” kryeministri Rama ka replikuar me komentuesit e tij në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë tha se Shqipëria po bëhet dhe se llumi politik do të pastrohet akoma më 11 maj. Një komentues i shkruan se ka gjetur ca debila që e duartrokasin dhe si Enveri u thotë që emigrantët jashtë po vdesin për bukë. Kreu i qeverisë i thotë se transformimi i Shqipërisë është real dhe se emigrantët me kursimet e tyre kanë hapur agroturizma. Veçanërisht, Rama ndalet në rastin e Thethit për të cilin thotë se është kthyer në destinacion europian. Rama: Unë…
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën pas një aksidenti automobilistik në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut. Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. Katër efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë. Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu i Izraelit po udhëton sot për në Uashington, ku gjatë javës do të zhvillojë takim me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës në një moment kyç për Lindjen e Mesme. Trump e ka bërë të qartë se ai dëshiron që luftërat në Lindjen e Mesme të përfundojnë pas sulmit të tetorit 2023 të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit, duke shkaktuar 15 muaj konflikt shkatërrues në Gaza, i cili u përhap edhe në Liban. Përpara se të hipte në aeroplanin e tij të dielën, Netanyahu foli për zgjerimin e paqes në rajon. “Vendimet që morëm në…
Dy persona janë arrestuar në Ksamil pasi tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit. Policia njofton se gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës. Në pranga kanë rënë Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, të dy banues në Sarandë. Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më…
Studentët serbë dhe qytetarët qëndruan në rrugë dhe në tre urat kryesore të Novi Sadit natën e së shtunës. Ata mbajtën të bllokuara urat Varadin, Zhezhele dhe Urën e Lirisë të cilat do të qëndrojnë të mbyllura deri në orën 15:00 të kësaj të diele. Mbrëmja siç raporton televizioni shtetëror serb kaloi pa incidente ndërsa protestuesit mbushën rrugët fiks 3 muaj pasi 15 persona humbën jetën pas tragjedisë së stacionit të trenit të qyteti kur një strehë betoni u shemb pas rindërtimit. Studentëve të Novi Sadit iu bashkuan ata të Beogradit të cilët marshuan 80 kilometra nga Beogradi në Novi…
TIRANË- Një ambient i përshtatur si call-center, ku mashtronin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive është zbuluar në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Si rezultat janë arrestuar gjashtë persona dhe është proceduar penalisht një tjetër. Këta persona gjatë mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursë fiktive me qëllim për të rimarrë paratë që këta kishin humbur më parë po me të njëjtën mënyrë mashtrimi. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar pajisje kompjuterike, aparate celulare dhe sende të tjera në cilësinë e provave materiale. NJOFTIMI I POLICISË: Tiranë Finalizohet një tjetër operacion nga Sektori për Hetimin…
TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 74-vjeçarin Hekuran Gjoni për krim në familje. Arrestimi i tij u bë pasi pasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur prerës djalin e tij Asim Gjoni, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Ai akuzohet për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”. Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, pasi vrau me thikë djalin e tij 37-vjeçar. Ai ka theksuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte.…
Një moment emocionues në Big Brother Vip Albania ishte ai i komunikimit mes Livias dhe babait të saj, më te cilin është takuar për herë të fundit kur ajo ishte 7 vjeçe, plot 22 vite më parë. Ai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart. Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip. Pjesë nga komunikimi mes tyre: Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab Babai: Jam mirë, si je ti? Livia: Jam shumë mirë… do doja…