Author: tirana

Dy godina të reja dhe me standarde europiane i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu morën pjesë në ceremoninë e përurimit të konvikteve të reja, të transformuara falë mbështetjes financiare të Qeverisë Gjermane, përmes Bankës KfW, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i 15 godinave të tjera, me programin “Rehabilitimi me efiçencë energjetike i konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri”. Gjatë ceremonisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi faktin se ky investim ofron një realitet të ri për studentët. “Më vjen mirë…

Read More

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Në një konferencë për media, të hënën, ai ka thënë se kompania rajonale publike “Pastrimi”, e cila aktualisht është kompania e vetme e angazhuar për grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, nuk është treguar efikase në këtë detyrë. “Do të vazhdojmë që gjendjen emergjente që e kemi shpallur, ta përdorim për angazhimin e kompanive private për të ndihmuar për pastrimin e mirëfilltë të kryeqytetit”, ka thënë Rama. Gjatë vitit 2024, Komuna po ashtu kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe përkohësisht kishte…

Read More

Rreth 20 vende anëtare të BE-së eksportuan më shumë në SHBA sesa importuan në vitin 2023. Sipas Eurostat, agjencia e statistikave të BE-së, vendi me suficitin më të madh ishte Gjermania, e ndjekur nga Italia dhe Irlanda Kjo sugjeron, nëse tarifat do të vendoseshin në BE, Gjermania – ekonomia më e madhe e BE-së – mund të goditet më rëndë. Bëhet e ditur se më shumë se 30% e të gjitha eksporteve të mallrave transatlantike të BE-së ishin nga Gjermania në vitin 2023, shkruan BBC Shumica e eksporteve ishin vetura dhe makineri. Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump, është ankuar vazhdimisht…

Read More

Një person dyshohet se është i plagosur zjarri në Cukal të Vau Dejës, në një terren të thyer malor. Forcat e policisë sapo janë nisur drejt vendngjarjes ndërsa për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor efektivëve do t’i duhet afro 3 orë për të mbërritur në vendin ku raportohet sa ka ndodhur kjo plagosje. Arsyet e plagosjes janë ende të paqarta. Ndërsa zona është e largët dhe pa mbulim valësh telefonike

Read More

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin mbretëror, së bashku me 14 anëtarët e qeverisë së tij. Udhëheqësi 54-vjeçar, i cili kaloi 12 vjet si kryebashkiak i Antverpës (në veri), është separatisti i parë flamand që kryeson qeverinë federale në Belgjikë. Pothuajse tetë muaj pas zgjedhjeve legjislative, të shënuara nga fitorja e partisë së tij, N-VA, ai do të çojë vendin djathtas me katër partitë partnere të koalicionit. Bart De Wever ka premtuar të jetë më i rreptë në politikën e azilit, sigurinë…

Read More

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe konfiskuar rreth gjysmë milioni euro, përfshirë pajisje për numërimin dhe falsifikimin e parave, kopje të pjesëve të kartëmonedhave, si dhe armë dhe municione, gjatë një aksioni të zhvilluar të hënën. Në një komunikatë për media, Prokuroria bëri të ditur se aksioni, i koduar “Vardar”, ka rezultuar me arrestimin e dhjetë personave, ndërsa është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Policisë (EUROPOL), me mbështetjen e Eurojust-it – Agjencisë së BE-së për Bashkëpunim Gjyqësor në Çështjet Penale – si dhe…

Read More

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Çorrush, Mallakastër, ku dy të moshuar janë gjetur të pajetë në banesë. Mallakastër/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në fshatin Çorrush, Mallakastër, në banesën e tyre, janë gjetur pa shenja jete shtetasit S. V., 90 vjeç dhe N. V., 85 vjeç(vëllezër), të cilët jetonin të vetëm. Paraprakisht nuk dyshohet për ngjarje kriminale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Read More

Përmbytjet në Durrës të ndodhur javën e kaluar kanë shkaktuar dëme të shumta. Deri më tani, 440 banesa janë të verifikuara me prezencë uji në ambientet e brendshme. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ndërsa në ditët në vijim grupi i ngritur i punës do të bëjë edhe bilancin financiar. Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani tha për “ABC News” se në terren janë rreth 20 grupe pune. Përkatësisht theksohet se janë banesat private që do të përfitojnë nga dëmshpërblimet. Grupet e emergjencave civile kanë evidentuar edhe shkakun e këtyre përmbytjeve, në përmasa të tilla kishte vite që nuk kishte…

Read More

Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje. I riu lëvizte me pistoletë me silenciator në automjet. Ndërsa ka rezultuar me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje. Gjatë operacionit “Weekend” është sekuestruar arma, municion luftarak, automjeti dhe 3 telefona. Gjithashtu është proceduar edhe një 21-vjeçar për moskallëzim krimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, në rubrikën “sy më sy”, i cili kishte shkruar se nga gjuha që përdor me opozitën nuk meriton të qeverisë vendin. Në videomesazhin e tij, kryeministri shprehet se opozita të vetmin program që ka pasur ka qenë ajo e ofendimeve ndaj tij. Ndërsa nënvizon se çdo votë për opozitën është një votë e çuar dëm sepse Shqipëria sot nuk ka opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese.’ Komenti i plotë: “Ja mirë mëngjes nga Partia Socialiste! E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe…

Read More

Moti i keq ka shkaktuar përmbytje në Siçili. Ekipet e zjarrfikëses kanë kryer mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në banesat e tyre. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjeve në shumë zona, duke marrë para edhe automjetet e parkuara të cilët u fshinë nga uji i vrullshëm. Moti i keq goditi edhe Kalabrinë, në pjesën jugore, ku kryetari i bashkisë së Catanzaro, Nicola Fiorita, i bëri thirrje qytetarëve që të shmangnin daljen nga shtëpia.

Read More