Sali Berisha ka reaguar nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë zyrtare për takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me të rinjtë. Ish-kryeministri shprehet se Rama nuk shpalosi asnjë program për të shmangur largimin e të rinjve dhe punësimin e tyre, por thjesht sulmoi opozitën me gjithfarëlloj termash. “Sot, para të rinjve, Edi Rama, nuk foli asgjë për punësimin e tyre, injoroi faktin se ky është sundimtari i vetëm që ka kryer një gjenocid ndaj të rinjve shqiptarë, duke larguar në 10 vite rreth 600 mijë prej tyre nga Shqipëria. Para këtyre që kanë mbetur nuk tha një fjalë për…
Author: tirana
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale, Rendit dhe Sigurisë Publike, si dhe të Kufirit dhe Migracionit, morën pjesë në analizat vjetore të punës së strukturave policore në qarqet Vlorë dhe Fier. Në analizat vjetore ishin të pranishëm drejtuesit e Prokurorive respektive, të Gjykatave dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Proda në të dyja analizat e punës në Vlorë dhe Fier, vlerësoi angazhimin e strukturave policore gjatë vitit 2024 për përballimin me sukses të sezonit turistik, duke siguruar një sezon pa asnjë incident me turistët, intensifikimin e punës…
Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në Konventën e partisë gjatë fjalës tha se presidenti Ilir Meta është burgosur në mënyrë që të përçahej kjo parti. Për të drejtësia në vend është duke u përdorur si armë kundër opozitës. ”Ne duhet të shkojmë derë më derë e shtëpi më shtëpi, me qëllim që qytetarët e gjithë Shqipërisë të ndjejnë që jemi me ta dhe se interesi ynë nuk është interesi personal i secilit prej nesh dhe as interesi i Partisë së Lirisë, por të kuptojnë se në themel të të gjithë angazhimit tonë është interesi i Shqipërisë”,-tha Xhixho.…
Një 41-vjeçar në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi përndiqte katër vajza të mitura. Sipas asaj që njoftojnë blutë, ai i kishte përndjekur të miturat në mënyrë të vazhdueshme, teksa nën hetim është edhe personi që ndodhej në makinë me të arrestuarin. “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të…
Një vajzë e re i ka dhënë fund jetës në Lushnje, duke u hedhur nga lartësia e një pallati. Sipas të dhënave paraprake ajo nuk ishte banore e pallatit ku vendosi t’i japë fund jetës. Identifikimi është i vështirë për shkak të dëmtimeve të marra, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa ambulanca dhe akt-ekspertiza kanë vijuar me procesin e punës. Trupi po dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës. Nga ana tjetër blutë po vëzhgojnë kamerat e sigurisë.
96 monitoruesit e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 maj, janë tranjuar sot nga KQZ. Të ndarë në dy grupe, monitoruesit e përzgjedhur nga 12 qarqet e vendit, u trajnuan për detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore, në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së në fuqi. Programi i trajnimit të tyre kishte në fokus veprimtaritë publike të institucioneve gjatë periudhës katër muaj para datës së zgjedhjeve dhe fushatën zgjedhore. Gjithashtu, u trajtuan formatet e standardizuara të raportimit, mënyra e raportimit, raportimi në mënyrë elektronike në platformën e ngritur nga KQZ për financimin e…
Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar nëse Monika Kryemadhi kishte një ftesë sot për të marrë pjesë në Konventën e Partisë së Lirisë. Për të PL bëri një Konventë dhe jo një dasmë, që të shpërndajnë ftesa. “Konventa e Tiranës nuk është dasmë, që të shpërndajmë ftesa, por të gjithë anëtarët e PL janë të ftuar”, deklaroi Blushi.
Studentë dhe qytetarë janë organizuar edhe këtë të shtunë dhe kanë bllokuar tri urat në Novi Sadit, fiks tre muaj pasi 15 persona janë vrarë si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të këtij qyteti. Urat do të jenë të bllokuara fillimisht për tri orë dhe më pas pjesëmarrësit do të mblidhen në Urën e Lirisë, të cilën do ta bllokojnë për 24 orë. Studentëve të Novi Sadit u janë bashkuar edhe studentët prej Beogradit, të cilët kanë ecur për dy ditë prej kryeqytetit. Studentët e Beogradit kanë pushuar në disa qyteza derisa kanë arritur në…
Këtë të shtunë, Partizani u ndal në një barazim pa gola nga Laçi, në sfidën e javës së 23-të. Të kuqtë regjistruan ndalesën e dytë radhazi, pas asaj me Dinamon në derbi. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë. Partizani me këtë ndalesë humbet terren me kreun që mbahet nga Egnatia me 42 pikë. Skuadra kryeqytetase renditet në vendin e tretë me 39 pikë. Me këtë barazim Laçi ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, po aq sa edhe Bylisi i vendit të shtatë.
Ndërsa mbeten vetëm 100 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar Rinor për Shqipërinë 2030, u shpreh i bindur në fitore e PS. Ai theksoi se duke nisur nga Tirana, të cilën e konsideroi si lokomotivën e PS, stërkëmbëshat dhe balta do të rrëzohen me votë. “Nga sot, 100 ditë do t’i bëjnë të rinjtë dhe të rejat ta refuzojnë kënetën dhe bufin e stërplakur, dhe të gjitha bretkosat politike dhe mediatike. Ata do i bashkohen trenit të PS në 11 maj, nga Tirana, lokomotiva jonë, që sa më shumë tentojnë…
Këngëtari Jozi Marku, banor në ”Big Brother Albania Vip 4” ka bërë për të qeshur banorët me një përgjigje krejtësisht të papritur ndaj një pyetjeje provokuese. Teksa bisedonte me banorët, atij iu bë pyetja: “Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kryer marrëdhënie?”. Pa u menduar gjatë, ai u përgjigj me humor: “Në frigorifer”, duke shkaktuar të qeshura në shtëpi. ”Në mes të gushtit, në frigorifer aty”. View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)
Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj thotë se PD po përgatit skenarin që të akuzojë qeverinë për vjedhje votash, pas humbjes së zgjedhjeve. Për të kur ka qeverisur PD vendin, e ka lënë me borxhe dhe firmat piramidale. “E kemi parë se çfarë kanë bërë 2 herë që kanë qenë në qeverisje. Herën e parë e lanë me piramidat dhe gropat e tyre, herën e dytë e lanë me detyrimet e pashlyera dhe gropat e tyre. Mobilizimi ka qenë prerogativa e PS që nga viti 2009 që unë jam bërë pjesë. Pra gjatë gjithë kohës. Jo vetëm për zgjedhje, por…