Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit. Demokracia në Veprim ka evidentuar 48 raste të reja në javën e tretë të fushatës e 623 raste të gjuhës së urrejtjes të përdorur në hapësirën online.“Gjatë tri javëve të fushatës në total janë evidentuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë politike”, shprehet Violetra Haxholli. Nga këto raste të gjuhës së urrejtjes, 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë që janë anëtare të subjekteve politike.Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, DnV ka evidentuar…
Author: tirana
Numri i divorceve po rritet nga viti në vit. vetëm në qarkun e Shkodrës, për vitin 2024 janë 572 raste të regjistruara, nga të cilat 377 të reja dhe 195 të mbartura. Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike sipas ekspertëve. “Shqetësuese eshte dhuna në familje, ku kjo e fundit ka rritur rastet e divorceve. Por ajo që shohin me shqetësim përfaqësuesit ligjor, janë pasojat që vijne në të tilla raste tek ciftet më fëmijë.”, tha avokat Anton Kosteri. Edhe në qarkun e Korcës në qoftë se ne vitin 2023 në gjykatë ka patur 402 kërkesa për zgjidhje…
Konsumatorët në vende te ndryshme te Ballkanit kane nisur te bojkotojnë supermarketet për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Fushata nisi për herë të parë në Kroaci të premten e kaluar, por tani është përhapur në vendet e tjera të Ballkanit pasi terhoqi shume vemendje në mediat sociale. Konsumatoret në të gjithë Ballkanin bojkotuan supermarketet të premten si pjesë e një lëvizjeje kundër rritjes së çmimeve te ushqimeve dhe përkeqësimit të krizës së kostos së jetesës. Bojkoti vjen një javë pasi konsumatorët në Kroaci javën e kaluar qëndruan larg dyqaneve si pjesë e një nisme të nisur nga grupi kroat…
Edi Rama: Vota për ne është e vetmja votë për ndryshimin. Vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin. Të gjithë të tjerët premtojnë çdo gjë, sepse nuk kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që kemi në dorë. Kemi në dorë për të çuar më në fund amanetin e të parëve tanë, të Gjergj Kastriotit, të Ismail Qemalit, të martirëve të komunizmit, për të çuar Shqipërinë në familjen europiane dhe për të vendosur një ulëse me emrin ‘Albania’ në tryezën e Bashkimit Europian. Në 100 ditë nga sot, nëse votës së Shqipërisë do t’i bashkohet…
Një përplasje fatale ka ndodhur këtë javë në Uashington, ku një avion pasagjerësh i American Airlines dhe një helikopter ushtarak Black Haëk u përplasën, duke shkaktuar vdekjen e 67 personave, përfshirë 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.Pas aksidentit, FAA ka kufizuar fluturimet me helikopter afër Aeroportit Reagan për të ulur rrezikun e incidenteve të tjera. Hetuesit kanë rikuperuar kutitë e zeza të të dyja mjeteve fluturuese dhe po kryejnë hetime për të zbuluar shkakun e përplasjes.FAA ka ndaluar shumicën e helikopterëve nga pjesë të dy rrugëve afër aeroportit dhe po lejon vetëm helikopterët e policisë dhe atyre mjekësorë, mbrojtjen…
Një elektriçist është plagosur rëndë në Bulqizë, pasi gjatë punës ka rënë nga një shtyllë elektrike. 61-vjeçari ka marrë lëndime të shumta dhe për pasojë është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Shkak i incidentit, dyshohet se ka qenë mungesa e kushteve të punës. Policia ka vënë në pranga përgjegjësin e ekipit të grupit të OSHEE-Shupenzë. Ky shtetas dyshohet se nuk ka marrë masat e duhura të mbrojtjes në punë, thuhet në njoftim.
Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030. “Ky nuk është thjesht një event. Kjo është një hapësirë ku rinia nuk është vetëm dëgjuese, por vendimmarrëse. Një hapësirë ku zëri juaj ka peshë dhe ndikim”, tha Muzhaqi. Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi ndau me të…
Gjykata e Apelit në Romë ka pezulluar paraburgimin e 44 emigrantëve që u transferuan nga brigjet e Lampedusës në kampin e Gjadrit në Lezhë. Emigrantët duhet të kthehen në Itali dhe ky vendim ka ardhur me argumentimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për vendet e sigurta. Efekti i këtij vendimi është se azilkërkuesit do të dërgohen në Itali dhe atje do të presin vendimin. Duke qenë se pezullimi e bën të pamundur respektimin e afatit dyzet e tetë orësh për vlefshmëri, detyrimisht emigrantët do të kthehen pas. Për këtë arsye, anija italiane e marinës ushtarake italiane…
Edi Rama: Falënderoj të gjithë djemtë dhe vajzat që janë të pranishëm këtu dhe për ata që folën. Falë tyre, PS do marrë mandatin e 4 për të ngjitur atdheun e përbashkët në majën e lartë të 2023, aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Evropa. Në atë majë, ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar, aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane. Aty ku do të hyjmë si të barabartë mes të barabartësh. Pas më pak se 100 ditësh, shqiptarët do të na mbështesin më shumë se asnjëherë më parë, jo se…
Një tjetër aksident ajror ka ndodhur në SHBA, vetëm dy ditë pas përplasjes së një avioni pasagjerësh me një helikopter ushtarak mbi Uashington, ku humbën jetën 67 persona. Një avion mjekësor, i cili transportonte një paciente 12 vjeçare dhe pesë persona të tjerë, të gjithë me shtetësi meksikane, u rrëzua të premten mbrëma (31 janar me orën lokale) në një lagje në verilindje të Filadelfias. Avioni shpërtheu në flakë duke djegur disa shtëpi dhe makina. Sipas Sekretarit të ri të Transportit, Sean Duffy, në avion ndodheshin të paktën gjashtë persona dhe ishte në një mision mjekësor. Kompania pronare e avionit…
Kuvendi Rinor Kombëtar i Partisë Socialiste po mbahet këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve, me praninë e qindra të rinjve nga gjithë vendin. Kuvendi nisi fjalën e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, që foli për rolin e të rinjve në parti.“Ka qenë dhe do mbetet partia që u hap dyert të rinjve. Kjo është një hapësirë, kur rinia nuk është vetëm dëgjuese, por është vendimmarrëse. Ne nuk ju kërkojmë vetëm të na ndiqni, ne ju kërkojmë të na udhëhiqni. Prandaj dua t’ju kërkoj që të flisni me zë të lartë dhe të sigurt“. Kuvendi vijon…
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim 9 persona, 8 prej të cilëve punonjës në Aeroportin e Rinasit për veprat penale “Korrupsion aktiv”, ‘Korrupsion pasiv’ dhe ‘Shpërdorim detyre’. Ata akuzohen se kanë ndihmuar disa persona që të kalonin në zonën Shengen në këmbim të një shume parash që varionte nga 50 në 500 euro. Gazetari Ermal Vija raporton se skema korruptive u zbuluapas zbërthimit të telefonit të shtetasit Eneo Sulejamanaj, i ndaluar me më parë për lëndë narkotike. Nga kqyrja e aparatit telefonik të këtij shtetasi, u gjetën biseda me punonjës të policisë për verifikimet në sistemin…