Author: tirana

Nga dita e sotme (1 shkurt) kanë hyr në fuqi tarifat doganore të vendosura nga SHBA, 25% ndaj Meksikës, 25% ndaj Kanadasë dhe 10% ndaj Kinës. Presidenti Donald Trump paralajmëroi se asgjë nuk mund të bëhet nga këto tre vendet për t’i parandaluar tarifat, ndërsa tha gjithashtu se planifikonte të vendoste tarifa ndaj Bashkimit Evropian në të ardhmen. Megjithatë, Presidenti Trump përmendi mundësinë e vendosjes së një tarife më të ulët për naftën e importiar nga Kanadaja, duke thënë se kjo normë do të jetë 10 për qind në vend të normës 25 për qind të planifikuar për mallrat e…

Read More

Mario Mitaj do jetë pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite të paktën deri në verën e 2028-ës. Arabët paguan 4 milionë euro në llogarinë e Lokomotivës së Moskës për të blerë mbrojtësin 21-vjeçar të kombëtares shqiptare, i cili ishte pjesë e tyre në huazim për pesë muajt e shkuar. Tanimë pjesë e formacionit dhe një lojë bindëse kanë bërë që drejtuesit mos kursehen për një prej emrave të rëndësishëm që kanë në ekip. Kësisoj trajneri Laurent Blanc do mund të ketë alternativë në ekip edhe Mitaj, duke e përdorur veç pozicionit të mbrojtësit të majtë, edhe në mesin e…

Read More

Balerini i njohur Ilir Shaqiri, në një intervistë në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, ka folur për vajzën e tij të vetme, Emily. Vajza juaj flet shqip? Flet gjysma gjysma, shumë pak. E fliste shumë mirë kur ishte babi në Romë dhe filloi “si je , si shkon, gusha, qafa, syri”. Por shkëputja pastaj dhe qëndresa me një baba shqiptar dhe nënë italiane në Itali, ndoshta shumë shqiptarë nuk e kuptojnë këtë gjë, por ata që jetojnë jashtë. Po ajo vjen në Shqipëri? Po vjen dhe me shumë kënaqësi. Tani edhe na është fejuar Me italian? Po me italian,…

Read More

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njoftoi të premten se kishte miratuar rivendosjen e masave kufizuese kundër Kubës, të ashtuquajturën Lista e Kufizuar Kuba. Paketa e masave kufizuese ndalon transaksionet me kompanitë e kontrolluara ose që veprojnë në emër të forcave të armatosura të Kubës, shërbimeve të inteligjencës ose shërbimeve të sigurisë. “Departamenti i Shtetit po rivendos Listën e Kufizuar të Kubës për të parandaluar sigurimin e burimeve për degët e regjimit kuban që shtypin dhe monitorojnë popullin kuban, duke kontrolluar një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të Shtetit të SHBA Marco Rubio.

Read More

Forcat ruse lëshuan raketa në qendër të qytetit port të Ukrainës jugore, Odesa, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, duke dëmtuar rëndë ndërtesat historike dhe duke plagosur shtatë persona të premten mbrëma, thanë zyrtarët lokalë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dënoi “sulmin e qëllimshëm” dhe nënvizoi përsëri nevojën për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Ai tha se diplomatët norvegjezë kishin qenë në mesin e atyre “që ishin në epiqendrën e goditjes” në lagjen historike, shkruan Guardian. Shtatë persona u plagosën dhe ekipet e emergjencës mbetën në vendngjarje, tha guvernatori rajonal i Odesa, Oleh Kiper. Të gjithë të lënduarit…

Read More

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “THE END”. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas që kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte. Të dy shtetasit, me precedent kriminal për vjedhje. Zbardhen një vjedhje me thyerje në një biznes dhe një vjedhje tjetër, të kryera nga këta shtetas, ditët e fundit. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve. Si rezultat i veprimeve hetimore nga kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3,…

Read More

Arrestohet Pashk Ndoj pasi shiste drogë pranë shkollave në Lezhë. DVP Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Strike” Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari. Sekuestrohet lëndë narkotike e ndarë në dhjetra doza gati për shitje. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Forcës së Posaçme Operacionale, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda speciale, në zbatim dhe të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Quick Strike”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në…

Read More

Në Pallatin e Kongreseve sot do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Rinisë Socialiste. Kryeministri Rama ka postuar dje (31 janar) një video në rrjetet sociale, kur përpos mesazheve të dy të rinjve protagonistë në të, janë zbuluar edhe imazhe nga skena ku do të ngjiten 30 të rinj folës, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me fjalimin e tij. “Jemi në Pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet Kongresi Kombëtar. Një superevent ku kryefjalë është rinia. Ja ky është vendi ku rinia do të thotë mendimin e saj: qartë dhe pastër. Këtu do të kemi 30 folës të rinj,” thonë dy…

Read More

Balerini Ilir Shaqiri, i ftuar në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, foli ndër të tjera edhe për faktin që jashtë vendit ka ndryshuar perceptimi për shqiptarët. Shaqiri tha se perceptimi për shqiptarët (në Itali, por edhe në Europë) ka ndryshuar si nata me ditën. Ai u shpreh se dikur shqiptarët në doganë ngushtonin shpatullat, ndërsa sot janë krenarë. Ilir Shaqiri: Unë e shikoj përditë atë që ndodh me shqiptarët e Italisë. E shikoj tek dogana, që nga nxjerrja e pasaportës në krahasim me vite paraardhëse, është si nata me ditën, sepse e nxjerrin pa teklif. Sot mund të ndihemi…

Read More

Një 22 vjeçar është arrestuar ndërsa një 23 vjeçar është shpallur në kërkim për grabitje. Sipas policisë, dy të rinjtë i kanë marrë me dhunë 1 mijë euro një 35 vjeçari në Zall Mner. Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Read More

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Nga sot kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh. Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak. Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë ose 700 lekë më pak. Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion…

Read More

Fier/Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Palermo”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri. I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 30-vjeçari. Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Palermo”,…

Read More