Shqiptarët e diasporës çdo ditë e më shumë aplikojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit si votues. KQZ ka shqyrtuar më shumë se 112 mijë aplikime, por ka pranuar vetëm 70 mijë individë. Paralelisht, mbi 41 mijë raste janë refuzuar, pasi nuk kanë provuar si duhet adresën e tyre të banimit në emigracion. KQZ ka në dispozicion 5 milionë euro të llogaritura për të përballuar kostot e postës vajte-ardhje për 100 mijë zarfe me fletë votimi. Por tenderi akoma nuk po hapet, sepse komisioni pret që Kuvendi të miratojë ndryshime në Kodin Zgjedhor, që e lejojnë KQZ-në…
Author: tirana
Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi që të pezullojë garën për drejtorin e RTSH, pas akuzave për paligjshmëri. Prezenca e OSBE në Tiranë, bën thirrje për një garë transparente dhe të bazuar në meritë. Vendimi i Këshillit drejtues erdhi pas thirrjes së Komisionit të Medias, në të cilin Këshilli Drejtues të hënën do të zhvillojë një seancë dëgjimore për procesin e ndjekur për garën për drejtorin e ri të RTSH. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet mbështetjes ndërpartiake, Asociacionit të Gazetarëve, SCIDEV-Center dhe Safe Journalists në mirëpritjen e vendimit të RTSH-së për të pezulluar procesin e zgjedhjes së Drejtorit të…
Teleskopi hapësinor i Observatorit të Dinamikës Diellore, ka kapur imazhe të një vrime të madhe në shtresën e jashtme të Diellit. Kjo zonë është 60 herë më e madhe se sipërfaqja e Tokës. Shpërthimi dyshohet se ka ndodhur më 25-26 janar dhe këtë të premte ekspertët kanë thënë se era diellore mund të arrijë në Tokë këtë të premte, por pa pasur asnjë ndikim negativ, pasi vlerësohet të jetë e klasës G1, nga 5 të tilla. Këto vrima shkaktohen në rajone të caktuara të diellit, pasi fusha magnetike hapet, ato “lëshojnë material diellor me shpejtësi të lartë në një rrjedhë…
Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka sqaruar ndarjen e ndihmave në këtë bashki, nisur nga publikimi i një videoje në disa media online dhe rrjete sociale. Malaj thekson se ndarja e pakove ushqimore për familjet me fëmijë jetim dhe familjet që trajtohen me ndihmë sociale është bërë nga shoqata “Qatar Charity”, dhe se nuk është politike. ”Bashkia Mat e konsideron totalisht të pavërtetë lajmin se ky donacion është bërë për përfitime politike apo elektorale dhe vë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm të bashkëpunimit ndër vite me këtë shoqatë”,-shkruan Malaj. Postimi i plotë E vërteta e ndarjes së ndihmave…
54-vjeçari Valmir Lame nga Korça, ishte shpall i zhdukur nga familja, dhe sot është gjetur pa jetë në një rezervuar. Ai u konstatua i humbur pak kohë më parë, por pas kërkimeve palombarët e kanë gjetur në ujërat e rezervuarit të fshatit Kamenicë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës.
Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kompania B e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor “Shqiponja 1”. Sipas FSK-së, ky ushtrim ka pasur për qëllim vlerësimin dhe testimin e aftësive, me synimin që të sigurohet gatishmëria e lartë për përmbushjen e detyrave të planifikuara dhe arritjen e objektivave për vitin 2025. ”Përmes skenarëve të ndryshëm taktikë, pjesëtarët e FSK-së kanë demonstruar aftësi të avancuara në menaxhimin e situatave sfiduese, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në realizimin e misionit të tyre”, ka shkruar ai. Kosovapress
Kryeministri Edi Rama thotë se ka një hendek të madh mes perceptimit të publikut për rendin dhe sigurinë në Shqipëri dhe asaj që shfaqet në pasqyrat e deformuara për interesa politike, tregtare dhe mediatike. Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe besimit tek Policia e Shtetit. Kryeministri theksoi se ky anketim tërësisht i pavarur, kryhet për të gjashtën herë me iniciativën dhe nën mbikëqyrjen e qeverisë suedeze. ”Kurrë më shumë sesa sot Shqipëria nuk ka qenë e mobilizuar për ta arritur…
Gjatë ceremonisë së përcjelljes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit”, u bë virale ulja afër e Berishës dhe Ramës. Partia Demokratike shprehet se Berisha u ul në vendin e caktuar nga protokolli i Kishës Autoqefale Ortodokse. Sipas PD, pozicionimi është në përputhje me rregullat dhe traditat e kësaj ceremonie. Sqarim i drejtorit të Protokollit në PD, Ledio Nuraj Gjatë ceremonisë madhështore të mbajtur në Katedralen Ortodokse “Lindja e Krishtit” në Tiranë, me rastin e përcjelljes së FortLumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas, ka pasur përpjekje të shëmtuara për të deformuar të vërtetën mbi vendosjen e…
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj priti në një takim të veçantë, profesor Hubert Hasenauer, ish-rektor i Universitetit BOKU të Vjenës, rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranës Fatbardh Sallaku dhe rreth 50 studentë të UBT-së. Denaj tha se gjatë këtij takimi u bisedua mbi ecurinë e projektit UBT-BOKU 2030 që synon të fuqizojë arsimin dhe kërkimin shkencor në bujqësi. Ministrja vuri në dukje se me modernizimin e arsimit bujqësor, ky partneritet ndërkombëtar sjell më shumë mundësi për rreth 6000 studentë për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm të sektorit. ”UBT, tashmë në rrugën drejt një Qendre Ekselence Rajonale, do…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bën apel që qytetarët të dhurojnë gjak. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu tha se njësitë lëvizëse gjatë shkurtit do të jenë në çdo qytet të vendit. ”A ke menduar kur ishte hera e fundit që dhurove gjak? Tani, me njësinë lëvizëse të dhurimit të gjakut, ky akt human dhe jetësor vjen më pranë teje! Sot, do të jemi në Bashkinë Burrel në qendër të qytetit. Gjatë muajit shkurt njësia lëvizëse e dhurimit të gjakut do të jetë në çdo qytet të Shqipërisë bashkohu edhe ti dhe bëhu pjesë e…
Prokuroria e Posaçme ka reaguar për akuzat e ngritura nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit tha se kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe eurodeputeti grek Fredi Beleri nuk u lejuan të takojnë Ilir Metën në burg. Sipas SPAK, nga këta shtetas nuk ka mbërritur një kërkesë e tillë për të takuar Metën. “Në bazë të nenit 51 të ligjit nr.81 të vitit 2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve”, institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të vizitohen nga deputetë, pa autorizimin paraprak të Prokurorit. Në…
SPAK u vu në lëvizje për ngritjen e një strukture hetimore për krimet elektorale, në një kohë që zgjedhjet janë më 11 maj. Demokratët kanë ndërruar mendje dhe nuk pranojnë që hetimi i krimeve zgjedhore t’i lihet në dorë Altin Dumanit. ”SPAK ka refuzuar të merret me krimin zgjedhor, ndërkohë që është ndërtuar si mekanizëm për të goditur një nga aspektet më të rënda si shitblerja e votës. Letrat nuk i duhen askujt për sa kohë nuk ka efikasitet. Janë shumë vonë, sa persona dënohen për krimin e korrupsion zgjedhor që ka filluar këtu dhe në Diasporë?”, thotë Bylykbashi. Strategjinë…