Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar SPAK-un, pasi sipas tij ka penguar në mënyrë të dhunshme kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule dhe eurodeputetin, Fredi Beleri të takohen me Presidentin e PL-së Ilir Meta, në ambientet e burgut 313 në Tiranë. Për të kjo bëhet në shkelje flagrante të ligjit dhe të drejtave të njeriut, duke e akuzuar Strukturën e Posaçme si vegël të Ramës, që nuk mund të tolerohet. Postimi i plotë Në shkelje flagrante të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, SPAK ka penguar sot dhunshëm deputetin dhe kryetarin e PBDNJ, Vangjel Dule…
Author: tirana
Ramazan Mataj u vra pak javë më parë në fshatin Dobraç të Shkodrës, i cili u ekzekutua nga vëllezërit e Armela Hasaj. Ai akuzohej nga vëllezërit për përndjekje dhe prishjen e dy martesave të saj. Për këtë ngjarje ka folur nëna e dy autorëve e cila ka dhënë disa detaje për ngjarjen. Ajo është shprehur se ishte në dijeni të ngacmimeve që viktima i kishte bërë vajzës së saj, ndërsa shtoi se Armela nuk ishte e vetmja që ngacmohet nga Mataj, pasi ai ngacmonte edhe vajza të tjera. ”Kisha 4 vite që isha në dijeni të ngacmimeve të viktimës ndaj…
77 është numri me të cilin Lumbardh Salihu do të kandidojë në zgjedhjet 9 shkurtit për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, para vetes ka një rrugëtim të ri për të, të panjohur, që pritet të shihet se si do të shkojë. Në një intervistë për Telegrafin, Lumbardh Salihu ka folur më gjerë rreth vendimit të tij për t’iu futur politikës përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh edhe faktin që babai i tij Sali Salihu, në të kaluarën ishte deputet nga radhët e Vetëvendosjes. Ai shton se politikani model i…
Diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë edhe në shërbimin spitalor synon rritjen e sigurisë energjetike. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga Spitali Memorial në Fier, ku po kryhet një investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. ”Memoriali Spital Solar, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Panelet diellore, me një prodhim vjetor prej 180 MWh, do të sigurojnë kursimin e energjisë elektrike deri në 25%”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë shton edhe se diversifikimi i burimeve të prodhimit të energjisë, edhe në shërbimin spitalor, rrit sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta…
Këtë të premte u lexua aktakuza për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dedaj, të cilët kanë dhënë deklaratat e tyre para gjykatës. Naim Murseli ka deklaruar para trupit gjykues se ndihet plotësisht i pafajshëm, kurse i akuzuari tjetër Tom Dedaj e ka pranuar fajin. Pas pranimit të fajësisë shpallja e aktgjykimit për Tom Dodajn do të kryhet sot në ora 12:40. I akuzuari, Tomë Dodaj ngarkohet me veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo…
Këtë të premte filloi procesi gjyqësor për rastin e Liridona Ademajt, e cila u vra më 29 nëntor 2023. Të akuzuar janë bashkëshorti i viktimës Naim Murseli si dhe Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tomë Dodaj. Dodaj ka shitur armën me të cilën është kryer vrasja, ndërkaq aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësja Fatime Dërmaku. Tomë Dodaj është dënuar me 5 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë, pasi ka pranuar fajësinë për shitjen e armës së përdorur në vrasjen e Liridona Ademajt. Avokati Agron Kuqi tha se dënimi do apelohet në Gjykatën Supreme. Të akuzuar për vrasjen e…
Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha u shty për në datën 7 shkurt, në orën 13:00. Në seancën e sotme përfundoi mbrojtja e avokatëve të Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie. Seanca vijoi me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Beltashit, dhe dy të akuzuarve të tjerë. Argumentet e tyre u lexuan edhe nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shkp dhe Kontakt shpk. Të pandehurit Berisha dhe Malltezi, nuk ishin të pranishëm në seancë, por përfaqësoheshin nga avokatët e tyre mbrojtës. Berisha, Malltezi dhe të akuzuarit e tjerë janë në hetim nga SPAK në lidhje me çështjen e ish-kompleksit “Partizani”. Gjykata…
Ushtarët e Koresë së Veriut të dërguar për të luftuar ukrainasit në emër të aleatit të tyre Rusisë janë tërhequr nga fronti pasi pësuan humbje të mëdha, zbuluan burimet amerikane dhe ukrainase të cituara nga Neë York Times. Trupat e Koresë së Veriut, të dërguara për të përforcuar forcat ruse që përpiqen të zmbrapsin një ofensivë ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë, nuk janë parë në vijën e frontit për rreth dy javë, thanë zyrtarët. Ardhja e rreth 11,000 trupave të Koresë së Veriut në Rusi në nëntor shkaktoi alarm në Ukrainë dhe midis aleatëve të saj në Perëndim, të…
2 javë më parë kanosi një shtetas dhe i mori automjetin, sepse pretendonte se i kishte borxh një shumë parash, kapet dhe ndalohet 37-vjeçari. Policia e Durrësit njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Debt”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Në momentin e ndalimit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën një sasi Cannabisi e ndarë në doza gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak. Sekuestrohen dozat e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike dhe municioni luftarak.
Një operacion u zhvillua nga policia Tiranë kundër call centerave. Sipas burimeve ai u zbulua në një pikë që përdorej për mashtrime përmes bursave fiktive. Nga operacioni jane shoqeruar 13 persona ndërkohë është arrestuar administratori i call centerit.
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës “play-off” të Champions League në formatin e ri. Dueli që spikat është padyshim finalja e parakohshme mes Manchester City dhe Real Madrid, me Bayernin që evitoi “Qytetarët” dhe do të ndeshet me Celtic. Milani dhe Juventusi kanë evituar njëra-tjetrën, me kuqezinjtë që do të ndeshen me Feyenoord, ndërsa bardhezinjtë do të kenë përballë një tjetër skuadër holandeze, PSV Eindhoven. PSG do të ketë një derbi me Stade Brest, ndërsa takimet e tjera janë Monaco-Benfica, Club Brugge-Atalanta dhe Sporting-Dortmund. SHORTI: Club Brugge – Atalanta Sporting Lisbon – Borussia Dortmund Manchester City –…
Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke dhe dhimbje kyçesh, si dhe skuqje të lëkurës. Shkencëtarët zbuluan virusin te mushkonjat në Andaluzi, dhe ata supozojnë se ai ka qenë në Spanjë që nga viti 2017, por ai nuk ishte zbuluar deri më tani sepse kërkimet ishin të fokusuara në virusin e Nilit Perëndimor. Ky virus është shfaqur më parë në Skandinavi dhe Algjeri dhe është transmetuar nga mushkonjat nga Afrika e Veriut ose Kenia te mushkonjat lokale. Sipas mediave…