Lara Colturi ka bërë një super paraqitje në ndalesën e radhës të Kupës së Botës në Kurshevel të Francës. Këtë herë skiatorja kuqezi ndaloi kronometrin në një kohë që e renditi në vendin e gjashtë në kategorinë e Sllallomit. Tashmë strategjia dhe teknika e skiatores sonë është më e njohur me një zbritje normale në tentativën e parë, për të dhënë maksimumin dhe për të rrezikuar gjithçka për gjithçka në tentativën e dytë që është edhe më re rëndësishmja për klasifikimin përfundimtarë. Edhe në këtë ndalesë në Francë Lara arriti të jetë mes 10 më të mirave me kohën e…
Author: tirana
82% e qytetarëve ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit, sipas një anketmi për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit. Sipas sondazhit, 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “të mirë” ose “shumë të mirë” “Faktikisht është një anketim ku përsëriten po ato pyetje, dhe ku rezultatet janë aty, tregues i qartë që ka një ecuri, progres por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhen nga publiku dhe jo vullnet tjetër jashtë lirisë së plotë të publikut për t’u shprehur. Prandaj kanë natyrshmërinë dhe stabilitet të vazhdueshëm. Po…
Një sërë agjencish amerikane po hetojnë shkakun e përplasjes në ajër të një avioni pasagjerësh të kompanisë American Airlines dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura të mërkurën vonë, pranë Uashingtonit. Nuk ka asnjë të mbijetuar mes 60 pasagjerëve dhe 4 anëtarëve të ekuipazhit në fluturimin e kompanisë American Airlines, që po kryhej nga kompania e lidhur me të PSA Airlines dhe mes tre pjesëtarëve të ushtrisë amerikane që gjendeshin në helikopterin Black Hawk UH-60, njoftuan të enjten zyrtarët federalë dhe lokalë. Të dy mjetet ajrore ranë në lumin Potomak, afër aeroportit kombëtar Reagan, në dalje të Uashingtonit, në qytetin…
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha në prezantimin e anketimit për matjen e përceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit, u shpreh krenar për punën që është bërë nga blutë dhe besimin e fituar te qytetarët. Ai deklaroi se numri i turistëve tregoi se Shqipëria është një vend i sigurt. Sipas ministrit, Policia e Shtetit do implimentojë projektin ‘Smart Citty’ në 20 qytete për informimin në kohë reale të ngjarjeve që po ndodhin. “Policia e Shtetit ka bërë hapa të mëdhenj dhe të sigurt. Si drejtues i Ministrisë së Brendshme, jam krenar të them…
Këshilli i lartë Gjyqësor ka miratuar masë disiplinore ndaj Kledian Llaho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. KLGJ ka vendosur masën “Vërejtje publike”, ndaj prokurorit. Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistratit Kledian Llaho. Hetimi disiplinor i ILD-së ndaj magjistratit ka nisur bazuar në ankesën e një qytetareje, të paraqitur përmes formularit online në faqen e ILD-së, me pretendimin për zvarritje të hetimit të procedimit penal nga ana e prokurorit K.Ll.
Japonia ka regjistruar rritjen e saj më të madhe vjetore të numrit të punëtorëve të huaj në rekord, tha qeveria të martën, pasi vendi kërkon të trajtojë mungesën e fuqisë punëtore të përkeqësuar nga një popullsi në plakje. Në tetor 2024, 2.3 milionë të huaj punonin në arkipelag, një rritje prej rreth 254,000 njerëz nga një vit më parë, njoftoi Ministria Japoneze e Punës. Kjo është rritja më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 2008. Numri i punëtorëve të huaj në Japoni është tre herë më i lartë se një dekadë më parë, kur…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka bërë thirrje që 2500 fëmijë të evakuohen menjëherë nga Gaza për trajtim mjekësor pas takimit me mjekët amerikanë, të cilët thanë se ishin në rrezik të menjëhershëm për vdekje në javët e ardhshme. Të katër mjekët kishin dalë vullnetarë në Gaza gjatë luftës 15-mujore midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit, që ka shkatërruar territorin e më shumë se 2 milionë njerëzve dhe sistemin e tij të kujdesit shëndetësor. “2,500 fëmijë duhet të evakuohen menjëherë me garancinë se do të jenë në gjendje të kthehen në familjet dhe komunitetet e tyre”, postoi…
Ushtria izraelite tha më 31 janar se ka sulmuar “disa” caqe të Hezbollahut në Luginën Beka të Libanit, dy muaj pas hyrjes në fuqi të armëpushimit me grupin libanez, me të cilin zhvilloi luftime vitin e kaluar. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. “Caqet që u sulmuan përfshijnë një ndërtesë të Hezbollahut që ka infrastrukturë nëntokësore e cila përdoret për të zhvilluar dhe prodhuar armatim dhe infrastruktura të tjera…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve në Agjencinë e Shërbimeve Publike, K.M., Përgjegjës në sektorin e Transportit në Agjencinë e Shërbimeve Publike, E.N., Magazinier në Sektorin e Menaxhimit Financiar, dhe H.Ç.…
Të paktën 13 grupe pune ndodhen në terren për verifikimin e dëmeve nga përmbytjet në Durrës. Gazetari Leonidha Musaj raporton se sot situata është përmirësuar ndjeshëm. Uji pothuajse është tërhequr në të gjitha zonat e përmbytura por ka lënë pas dëme të shumta. Gjatë ditës së djeshme, bërë bërë inventari i dëmeve në 100 banesa në disa zona të përmbytura. Sot pritet të përfundojë edhe verifikimi i dëmeve në të 300 objektet e dëmtuara nga përmbytjet.
Në Bashkinë Mat u përurua Qendra Rinore Multifunksionale, një hapësirë moderne që do t’i shërbejë mbi 3200 të rinjve të Burrelit. Ky projekt është mbështetur nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, përmes Agjencisë Kombëtare të Rinisë, dhe është realizuar nga Bashkia Mat. Qendra do të ofrojë mundësi për trajnime, ndarjen e ideve mbi sipërmarrjen inovative dhe angazhimin aktiv në komunitet. Në ceremoninë e përurimit, Ministrja Bora Muzhaqi e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm për të rinjtë e Matit. “Punët e mira nuk bëhen shpejt, por bëhen me vizion të qartë dhe objektiva të vendosura për…
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave…