Author: tirana

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi teksa flet për zgjedhjet e përgjithshme më 11 maj, thotë se shpreson për një koalicion sa më të gjerë. Për të ajo që e lidh koalicionin është lista e hapur, pasi që u jep mundësi njerëzve të ruajnë identitetin partiak dhe ruajnë dhe autonominë. ”Gjykoj që partitë opozitare nuk kanë ndonjë diferencë të madhe në program. Programi është si do mundim qeverisjen socialiste dhe Edi Ramën. Pastaj kanë dhe diferenca, le ti ruajnë. Kjo është aleancë pluraliste. Moralin e ka te lista e hapur. Është dhe pragmatiste se thjeshton hartën politike të Shqipërisë. Ky është…

Read More

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci pati një takim me ekipin e Vllaznisë. Gjatë këtij takimi, Beci ka uruar kapitenin e skuadrës, Bekim Balaj për tre trofetë e fituar në ceremoninë e organizuar nga FSHF. “I garantova mbështetjen maksimale djemve kuqeblu për të ardhmen dhe sigurisht, i përcolla një urim të përzemërt për sukses në ndeshjen e ardhshme”, tha Beci në një postim në rrjetet sociale. Teuta-Vllaznia është një nga dy sfidat e së premtes, që hap javën e 23-të të Superligës, me shkodranët të cilët kthehen në fushë pas disfatës në “Loro Boriçi” me Egnatian.

Read More

Në Tiranë, Kisha Ortodokse, qindra besimtarë dhe personalitete të larta shtetërore shqiptare dhe greke, përcollën sot për në banesën e fundit Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Oratorët klerikë dhe ata shtetarë gjatë shërbesës e vlerësuan kryepeshkopin Anastas për ringritjen, pas diktaturës komuniste, e besimit dhe kishave ortodokse gjatë më shumë se 32 vjetësh në krye të Kishës Ortodokse. Krahas autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, bashkë me disa ministra të kabinetit qeveritar. Qindra besimtarë dhe personalitete kishtare dhe shtetërore u bashkuan sot në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën…

Read More

Rozana dhe Gjesti që e kemi parë në një dyshe plot momente të bukura në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, sot ata patën një debat mjaft të fortë. Të ndodhur në shpellë për shkak se u dënuan nga Vëllai i Madh për shkelje të rregullave, ata u përplasën me njëri-tjetrin kur G-Bani tha se Rozana e bëri shok banorin pas 3 dronëve që erdhën për të. Pjesë nga debati: Gjesti: Nuk mundesh me dalë nga kjo treshe. Rozana: Unë ty nuk të komentoj më, zero. Gjesti: Nuk mundesh me dalë. Rozana: Pse? E para ti nuk mundesh me…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump mbajti një fjalim të cilin e nisi me një minutë heshtje, për aksidentin ajror të ndodhur në Uashington, ku një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak. Sipas mediave të huaja, Presidenti thotë se kjo është një orë ankthi për kombin dhe një tragjedi e vërtetë. “Si një komb i vetëm, ne pikëllohemi për çdo shpirt të çmuar që na është marrë kaq papritur. Ne nuk e dimë se çfarë çoi në këtë përplasje, por kemi disa opinione dhe ide shumë të forta”, thotë Trump, duke u zotuar të sigurohet që asgjë tjetër e…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga seanca plenare përsëriti ftesën për opozitën që të votojë ndryshimet e rëna dakord mes palëve që parashikojnë mbulimin e kostos së postimit të fletës së votimit për shqiptarët jashtë vendit, si dhe lejimin e votimit të tyre edhe me një dokument biometrik shqiptar, me afat të përfunduar. Për të mbajtja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit është respekt ndaj shtetit. Manja theksoi se asnjë shtetasi shqiptar nuk i lejohet të votojë jashtë Shqipërisë me mjet identifikimi shqiptar. ”Votoni ndryshimet! Ju nuk e keni dashur votën e diasporës. Do të shkojmë deri më 11 maj”,…

Read More

Veprimet e tifozëve në javën e fundit të Superiores dhe Kategorisë së Parë kanë bërë që Komisioni i Disiplinës në FSHF të ndëshkojë me gjoba klubet e Vllaznisë, Apolonisë dhe Flamurtarit. “Lojtari i KF Skënderbeu, Sie Bismark Charles Kwarena, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. KF Vllaznia, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të…

Read More

Greqia është ”shkumbur”, pasi një tërmet me magnitutë 4.2 e shkallës Rihter ra në Evia. Sipas zgjidhjes automatike të Institutit Gjeodinamik, tërmeti u regjistrua me epiqendë 3 kilometra në perëndim të Aliverit me thellësi fokale 10 kilometra. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Athinë. Ndjeshmëria ishte e dukshme dhe lëkundjet zgjatën shumë.

Read More

Gjykata e Apelit të Romës nuk ka pranuar kërkesat e 42 emigrantëve të huaj që janë vendosur në Gjadër për azil në Itali. Ata duhet të qëndrojnë në Gjadër, teksa kanë 7 ditë kohë për të bërë rekurs ndaj vendimit të Apelit të Romës. Vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në Kampin e Gjadrit. Të kthyerit në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore.

Read More

Presidenti Bajram Begaj i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të sqarojë situatën sesi do të bëhet ripërtëritje e vetë Gjykatës këtë vit. Begaj i kujton Kushtetueses se në 2025-n duhet të ishin 3 gjyqtarët që do të ndërroheshin, përfshirë edhe mandati i Sonila Bejtjës, si emërtesë e Presidentit. Kërkesa e Begajt drejtuar Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me qartësimin dhe zgjidhjen e ngërçit të krijuar në lidhje me përtëritjen e pjesshme të Gjykatës Kushtetuese.  Presidenti argumenton se vendimi i Gjykatës për mbarimin e mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj nuk ka dhënë një zgjidhje të përgjithshme për të gjithë gjyqtarët e tjerë…

Read More

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë për vitin shkollor 2024-2025. Sipas MAS, provimi i Gjuhës Shqipe, do të zhvillohet më 19 qershor, Gjuha Amëtare për nxënësit e pakicave kombëtare më 20 qershor, Matematika më 25 qershor dhe Gjuha e Huaj më 30 qershor. Gjuhët e huaja që do të jepen si provim i detyruar janë Anglisht, Frëngjisht, Italisht dhe Gjermanisht. Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.…

Read More

Aksi rrugor Fier-Kthesa e Patosit-Fratar po i nënshtrohet një rehabilitimi. Projekti parashikon një ndërhyrje të thellë në rrugën ekzistuese, si edhe ndërtimin e disa segmenteve të reja, në gjurmë të re, për shkak të amortizimit të madh të rrugës së vjetër në disa zona. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier. Drejtori i ARRSH-së bëri të ditur detaje teknike të këtij projekti i cili përfshinë të gjithë aksin me një gjatësi prej…

Read More