Author: tirana

Ministri dhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e PD-së për votën e emigrantëve. Sa i përket mos regjistrimit të atyre që nuk kanë një pasaportë shqiptare, Balla tha gjatë seancës plenare se kjo është një praktikë që ndiqet kudo. Më pas bëri dhe ironi me deputetin e PD-së Xhelal Mziu, pasi sipas Ballës certifikatat nuk blihen më si në kohën e Mziut, por merren në e-Albania. ”Xhelal ka mbaru koha kur ishe ti ku certifikata blihej me lekë. Për ju nuk punon asnjë gjë. Ne e-Albania certifikata familjare merret në çdo moment. Ju…

Read More

Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë kërkesën e Sokol Mjacajt për lirimin nga regjimi 41 bis. I dënuar me burgim të përjeshtëm, Mjacaj kishte paraqitur kërkesë për të dalë nga regjimi i posaçëm, ku ishte vendosur me urdhër të ministrit të Drejtësisë. “Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, bazuar në nenet 471 dhe 480 të K.Pr.Penale dhe nenin 17, pika 9, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, me vendimin…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e nisi fjalën në seancë plenare me një fjalë në nder të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta më 25 janar. Teksa kërkoi që të mbahet një minutë heshtje, Spiropali tha se Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë ideoi, përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve. ”Mbështeti dhe frymëzoi besimtarët orthodhoksë me besimin te Zoti, me ndjenjat e dashurisë, respektit, tolerancës dhe solidaritetit. Ideoi, përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve orthodhoksë shqiptarë, me dijet, aftësitë, misionin dhe përkushtimin për të konsoliduar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë’,-tha Spiropali. Fjala…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës në Kuvend tha se nuk është problem TikTok-u në vend, por Encro Chat. ”Nuk është TikTok-u rrugaçi që thotë Ajatollahu i Tiranës, por është Encro Chat. Të zbardhjen lidhjet e politikës, me krimin është kusht i domosdoshëm. Damian se po flas unë, se ke pasur dhe ti! Të krijojmë Komisionin e të vërtetës, edhe kryeministri ka pasur 2-3”,-tha Berisha.

Read More

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, kërkon që të miratohet projektligji që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat. ”Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike. Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat”,-tha gjatë fjalës në Kuvend.

Read More

Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione. Deputetja e PD-së, Ina Zhupa mori fjalën për diskutimet e mbajtura në lidhje me mosdakordësinë në Konferencën e Kryetarëve. Shkak ishte kalendari dhe futja në rend ditë e investimeve stragtegjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera që ligjvënësja opozitare i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale. ”Po fusni në kalendar dhe projekt-program projektligje për qëllime elektorale. Po fusni projektligje për oligarkë, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni…

Read More

Këtë pasdite do të mblidhet Kuvendi, në një seancë plenare me 16 pika. Pritet të sjellë debate të forta në sallë mes kampeve politike, mazhorancë-opozitë, për shkak të disa prej projektligjeve në rend. Një prej tyre edhe ai i investimeve strategjike, që është shtyrë deri në Dhjetor 2026 për regjistrim, për shkak të thithjes të sa më shumë investitorëve sipas PS, por që opozita e quan klientelist dhe me qëllime elektorale. Nga ana tjetër PD i quan nisma elektorale dhe është shprehur kundër tyre. Pritet të diskutohen edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për shkak të votës së Diasporës dhe veçanërisht…

Read More

Xheneta Fetahu, e renditur e dyta në ”Big Brother Kosova Vip 3”, sot ka folur për herë të parë. Teksa kërkon ndjesë që nuk ka qenë aktive dhe se duhet të tregojmë pak durim, ajo nënvizon në mesazhin e saj se kërkon mëshirë kur e nxerni mllefin që keni brenda. ”Të kuptoni që kjo periudhë është e rëndësishme për mua. Për gazetarët, një apel për kujdes më të madh në përdorimin e fjalëve, sepse loja ka përfunduar dhe tani jam në jetën reale”. Postimi i plotë Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dje njoftoi Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Trump. Në mesin e tyre është edhe SPAK. Vetë Prokuroria e Posaçme ka reaguar, duke theksuar se ky institucion mbështetet tek buxheti i shtetit. ”Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e…

Read More

Bundestagu debatoi në një atmosferë të nxehtë për mënyrën e duhur të veprimit në politikën e azilit dhe të imigracionit. Debati u ndez nga lideri i opozitës konservatore, kreu i CDU-së, Friedrich Merz, i cili është një pretendent i fortë për t’u bërë kancelar i ri pas zgjedhjeve të reja në Bundestag më 23 shkurt. Grupi i tij parlamentar, i përbërë nga CDU dhe partia e saj simotër në Bavari, CSU, kishte paraqitur dy mocione në Bundestag që synonin ashpërsimin ndjeshëm të politikës së migrimit. Një nga mocionet u miratua me votat e AfD-së, e cila ka elementë të ekstremit…

Read More

Qindra studentë serbë kanë nisur një marshim nga Beogradi drejt qytetit të Novi Sadit, në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë tronditur vendin pas shembjes së çatisë në një stacion treni, që sipas tyre ishte rezultat i korrupsionit të thellë. “Qarkullimi në rrugën e marshimit do të pezullohet dhe do të ridrejtohet. Anëtarët e policisë së trafikut dhe të departamentit të rendit publik, si dhe autoambulancat dhe cisternat me ujë, do të vendosen përpara dhe pas kolonës”, tha ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç. Zemërimi për shembjen e strehës në nëntor, që la të vdekur 15 persona, është përhapur në…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka goditur SHBA-në, ku një avion i American Airlines me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar pas një përplasjeje në ajër me një helikopter të ushtrisë amerikane Black Hawk me tre ushtarë. Burimet mediatike kanë raportuar se 30 trupa janë nxjerrë deri tani nga lumi Potomac, ku ranë të dy avionët. Rreth 300 punonjës të ndihmës së shpejt po punonin në operacionin e shpëtimit, shkruan Guardian. Lumi Potomac është rreth 8 metra i thellë ku avioni u rrëzua rreth orës 21:00 me orën lokale të së mërkurës mbrëma. Avioni, fluturimi 5342 i American…

Read More