Author: tirana

Në Shkodër situata nga grupi ndodhet në pikën kulminante por nga ana tjetër qytetarët neglizhojnë vaksinimin kundër gripit dhe komplikacioneve të tij. Arben Xhabija, kryevaksinator pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër thotë nga 14 mijë doza të ardhura deri më tani janë vaksinuar vetëm 9300 persona ndërsa, 4700 vaksina kanë mbetur ende të pa aplikuara në këtë sezon dimri. “Që nga tetori i kaluar kemi filluar vaksinimin ndaj gripit dhe deri më tani janë 9300 doza të aplikuara në Shkodër. Është periudha më kulminante e gripit. Gjatë javës që kaloi janë 600 raste me grip. Vaksinimi nuk është…

Read More

NJë 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia, është arrestuar këtë të mërkurë. Mësohet se ai mashtroi një pronar të bagëtive për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë dhe i mori rreth 40 mijë euro. 34-vjeçari nuk kishte ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërmjetësuesi”. Kapet dhe vihet në pranga një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda. Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe si rezultat i koordinimit të…

Read More

“Komuniteti ortodoks është sot në zi, kryepeshkopi Antatas e përfundoi detyrën e tij sipas rendit të aposutjve. Jeta e tij, fort e gjatë, por mbi të gjitha fortkuptimplotë, ishte një jetë për kishën, në atë kuptim plenar që merr, mbajtur 1700 vjet më parë, nën kujdesin e Kostanidnit në madh. Plot 33 vite ungjillëzim në viset e Shqipërisë, janë një shfër teje domethënëse. Jeta e tij Anastas Janullatos, ishte një jetë tërësisht e përmbyshur, u realizua ëndrra e një fëmije. Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka eprëndisë, pordoja t’i jepesha plotësisht atij.”, theksoi Rama.

Read More

“Një herë si apostull modest, një herë tjetër si mbështetës pa zhurmë i studentëve. Ne përulemi për këtë personalitet. Një intelektual i besimit, shërbëtor i përulur i të afërmve të tij. Shembull i ndriçuar i një aktiviteti të tij, mungesa do të jetë e pazëvendësueshëm. Një fener i ortodoksisë përmes besimit. Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk. Shumica e të pranishmëve e dinë se çfarë arriti Anastasi që në çastet e para që erdhi në Shqipëri. Duke marrë forcë nga besimi i tij i thellë, ndërtoi qindra kisha dhe dorëzoi klerikë të rinj, hapi qendra shëndetësore dhe bamirësie.…

Read More

Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët. Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka shtuar numrin e sporteleve ku mund të tërhiqen abonetë, duke u ardhur në ndihmë pensionistëve. Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat e mëposhtme për pajisjen me Abone Pensionisti: Përfituesit e “Abonesë së Pensionistit” duhet që të paraqiten personalisht, për tërheqjen e abonesë, pranë pikës së shpërndarjes, ku të jetë i pajisur me kartën e identitetit…

Read More

Një person ka kërcënuar personelin e shërbimit mjekësor në repartin e dializës, në Korçë. Burime të siguruara thanë se një pacient i shërbimit të dializës paraditen e sotme ka hyrë brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar infermierët e dializës se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit, shkruan A2. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, brenda repartit kanë qenë 20 pacientë duke marrë shërbimin e dializës, por ndërhyrja e shpejtë e forcave të policisë ka shmangur një ngjarje shumë të rëndë. I njëjti burim tha se pacientit i ka rënë nga dora bidoni i benzinës…

Read More

Arrestohet autori i zjarrvënies së një automjeti më 23 Janar në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan. Në fillim u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por më pas rezultoi se 36 vjeçari ka hedhur benzinë në automjetin e parkuar, duke bërë që të digjet pjesërisht edhe një tjetër mjet aty pranë. Sipas policisë, 36 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, ndërsa tani përballet me akuzën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Read More

Një dron rus goditi një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy në orët e para të mëngjesit duke vrarë katër persona dhe duke plagosur nëntë, përfshirë një fëmijë, thanë autoritetet rajonale. Guvernatori Volodymyr Artyukh tha se shërbimet e urgjencës po evakuonin banorët nga pjesë të ndërtesës. Sulmi shkatërroi pesë apartamente dhe dëmtoi më shumë se 20 makina, sipas autoriteteve. Rajoni, i cili kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë, ku Ukraina nisi një inkursion në gusht 2024, është shënjestruar vazhdimisht nga dronët rusë.

Read More

Për herë të parë pas një kohe tepër të gjatë, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë bërë bashkë në homazhet për kryepeshkopin Anastas Janullatos. Siç shihet në këto pamje, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. rama berisha homazhe anastas (1) Dy liderët kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.

Read More

Edhe pse reshjet kanë pushuar e dielli ka dalë, shumë banesa dhe objekte në qytetin e Durrësit kanë prani të lartë uji. Situata paraqitet e rënduar në zonën e ish-Kënetës, ku rrugët dytësore vazhdojnë të jenë të pakalueshme, pasi niveli i ujit nuk ka rënë. Situatë problematike mbetet në Shkozet, Sukth, Katundi i Ri. Uji ka hyrë në rreth 300 banesa në total, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund…

Read More

Analisti i njohur Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij me Linda Ramën në një event të përbashkët. I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ai u shpreh se me Linda Ramën kanë lidhje familjare dhe se janë kushërinj dhe se ishin takuar në atë darkë pas më shumë se 50 vitesh. Ai tha se pas kësaj fotoje ka marrë shumë sulme kryesisht nga njerëz të politikës duke e cilësuar “si komunist” apo etiketime të tjerë, pa ditur në fakt se ata janë kushërinj. “Fatkeqësisht shoqëria jonë…

Read More