Shtëpia e Bardhë ka anuluar një urdhër që autorizon ngrirjen federale të qindra miliarda dollarëve në grante dhe kredi. Është e paqartë se çfarë e ka nxitur kthesën e dukshme. Ushtruesi i detyrës së kreut të zyrës së buxhetit të Shtëpisë së Bardhë kishte udhëzuar agjencitë që të ndalonin përkohësisht të gjitha aktivitetet që lidhen me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale. Zyra tha se masa kishte për qëllim t’i jepte kohë administratës së re për të vlerësuar se cilat grante dhe kredi ishin në përputhje me axhendën e tyre. Urdhri shkaktoi konfuzion të gjerë se cilat…
Author: tirana
Me debate të forta u shoqërua takimi në Këshillin Bashkiak të Vlorës, ku u tentua për të kaluar një sipërfaqe toke në favor të një firme ndërtimi. Kjo ishte hera e dytë që po përpiqeshin të merrnin këtë tokë, e cila ndodhet në Lungomare dhe është objekt i një procesi gjyqësor, duke u kërkuar që fillimisht të kalonte në pronësi të bashkisë dhe më pas kompanisë ndërtuese “Lazaj 2002”. Debatet u intensifikuan për shkak të dyshimeve të hedhura nga këshilltarët e djathtë mbi procedurën e ndjekur për kalimin e tokës brenda një kohe të shkurtër, duke theksuar se kjo sipërfaqe…
Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për mjekun Arvin Dibra, në shumë dy milionë lekë të reja. Ky vendim vjen disa muaj pasi mjeku kirurg i QSUT-së, mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht kur u hodh në lumin Buna për t’u larë dhe u përplas me gurët në thellësi, duke shkaktuar dëmtime serioze. Pas ndihmës së marrë në Shqipëri, ai më pas u nis drejt Italisë për trajtim të mëtejshëm. Gjendja shëndetësore e doktorit, i cili ka gjithashtu nënshtetësi italiane, nisi të përmirësohej pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme për të trajtuar dëmtimet në pjesën…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate për mediat në lidhje me financimet e huaja që bën SHBA. Zyra e shtypit të DASH shkruan se me këtë vendim po eliminohen shpenzimet e panevojshme. Në deklaratë theksohet se në këtë fazë janë shkurtuar më shumë se 1 miliard shpenzime. “Amerikanët janë një popull punëtor dhe bujar, që kanë sakrifikuar gjakun dhe pasuritë e tyre për të ndihmuar njerëzit e tjerë në të gjithë botën. Por asnjë komb i huaj nuk ka të drejtë për këto përfitime, dhe asnjë program ndihme të huaj nuk është mbi shqyrtimin. Pauza…
Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen të izoluar në një dhomë të veçantë të shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, si ndëshkim nga Vëllai i Madh për thyerjen e rregullave. Kjo situatë ka sjellë afrime të papritura mes banorëve, duke i shtyrë ata të ndajnë më shumë nga jeta e tyre personale. Gjatë ditës së sotme, Klajdi vendosi të hapet me Rozanën, me të cilën ka patur debate të ashpra më parë. Në një moment të sinqertë, këngëtari i zbuloi një sekret që deri tani nuk ishte bërë publik: ai ka qenë i dashuruar me Elvana Gjatën. ”Kam qenë i…
Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, për ministrinë e Drejtësisë, për organizimin e Kongresit Botëror të së Drejtës 2027, në Tiranë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
Kreu i PD, Sali Berisha ka prezantuar programin e PD-së për transformimin e arsimit në Shqipëri, duke theksuar se synon dyfishimin e rrogave për arsimtarët dhe të buxhetit për arsimin. Ai kritikoi tarifat e larta të studimeve universitare në Shqipëri, duke theksuar se ato janë ndër më të lartat në Evropë, duke e krahasuar situatën me tarifat e universiteteve në Britaninë e Madhe dhe Holandë. Berisha theksoi se tarifat e studentëve në Shqipëri, kur krahasohen me rrogat e qytetarëve të këtyre vendeve, dalin më të larta, dhe i cilësoi ato si një gabim të madh. Ai u shpreh se kjo…
Në Durrës janë shfaqur disa problematika si pasojë e motit të keq. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se një ekskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve. Sipas AKMC-së, ka rritje të nivelit të ujit në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Ka prani të ujit në disa zona të qytetit si dhe në Shkozet, ish-magazinat e Agrotransportit, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi dhe Lagjja “17 Nëntori”. Uji ka depërtuar gjithashtu në oborret e disa shtëpive në zonën e…
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për ndërprerjen e fondeve pas urdhrit të presidentit Donald Trump. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”. Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet: Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë…
Homazhet në nderim të Kryepeshkopit Anastas Janullatos kanë vijuar edhe këtë të mërkurë në Katedralen Ortdhodhokse “Ngjallja e Krishtit”. Me dhjetëra besimtarë por dhe personalitete nga fusha të ndryshme të jetës morën pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit para ceremonisë mortore që do të mbahet të enjten. “Kemi ardhur nga Saranda për t’i dhënë lamtumirën kryepeshkopit”, tha një qytetar. “Do e nderojmë se na ka ndihmuar shumë”, u shpreh një tjetër qytetar. I pranishëm për t’i bërë homazhe kreut të Kishës Ortodokse ishte edhe kreu i Komunitetit Bektashi, Baba Mondi. “Fortlumturia është personalitet i Kishës Ortodokse Shqiptare, i cili…
Laboratori i Medieve Digjitale, në departamentin e Gazetarisë pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë (Universiteti i Tiranës) është investimi më i ri në praktikat mësimore të studentëve, i pajisur me teknologjinë më të përparuar, i cili do t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, por jo vetëm. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga vizita në këtë departament, i pajisur me një infrastrukturë e re që i shërben rritjes së cilësisë së mësimdhënies. Së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Rama u takua dje me studentë e pedagogë, me të cilët improvizoi më pas një podkast, si personazh i…
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë të aplikojnë për t’u regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë. KQZ shkruan se aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime, ndërsa të dhënat personale të tyre mbrohen sipas ligjit. Emigrantët ftohen të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER. ”KQZ Shqipëri u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të…