Author: tirana

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Luxury Cars”, teksa vëllai i tij është proceduar penalisht. Nga hetimet ka rezultuar se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë trafikuar në Shqipëri, automjete të vjedhura, kryesisht në Itali. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMW X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të zbardhur raste të tjera të trafikimit të mjeteve, që mund të kenë kryer këta shtetas.

Read More

Një video e re e publikuar në rrjetet sociale, shfaq momentin kur një aeroplan ushtarak F-35 i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë bazës ajrore në Alaska gjatë të martës. Aeroplani i avancuar luftarak u përplas rreth orës 12:49 në bazën ajrore Eielson në Alaska. Piloti është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për vlerësim, por nga ushtria kanë bërë të ditur se është jashtë rrezikut për jetë. Gjithashtu u theksua se kanë filluar hetimet, ka konfirmuar koloneli Paul Townsend, komandant i Brigës së 354-të në Eielson. Në video shihet aeroplani F-35 duke u rrokullisur dhe rënë në mënyrë spirale në drejtim…

Read More

Dorëheqje tani në këmbim të tetë rrogave të paguara deri në shtator: Presidenti amerikan befasoi me ofertën e bërë punonjësve federalë, që nuk duan të kthehen në zyrë, lëvizje kjo që synon tkurrjen e qeverisë amerikane. Në një email dërguar miliona punonjësve, administrata e tij i informoi punonjësit se kanë kohë deri më 6 shkurt për të vendosur nëse duan të jenë pjesë e programit të “dorëheqjes së shtyrë”. Nëse ata pranojnë të lënë punën e tyre deri në atë datë, mesazhi thotë se ata do të përfitojnë nga paketa që u garanton 8 muaj paga. Administrata Trump pret që…

Read More

Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga marrëveshja e Parisit për klimën më 27 janar 2026, thanë Kombet e Bashkuara të martën pasi Uashingtoni njoftoi zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për vendimin e presidentit Donald Trump për t’u dorëhequr. Presidenti amerikan Donald Trump fillimisht tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja për klimën në vitin 2019. Megjithatë, ish-presidenti Joe Biden e riktheu menjëherë në ditën e tij të parë në detyrë. Pak ditë më parë, kur Trump bëri sërish betimin si president nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të tërhequr përsëri SHBA-në nga marrëveshja.

Read More

Këngëtari amerikan, Ryan Whyte Maloney ka vdekur në moshën 44-vjeçare. Policët zbuluan se ylli i muzikës vrau veten, pasi u gjet me një plagë me armë zjarri në kokë, për People. Whyte Maloney, nga Traverse City, Michigan, mahniti gjyqtarët e The Voice US në audicionin e tij dhe të katër trajnerët në panel u kthyen. Ai u bashkua në ekipin e Blake Shelton dhe ishte një nga pesë artistët më të mirë të kantautorit. Whyte Maloney vendosi t’i jepte fund jetës së tij, teksa ende nuk është zbuluar arsyeja pse artisti vendosi ta bënte këtë gjë.

Read More

Air Albania ka reaguar pas akuzave të Arbën Ahmetajt, gjatë intervistës së tij për Çim Pekën, ku deklaroi se kompania ajrore Air Albania ka falimentuar. “Në përgjigjie të interesimit të disa mediave lidhur me deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mbi kompaninë Air Albania, informojmë se: Zoti Arben i detyrohet kompanisë sonë një shumë të konsiderueshme, pasi ai dhe familjarë të tijët kanë udhëtuar me Air Albanian pa paguar biletat. Në mënyrë të përsëritur zoti Arben ka premtuar se do ta shlyejë kompaninë, por kjo nuk ka ndodhur akoma. Lidhur me akuzat e tjera të tij, mund të themi vetëm se…

Read More

Prej një ore rruga nacionale Maqellarë-Peshkopi është bllokuar në afërsi të Melanit.Dhjetra makina e kanë të pamundur të lëvizin.Shkak janë bërë punimet në këtë segment rrugor.Drejtuesit e mjeteve shprehen se firma duhet të kishte punuar gjatë natës për të evituar bllokimin e rrugës e cila është mjaft e frekuentuar.Policia rrugore ka nisur punën për disiplinimin e mjeteve por situata është mjaft problematike.

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar një plan masash në kuadër të hetimit dhe parandalimit të krimeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Këto masa janë lëshuar me Urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, më 24.01.2025, bazuar në legjislacionin penal dhe procedural në fuqi, si dhe në zbatim të “Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”, të këtij institucioni. MASAT KRYESORE:Ngritjen e një grupi hetimor (Task Forcë):Grupi hetimor përbëhet nga a) një Strukturë Qendrore dhe b) grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë…

Read More

Vlora është përfshirë nga moti i keq gjatë paradites së kësaj të mërkure. Reshjet intensive të shiut kanë sjellë probleme me prezencën e ujit në disa akse në qytet. Ndërkohë, për shkak të motit, konfirmohet që pezullimi i lundrimit do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme.

Read More

Një sondazh ka treguar se 85% e groenlandezëve nuk dëshirojnë që ishulli i tyre, një territor danez gjysmë autonom, të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara, raportoi e përditshmja daneze Berlingske. Presidenti amerikan Donald Trump tha në fillim të këtij muaji se Groenlanda ishte jetike për sigurinë e SHBA dhe Danimarka duhet të heqë dorë nga kontrolli i ishullit të rëndësishëm strategjik. Sondazhi tregoi se vetëm 6% e grenlandezëve janë në favor të bëhen pjesë e SHBA-së, dhe 9% të pavendosur. Danimarka tha të hënën se do të shpenzonte 2 miliardë dollarë për të rritur praninë e saj ushtarake në…

Read More

Ka përfunduar rreth mesnate verifikimi i emigrantëve, të cilët mbërritën mëngjesin e së martës në portin e Shëngjinit, nga anija e marinës italiane “Casiopea”. Pas procedurave që zgjaten rreth 13 orë u vendos që 5 prej emigrantëve të kthehen në Itali pasi rezultuan minorenë ose me probleme shëndetësore, ndërsa 44 të tjerët u dërguan në tre grupe në kampin e Gjadrit. Transporti i tyre me autobus u bë nën masa të rrepta siguria, ku shoqëroheshin nga Policia Shqiptare dhe Karabinierët italianë. 44 emigrantët do të presin në tokën shqiptare fillimisht vendimin e Gjykatës së Romës që pritet të vendosë brenda…

Read More