Author: tirana

Sa një kafe zgjati aventura e katër emigrantëve që mbërritën mëngjesin e sotëm në portin e Shëngjinit, në bazë të marrëveshjes së arritur mes qeverive Rama dhe Meloni. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mes 49 emigrantëve që u akomoduan në Shqipëri, 3 të mitur dhe një person me probleme shëndetësore do të kthehen sonte në mbrëmje në Itali, duke bërë kështu vetëm një xhiro vajtje ardhje në dy brigjet e Adriatikut. 49 emigrantët nga Bangladeshi, Egjipti dhe Gambia ishin shpëtuar gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të Lampedusës. Në hotspotin “italian” të Shëngjinit, azilkërkuesit do të identifikohen dhe…

Read More

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë vizitoi sot në Divjakë fabrikën e përpunimit të qumështit “Extra Milk”, produktet e të cilës tregtohen sot edhe në Shtetet e Bashkuara. Balluku tha se kjo kompani është ndër më të suksesshmet në zonën e Myzeqesë. “Puno-fito-investo”, me këtë moto në vitin 1992, Vullneti hodhi hapat e parë për të ndërtuar një fabrikë të përpunimit të qumështit. Kompania “Extra Milk”, jo vetëm është konsoliduar në tregun tonë, përmes tregtimit të produkteve cilësore e të veçanta, por eksporton prodhimet edhe në Shtetet e Bashkuara. “Kam marrë një mision, kam vendosur të promovoj…

Read More

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është nën hetim për ndihmë dhe nxitje në lirimin dhe riatdhesimin e komandantit libian Almasri, i kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Për këtë lajm ka reaguar edhe vetë Meloni, e cila thotë se nuk mund të shantazhohet. ”Prokurori Publik Francesco Lovoi, i përfshirë edhe në gjyqin e dështuar të Matteo Salvinit për rrëmbim, sapo më dërgoi një njoftim hetimi për ‘krimet e ndihmës dhe përvetësimit në lidhje me çështjen e riatdhesimit të shtetasit Almasri. Mendoj se ajo që ishte e vlefshme dje vlen edhe sot: Nuk mund të shantazhohem dhe nuk jam e frikësuar, ka…

Read More

Shkodra është përgjakur këtë të martë nga tre aksidente të rënda, ku tre të moshuar kanë humbur jetën. Policia bën të ditur se në dy raste makina ka përplasur të moshuarit teksa ata po lëviznin me motor, ndërsa në një tjetër rast, makina ka përplasur biçikletën, ku për pasojë drejtuesi I saj ka ndërruar jetë. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit: K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur jetën në…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë Këlcyrë i dyshuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Punonjësi i policisë gjatë drejtimit të mjetit tip “Citroen” në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur fshati Ribaj është përplasur me mjetin tip “Nisan”, ku si pasojë kanë ngelur të dëmtuar pasagjerët e mjetit tjetër, shtetasit D. H., 57 vjeç dhe shtetasi R. S., 59 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Përmetit,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me përfaqësues të aplikacionit Tik Tok, teksa ishte i pranishëm në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës. Teksa u pyet nga një studente e gazetarisë lidhur me mbylljen e Tik Tok, Rama tha se aplikacioni do të mbyllet, pasi nuk ka zgjidhje tjetër dhe se i janë parashtruar shqetësimet përfaqësuesve. ”Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me TikTok-un, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë…

Read More

Më 24 mars, Shqipëria luan ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në orën 20:45 dhe do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”. Federata e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga kjo e martë kanë mundësi që të blejnë biletat e tyre që tani. FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm online dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. Çmimet e biletave janë rritur ndjeshëm sërish edhe pse përballë do të jetë një kundërshtar modest si Andorra. Ato variojnë nga 2…

Read More

4-5 aksidente janë regjistruar në ditë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nga janari-dhjetor u regjistruan 1.666 ngjarje rrugore, 30% më shumë sesa në vitin 2023. Nga ana tjetër ulur vdekshmëria në aksidente rrugore në 10.5% të aksidenteve, nga 14.9% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. 90% të rasteve ngjarjet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Grupmoshat e reja vazhdojnë të mbeten më problematikët, pasi numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga shoferët e moshes 25-34 vjeç dhe ato nën 24 vjeç. Dhjetori i vjetshëm pati një ulje…

Read More

Arkëmorti me trupin e pajetë të Kryepeshkopit Anastasi ka mbërritur në Tiranë. Besimtarët janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” për homazhe në nderim të kreut të Kishës Ortodokse, i ndarë nga jeta në spitalin “Evangelismos” në Athinë, mëngjesin e së shtunës. Kambanat e vajit vijuan të binin gjatë gjithë kortezhit ndërsa besimtarët e shumtë e pritën arkëmortin me lule dhe degë dafine të cilat simbolizojnë paqen dhe mirësinë. Në homazhet për Kryepeshkopin Anastas do të marrë pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar. Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e…

Read More

Partia Demokratike ka sulmuar sërish Gjykatën e Lartë, pas sqarimit që dha për caktimin e relatorit Sokol Binaj në çështjen e Ervin Salianjit i cili kërkon pafajësinë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo sulmoi Gjykatën e Lartë duke thënë se i zhvendos rregullat dhe ligjet sipas dëshirës apo nevojës. Sipas Garos, Salianji është një i dënuar politik dhe sipas saj është ngritur shqetësimi i manipulimin e procesit në Gjykatën e Lartë. DEKLARATË PËR MEDIA ZËDHËNËSJA E PD, FLORIANA GARO Gjykata e Lartë reagoi dje pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe të deputetit…

Read More

Avokati Gjovalin Ulndreaj ndërroi jetë në spital, pasi ishte ndjerë keq gjatë zhvillimit të një seance në Gjykatën e Apelit. Ngjarja ka ndodhur në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku po zhvillohej një gjykim penal. Avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit. “Gjatë zhvillimit të gjykimit, avokati ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë. Në vijim të komunikimit me familjarët…

Read More

PS nuk e pranon kërkesën e PD që në zgjedhje të votojnë edhe shqiptarët pa dokumente shqiptare. Damian Gjiknuri e sheh këtë kusht si një alibi për humbjen, ndërsa ju kërkon që të reflektojnë për të votuar ndryshimet në kod të dakordësuara. ”Kjo çështje është trajtuar që para një viti. Kemi rënë dakord që shtetasit duhet të votojnë me një nga dokumentet që njeh shteti shqiptar dhe këtë e kanë pranuar të gjitha palët. Edhe kur ishim në bisedime pranë KQZ e njëjta qasje ka qenë, madje nuk është ngritur ndonjëherë si problem. Madje me njëri-tjetrin thoshim kjo është absurde.…

Read More