Author: tirana

Biznesmeni Elton Iliriani ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale e këngëtares Parashqevi Simaku dhe divorci i saj me ish-bashkëshortin Robert Nolfe. Ai ka lexuar një deklaratë të gjatë të bërë nga Nolfe, ku ai ka ndarë arsyet e ndarjes nga Simaku dhe vendimin e gjykatës për kujdestarinë e djalit të tyre, Luke. Robert Nolfe shpjegon se në fillimet e divorcit, ai nuk kërkoi kujdestarinë e djalit, por vetëm të kishte mundësinë ta takonte atë dy herë në javë. Ai pranoi që për shumë vite të paguante qiranë e shtëpisë ku jetonte Parashqevi, nga viti 2007 deri në 2018,…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi sot një takim me raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Andreas Schieder. Diskutimet u fokusuan mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt integrimit në BE, ku Bardhi ka bërë thirrjen që vendit nuk i duhet një pushtet qorr në dorë të krimit dhe korrupsionit. Postimi i plotë Sot u takova me eurodeputetin dhe Raportuesin e ri të Parlamentit Europian për Shqipërinë z. Andreas Schieder. Duke e falenderuar për mbështetjen që Parlamenti Europian ka dhënë për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në emër të opozitës kërkova vëmendje të…

Read More

Atë e njohin të gjithë si një fotograf dhe kameraman mjaft të zotin, sidomos yjet e estradës në Diasporë. Por Dini Gashi nuk e ka harruar pasionin e tij për muzikën, sidomos atë në zhanrin rap, ku mësojmë se ai do t’i rikthehet skenës. Është koha për të tashmë dhe ai ka tre projekte të fuqishme muzikore që pritet t’i lansojë një nga një në tregun muzikor. Ndërsa, nëse e keni ndjekur podcastin “Talk with Afrona Dika” dhe ju duket vizualisht bukur, është dhe dora e Dinit, pasi ai aty vazhdon ta filmojë atë. Djaloshi me origjinë nga Kosova, por…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, në lidhje me ndërtimet e shkollave në Tiranë. Rama në një video-mesazh ka vleresuar punën e Bashkisë së Tiranës duke deklaruar se janë ndërtuar deri më tani 45 shkolla të reja, ndërkohë që ka shtuar se 10 të tjera janë në proces ndërtimi. Po ashtu Rama ka theksuar se historia e grabitjeve të oborreve të shkollave në Tiranë është histori e vjetër dhe e rrumpallës së viteve ’90.  “Patjetër Adrian, të ftoj të dalim bashkë një xhiro nëpër Tiranë, dhe t’i shohim bashkë shkollat. Por duhet të marrim bukë me vete,…

Read More

Edi dhe Driloni që brenda në ”Big Brother Kosova Vip 3” ishin shokë, sot jo më. Ka qenë Edi i cili ka ndarë me publikun disa gjëra përmes një live të bërë në Instagram. Ai tregon se i ka mbetur hatri nga Driloni, pasi e ka përkrahur pa kushte sa ishte brenda, por edhe ka qëndruar me familjarët e tij jashtë. I njëjti ka listuar disa gjëra, ku ka zbuluar se ai nuk ia ka kthyer fjalët, e që njëherësh e ka respektuar dhe i ka qëndruar besnik deri në moment të fundit. Deklarata e plotë Përshëndetje të gjithëve, mundësisht…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sot me dije se opozita do të zhvillojë protestë kombëtare më 8 shkurt. Analisti Mentor Kikia thotë se aksioni i PD-së nuk është mosbindje civile, pasi ka vetëm protesta të herë pas hershme. ”Protestat e PD nuk kanë lidhje me atë që quhet mosbindje civile. Mosbindja është proces i vazhdueshëm dhe nuk është aksion politik që ndërmerret herë pas here. Megjithatë PD e ka emërtuar mosbindje, por është një mjet si protesta që thërritet herë pas here nga PD. Ka ftuar protestën e radhës përtej emërtimeve të Berishës si më e madhja në…

Read More

Nëna e 12-vjeçarit nga Maliqi i cili humbi jetën në 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSUT ka rrahur mjeken. Sipas saj, mjekja ka neglizhuar mjekimin e djalit të saj. Policia ka nisur hetimin mbi rastin, pas kallëzimit të mjekes së spitalit pediatrik. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, për shtetasen R. S., 44 vjeçe, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja J. B., mjeke në Spitalin Pediatrik, se 44-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, në ambientet e këtij spitali, me pretendimin se ajo ka…

Read More

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Profili”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Xh., 45 vjeç dhe A. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e…

Read More

Pas intervistës së ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe akuzave të tij ndaj qeverisë, Kryetari i PD Sali Berisha lajmëroi zhvillimin e një proteste kombëtare. “Çdo ditë që kalon me këtë kryekriminel është ndëshkim për çdo qytetar shqiptar, PD e cila prej kohësh ka shpallur mos-bindje civile si rrugën e vetme të qëndrimit ndaj kësaj qeverie, më 8 shkurt fton në protestën më të madhe kombëtare që ka njohur Shqipëria,” deklaroi Sali Berisha

Read More

Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit të Ri Hënor. Këtë vit, festa është zgjatur në gjashtë ditë dhe do të zgjasë deri të enjten, pasi qeveria vendosi ta bëjë të hënën një festë të përkohshme kombëtare. Sipas Korea Expressway Corp, udhëtimi nga Seuli në qytetin port juglindor të Busanit, rreth 320 kilometra larg, duhej të zgjaste shtatë orë e 20 minuta, ndërsa udhëtimi për në Gangneung, një qytet rreth 170 kilometra në lindje të kryeqytetit, llogaritet në tre orë e 50 minuta. Trafiku dalës nga Seuli pritet…

Read More

India dhe Kina kanë rënë dakord të rivendosin fluturimet direkte pas pothuajse pesë vjetësh, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë. Të dyja palët së shpejti do të mbajnë një takim për të rënë dakord për një kornizë për fluturimet, tha ministria përkatëse pas një takimi midis Ministrit të Jashtëm të Indisë dhe Ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, raportoi Reuters. Ministria e Punëve të Jashtme kineze konfirmoi këtë informacion, duke shtuar se gjatë takimit në nivel zëvendësministrash është rënë dakord edhe për një shkëmbim gazetarësh mes dy vendeve. Marrëdhëniet midis Indisë dhe Kinës u përkeqësuan pas ngecjes së…

Read More

Të mbijetuarit e Aushvicit përkujtuan 80-vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes dhe shprehën shqetësimin për rritjen e antisemitizmit dhe ksenofobisë në Evropë e më gjerë. Kthimi te “muri i vdekjes” – ku u kryen shumë ekzekutime – mbetet një plagë ende e hapur për shumë të mbijetuar. Tova Friedman, një nga të mbijetuarat, kujtoi momentet e tmerrshme kur u nda nga babai i saj dhe u dërgua në kampin nazist të asgjësimit Auschwitz-Birkenau: “Na ngarkuan në vagona bagëtish, burrat veçmas dhe gratë veçmas. U mbajta fort pas dorës së nënës sime në atë vagon të errët, ndërsa britmat dhe…

Read More