Author: tirana

Erion Braçe, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë. Në mbledhjen e njësisë 5 të Partisë Socialiste, ai u prezantua nga kryeministri Edi Rama. Sot, Braçe ka reaguar përmes një postimi në Instagram. “Punë e re. Tiranë e Re, Komunë, Stadiumi Dinamo, Vasil Shanto, Parafabrikatet, Pallati me Shigjeta, Selitë, apo ish Bllok. Kush dëshiron të të jetë me në, të bëjë beteje e të fitojë, është i mirëpritur. Jo vetëm, me kë të dojë!”-shkruan Braçe.

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e mbarëvajtjes së homazheve për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që do të bëhen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Në zbatim të këtyre masave, nga ora 15:00 e datës 28.01.2025 deri në orën 14:00 të datës 30.01.2025, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:– segmenti rrugor “Ibrahim Rugova”, nga Banka e Shqipërisë deri tek degëzimi me Gjykatën e Lartë. Devijimi i mjeteve për këtë segment të bllokuar do të bëhet në…

Read More

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e së martës në aksin rrugor Levan-Tepelenë në Varibob. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Read More

Sannet e ka humbur kujdestarinë e dy fëmijëve të saj – të dy nën 12 vjeç – pasi është rimartuar. Një gjykatë për familjen në rajonin rus të Kaukazit Verior ka marrë vendim në të mirë të ish-burrit të saj, i cili ka thënë se nuk dëshiron që fëmijët e saj të rriten me njerkun e tyre.Rasti i Sannetit nuk është i pazakonshëm në këtë rajon konservator me shumicë myslimane, ku fëmijët konsiderohen shpesh si pronë e baballarëve të tyre apo familjarëve të babait. Këto besime lokale ndeshen me ligjin rus. Megjithatë, ato formësojnë vendimet e gjykatësve, duke ua pamundësuar…

Read More

Anija e marinës italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë ka mbërritur në portin e Shëngjinit mëngjesin e së martës. Ky është grupi më i madh që mbërrin në Shqipëri pas një ndërprerjeje prej dy muajsh. Emigrantët do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse. Disa herë qeveria italiane u ndalua nga gjykatat për të sjellë emigrantët në Shëngjin dhe kampin e Gjadrit. Ajo u fut në një betejë me gjyqësorin për shkak të listës së vendeve të origjinës dhe azilkërkuesve, e cila pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e…

Read More

Në orët e para të mëngjesit, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim pritet që vranësirat të jenë disi më të dendura si fillim në zonat veriore dhe më pas do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit, duke sjellë reshje shiu vonë në mbrëmje ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës moti të vijojë i paqëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më…

Read More

Dashi Të martën mund të ndiheni veçanërisht të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar sfidat. Është një ditë e mirë për të vënë në jetë idetë e reja. Mos lejoni që vështirësitë e vogla t’ju ndalojnë. Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë. Demi Të martën një kohë e mirë për të reflektuar mbi financat tuaja dhe për të bërë plane afatgjata. Jini të durueshëm me veten dhe të tjerët, gjërat do të zgjidhen në kohën e duhur. Binjakët Të martën energjitë tuaja të komunikimit janë të forta. Ju mund të jeni në gjendje t’i bindni të tjerët…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është sulmuar me mjete piroteknike gjatë një takimi në Skënderaj. Gjatë përpjekjeve të Kurtit për të hyrë në sallën ku do të mbahej tubimi, u hodhën fishekzjarre dhe mjete piroteknike në drejtim të tij. Mbrojtja e afërt e kryeministrit ka reaguar menjëherë, duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra për të siguruar sigurinë e tyre. Nuk ka raporte për lëndime, por incidenti ka shkaktuar tension në vendndodhjen e tubimit. Nga ana tjetër, janë dëgjuar edhe thirrjet “Zdravo”, të cilat lidhen me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë pasdite një takim me strukturat në njësinë 5 tek ”Art Turbina”, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Erion Braçe do jetë drejtues në Njësinë 5 të Tiranës. Pas largimit nga Divjaka, Braçe do të jetë i deleguar në Njësinë 5, e cila do të jetë zona e tij e re e përgjegjësisë organizative dhe politike. Ky ndryshim vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku pritet që Braçe të luajë një rol kyç në mobilizimin e strukturave të PS-së në këtë njësi. Pas takimit të prezantimit të Braçes,…

Read More

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për drejtor të përgjithshëm. Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad-Hoc, u arrit ky rezultat: Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër, një votë e pavlefshme. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, deputetja e PD-së Ina Zhupa thotë se…

Read More

Egli dhe Gjesti sërish në një debat në shtëpinë ”Big Brother Albania Vip 4”. Ai ka kërkuar nga Egli që ta lërë pasi po i pengon në çdo gjë dhe se nuk po e lë të bëjë asgjë. Banorja ishte prekur nga fjalët e Gjestit pasi kishte kërkuar që ta linte, derisa po bisedonte me Rozanën. Ndonëse u largua, më pas artisti i tha se nuk po e lë asnjë moment dhe se nuk dëshiron që të veprojë në këtë mënyrë. ”Mos më hajde më hiç, largohu, nuk qenke në vete, ke hyrë në paranoja”, iu drejtua ai. Egli në…

Read More