Author: tirana

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Spiropali e informoi mbi progresin e shpejtë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ecurinë e negociatave për grup-kapitujt I dhe VI dhe përgatitjet për hapjen e tyre për grup-kapitujt e tjerë. ”Ne po fuqizojmë lidershipin e Kuvendit në garantimin e legjitimitetit demokratik, gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit. Konsensusi kombëtar mbi anëtarësimin në BE është një faktor nxitës për shpejtimin e ritmeve drejt familjes europiane”, tha Spiropali. Nga ana tjetër kryeparlamentarja Spiropali theksoi se ambicia për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030 po…

Read More

Gjykata e Lartë reagoi sot pas akuzave të Ervin Salianjit dhe Sali Berishës lidhur me shortin e caktimit të relatorit që do të shqyrtojë rekursin e ish-deputetit demokrat, i cili prej 26 shtatorit 2024 po vuan dënimin me 1 vit heqje lirie, në burgun e Fierit. Përmes një njoftimi për shtyp, Gjykata e Lartë sqaron se në datën 8 janar 2025 është regjistruar çështja penale me palë kërkuese: Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të pandehur: A.V., F.A., J.O., E.S., dhe G.(A.)Xh. “Përmes regjistrimit elektronik në Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS), që nuk administrohet nga Gjykata…

Read More

Presidenti i Amerikës, Donald Trump është gati të nënshkruajë sot tre urdhra ekzekutivë që do të ridizenjojnë strukturën e forcave të armatosura. Parashikohet ndalimi i personave transgjinorë që shërbejnë në ushtri, eliminimi i programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes dhe rivendosja me kompensim e ushtarëve të pushuar nga puna për refuzimin e vaksinimit kundër Covid. Këto dispozita vijnë pas betimit të Pete Hegseth si kreu i Pentagonit, i cili kishte njoftuar tashmë “ndryshime të rëndësishme kulturore brenda forcave të armatosura”.

Read More

Gara për drejtorin e Përgjithshme të RTSH-së, është futur në fazën finale, ku këtë të hënë janë përgjedhur edhe kandidaturat që do shkojnë për votim. Këshilli Drejtues i RTSH, nën debate të forta, ka vendosur që kandidaturat që do të shkojnë për votim do të jenë Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Eni Vasili është skualifikuar nga gara pasi, me votë nga shumica e Këshillit Drejtues, është deklaruar se nuk plotëson kriteret. Drejtori i Përgjithshëm do të zgjidhet mes Jetmir Shpuzës dhe Aurora Polo.

Read More

”Ndahet nga jeta Lulzim Basha, nuk arriti ti mbijetonte aksidentit”, teksa hodhi poshtë lajmin si fake dhe duke thënë se është mirë, Lulzim Basha akuzon se shpërndarës të lajmit janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Për këtë lajm nuk ka qëndruar në heshtje as kryeministri Edi Rama. Ky i fundit në një postim në Instagram, teksa ka ndarë reagimin e Bashës për këtë lajm, Rama i shkruan me ironi “Mos e prish gjumin për kaq gjë ty të marrin të keqen”. Ndërsa krahas postimit ka vendosur edhe një emoji me zemër të kuqe. View this post on Instagram A…

Read More

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte e standarde të larta. Puna ka nisur me 18 kilometrat e parë, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, dhe brenda pak javëve është avancuar ndjeshëm. Segmenti shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ku janë kryer punime për gërmimin e trupit të rrugës, në një gjatësi prej 980 ml, si dhe njëkohësisht edhe për ndërtimin e mureve gabion përfshi edhe punime për bazamentet e tombinove. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit…

Read More

Dy inspektorë dhe një nënkomisar nga Policia Kufitare e Pogradecit janë pezulluar nga detyra pas hetimeve të AMP-së, nga të cilat u zbulua se kanë lejuar peshkimin e paligjshëm në liqenin e Ohrit. Bëhet fjalë për shtetasit Ilirjan Turtulli, Kudret Latollari dhe Fatos Ismailaj. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, ndaj 3 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i…

Read More

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimin e trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin e PD Ervin Salianji. Bardhi e ka cilësuar këtë si një akt të paparecedentë, ndërsa tha se ndaj ish-deputetit vijon padrejtësia. Ai i bëri thirrje gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që të mos pranojnë të përdoren politikisht. Postimi i plotë Akti i paprecedent i ndryshimit të trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë të kolegut Ervin Salianji, është shembulli më i shëmtuar sesi nuk mund të jetë…

Read More

Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi thelbësor të trafikut në Beograd, duke shtuar trysninë ndaj autoriteteve rreth një shembjeje vdekjeprurëse të një çatie në një stacion treni në muajin nëntor, që la pas vetes 15 të vdekur. Fermerë serbë me traktorë dhe mijëra qytetarë iu bashkuan bllokadës që pasoi protestat shumëjavëshe në të cilat kërkohet përgjegjësi për aksidentin vdekjeprurës në qytetin verior të Novi Sadit, për të cilin kritikët fajësojnë korrupsionin e shfrenuar të qeverisë. Fushata e demonstratave në rrugë paraqet sfidën më të madhe në vite për kontrollin e fortë të…

Read More

Disa drejtues degësh të PD-së kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u bërë pjesë e Primareve. Paçka procesit të nisur, ende nuk është marrë një vendim se si do shkohet në Primare, ku në tryezën e Sali Berishës janë tre variante. ”Ka një variant që të jenë degësh. Ka një variant tjetër që të jenë qarku. Ka një propozim që të jenë listë kombëtare”, tha Berisha në një konferencë për mediat. Ai u mundua që të mos mbante një qëndrim se cili variantin do preferonte ai vetë, por sërish tregoi se nga mund të anojë vota në Këshillin Kombëtar. ”Sigurisht lista kombëtare…

Read More

Nga Zylyftar Bregu/ Pedagog Dilema Osmane dhe Vlerat Demokratike në Evropën Juglindore. A është Perandoria Osmane pushtuese apo administratore? Kjo dilemë qëndron si hija e një kënge të vjetër në Ballkan, duke ngjallur debate mes historianëve, politikanëve dhe banorëve të rajonit. Dhe në këtë udhëkryq të historisë, një projekt ambicioz po tenton të sjellë dritë mbi errësirën e së kaluarës dhe të ndërtojë një urë drejt mendimit kritik. Rishkrimi i historisë së Ballkanit: Që nga viti 1998, më shumë se 100 historianë dhe 300 mësues nga Shqipëria, Greqia, Kosova, Serbia, dhe më gjerë, janë angazhuar për të rishkruar historinë e…

Read More

Sherret nuk kanë të sosur në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku Gjesti dhe G Bani janë parë duke fshehur ushqime, kafe dhe sende të tjera ndërkohë që banorët po flinin. Pas këtij veprimi, tensioni ka shpërthyer mes tyre dhe banorëve të tjerë gjatë ditës. Gerti është dëgjuar duke thënë me zemërim: “Burra pa nder, pa karaktere, pa familje. Ah, si s’e kam mundësinë ta shaj nga motra, a nga robët atë që ka bërë këtë punë, me gojën plot”. G Bani, i cili kishte fshehur ushqimet me Gjestin, ka reaguar duke i thënë: “Çka the, për çka…

Read More