Author: tirana

Policia italiane ka kryer një operacion të madh në burgun e Rebibbia, duke shkatërruar një rrjet të trafikut të drogës dhe përfitimeve. Autoritetet kanë lëshuar 32 masa paraprake, 4 siguronin vërtetime të rreme për disa të burgosur ndërsa 28 të tjerët menaxhonin trafikun e drogës. Katër persona, dy në arrest shtëpie dhe dy të pezulluar nga shërbimi publik për një vit, akuzohen për deklarime dhe vërtetime të rreme ndaj autoritetit gjyqësor, për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Një psikolog i konsideruar si promotori i sistemit të paligjshëm, i cili me certifikata false synonte të merrte masa alternative për të burgosurit, përfundoi…

Read More

Dy persona janë shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Orikum. Policia bën me dije se kanë mare pjese dy persona, njëri prej tyre Qerim Bello autori i ngjarjes, ndërsa personi i dyte mendohet se ka qenë drejtuesi i mjetit dhe ka ndihmuar Bellon të largohet nga vendi i ngjarjes. Burime të grupit hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. 10 plumba me pistolete u qëlluan ne drejtim te 29 vjecarit nderkohe qe 3 plumba e kishin prekur Silvi Velaj i cili u transportua mbremjen e djeshme ne Tirane per…

Read More

Marrëveshja e armëpushimit në Liban është zgjatur deri më 18 shkurt, njoftoi presidenca amerikane të dielën, në të njëjtën ditë që qindra banorë të komuniteteve në pjesën jugore të territorit libanez u përpoqën të kthehen në fshatrat e mbajtura nga trupat izraelite, të cilët hapën zjarr ndaj tyre duke vrarë 22 persona. “Marrëveshja midis Libanit dhe Izraelit, e cila mbikëqyret nga SHBA, do të vazhdojë të jetë në fuqi deri më 18 shkurt 2025,” tha presidenca amerikane në një deklaratë të shkurtër. Plani fillestar i armëpushimit, i shpallur në fund të nëntorit, i dha fund konfliktit 14 mujor midis Izraelit…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në komunikacionin rrugor, pasi tre persona humbën jetën në një aksident trafiku në Skenderaj. Sipas Policisë së Kosovës, më 26 janar në fshatin Çubrel të Skenderajt, dy vetura u përfshin në një aksident trafiku. Një nga to ishte veturë zyrtare e Policisë.“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara kanë humbur jetën tre persona civilë, përderisa lëndime kanë pësuar edhe pesë persona tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë”, u tha në njoftimin e Policisë. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se në aksident kanë humbur…

Read More

Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 32 dronë ukrainas mbrëmë, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes, duke deklaruar se dronët sulmues ukrainas u shkatërruan gjatë sulmeve në pesë zona ruse. “Gjatë natës së kaluar, sistemet e mbrojtjes ajrore në detyrë shkatërruan dhe kapën 32 dronë ukrainas: pesëmbëdhjetë mbi territorin e rajonit Voronezh, njëmbëdhjetë mbi rajonin Belgorod, katër mbi rajonin Kursk dhe nga një mbi territoret e Oryla dhe Tver“, tha ministria. Sakaq, Ministria konfirmoi se aeroplani gjuajtës-bombardues rus Su-34 kreu një sulm me bomba inteligjente në bastionin e forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin kufitar të rajonit Kursk. Gjatë natës…

Read More

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me sanksione të reja ndaj Bjellorusisë pasi presidenti Alexander Lukashenko dukej i sigurt se do të shënonte fitoren e tij të shtatë radhazi në zgjedhje që nga viti 1994. “Zgjedhjet në Bjellorusi nuk kanë qenë as të lira dhe as të drejta,” tha shefja e politikës së jashtme të BE Kaja Kallas në një deklaratë të përbashkët me komisioneren e zgjerimit, Marta Kos. “Shtypja e pamëshirshme dhe e paprecedentë e të drejtave të njeriut, kufizimet për pjesëmarrjen politike dhe aksesin në mediat e pavarura në Bjellorusi, e kanë privuar procesin zgjedhor nga çdo legjitimitet”, thuhet në…

Read More

Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është akuzuar për kryengritje pasi u përpoq të shpallte gjendjen ushtarake në dhjetor. Përpjekja e tij fatkeqe për të imponuar sundimin ushtarak e zhyti vendin në një krizë politike të paprecedentë dhe ai bëhet presidenti i parë në detyrë në historinë e Koresë së Jugut që akuzohet për një krim. Aktakuza vjen pasi një gjykatë në Seul refuzoi një kërkesë për të zgjatur paraburgimin e Yoon të shtunën, që do të thoshte se prokurorët duhej të merrnin një vendim nëse do ta akuzonin ose do ta lironin atë përpara të…

Read More

Nis sot gjykimi për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i saj, Leonard Ademaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë detaje rreth procesit gjyqësor dhe ka theksuar besimin e familjes në sistemin e drejtësisë. “Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen për rikonstuksionin e gjimnazit “Sulejman Elezi” në Laknas. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se gjimnazi, krahas hapësirës së brendshne të klasave, laboratorëve, bibliotekës, do të ketë dhe hapësira të gjelbërta e terrene sportive. “Mirëmëngjes dhe me gjimnazin “Sulejman Elezi” në Laknas që po rilind me një sipërfaqe 6500 m2, ku krahas hapësirës së brendshme të klasave, laboratorëve, bibliotekës, do të ketë dhe hapësira të gjelbërta e terrene sportive, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Anastasiya Huley është 99-vjeçare dhe i kujtohet gjithçka që përjetoi në Aushvic 80 vjet më parë. “Krejt çka na mbeti ne ishin kockë e lëkurë. Ne ishim njerëz që vdiqëm dhe rilindëm”, tha ajo për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Huley ishte dërguar në kampin famëkeq nazist të përqendrimit, pasi kishte ikur nga puna e detyruar në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pesë vjet më parë, ajo mori pjesë në ceremonitë përkujtimore për të shënuar çlirimin e kampit nga trupat sovjetike. Këtë vit ajo nuk do të jetë në mesin e të mbijetuarve, numri i të cilëve…

Read More

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës. UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim. Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç…

Read More