Author: tirana

Rajone të shumta në Ukrainë janë shënjestruar nga dronët luftarakë rusë gjatë natës. “Një seri shpërthimesh mund të dëgjoheshin mbi Transcarpathia”, njoftoi në Telegram Svitlana Onyshchuk, guvernatore e rajonit Ivano-Frankivsk, në Ukrainën jugperëndimore. Rajoni shtrihet rreth 850 kilometra nga pozicionet më të afërta ruse në Gadishullin e Krimesë. Guvernatori i Dnipropetrovsk Serhiy Lysak raportoi dëme në tre ndërtesa të larta në qytetin industrial të Dnipro, që ndodhet në juglindje të vendit. Edhe forcat ajrore ukrainase raportuan dëme në rajonin e Kievit dhe në Sumy në verilindje. Forcat ajrore raportuan se rrëzuan 54 nga më shumë se 100 dronët e lëshuar…

Read More

Lulzim Basha ka reaguar pas një lajmi në të cilën shkruhej se ”Ndahet nga jeta Lulzim Basha, nuk arriti ti mbijetonte aksidentit”. Teksa hedh poshtë lajmin si fake dhe duke thënë se është mirë, Basha akuzon se shpërndarës të lajmit janë ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. ”Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë”,-shkruan Basha.

Read More

Erjola Struga, e vetme protestoi këtë të hënë para Prokurorisë së Korçës, pasi kërkon përshpejtimin e hetimeve për edukatoren e kopshtit numër 9 në qytet. Sipas saj, edukatorja i ka dhunuar fëmijën dhe duhet të dënohet për këtë. ”Unë kam bërë protestë në heshtje por kumbuese e për ata prindër që kanë përjetuar të njëjtën gjë e nuk kane mundur te flasin. Duhet të jetë kumbuese edhe për institucionet, edhe për drejtorinë e kopshteve dhe çerdheve në bashkinë e Korçës të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj edukatoreve. Në prokurori kam dalë sepse kërkoj që të bëhet përshpejtimin e…

Read More

Partia Demokratike thotë se PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS-në, ndaj dhe KQZ kërkoi nga Kuvendi që të dërgojë letrën me të gjitha rastet kur këto dy parti kanë bashkuar votat me socialistët. Kuvendi i ka kthyer përgjigje KQZ sesa herë deputetët e PSD dhe PDIU kanë bashkuar votat me PS. Këto dy parti i kanë bashkuar votat 8 herë me socialistët për të miratuar pro0gramin politik të qeverisë në 16 shtator 2021 si edhe për votimin dhe miratimin e buxheteve nga viti 2021 deri në 2025.

Read More

Virozat e stinës janë shkaku që çdo ditë në urgjencën pediatrike të spitalit rajonal të Korçës paraqiten rreth 60 fëmijë. Shumica prej tyre pasi marrin ndihmën mjekësore largohen dhe trajtohen në shtëpi ndërsa një pjesë e vogël që shfaqin më tepër probleme dhe kanë pasur nevojë për trajtim nga bluzat e bardha shtrohen në spital. Aktualisht të shtruar janë 18 fëmijë të moshave të ndryshme. Shpesh ndodh që temperatura e lartë nuk ulet në kushte shtëpie duke përdorur antipiretikë. Kjo përbën alarm dhe frikë tek prindërit të cilët drejtohen në urgjencë por mjekët sqarojnë se fillimisht virozat është mirë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit. ”Kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë), Shqipëria, një komb i vogël me një zemër të madhe, u bë një strehë duke dalë nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i vetëm europian me më shumë hebrenj sesa para saj”, shkruan Rama. Postimi i plotë Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë miliona të humbur dhe forcën e atyre që mbijetuan. Po ashtu, kujtojmë me krenari se falë guximit të gjyshërve dhe nënave tona (pothuajse të gjithë muslimanë),…

Read More

Një 41 vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi shiste drogë në doza pranë shkollave. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi disa doza kanabisi. Në momentin e kapjes, 41-vjecari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Read More

Vlerësimi mesatar i kënaqësisë nga jeta në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2023 ishte 7.3 në një shkallë nga zero deri në 10. Eurostat njoftoi se vlerësimi më i lartë u regjistrua në Finlandë dhe ishte 7.8. Zyra e BE-së përgjegjëse për statistikat thotë se vijojnë Belgjika, Austria, Rumania dhe Sllovenia dhe secila prej tyre kishte një vlerësim 7.7. Midis 27 vendeve të BE-së, deri në 13 regjistruan vlerësime mbi mesataren e Bashkimit Evropian, ndërsa Sllovakia dhe Luksemburgu kishin saktësisht të njëjtën gjë. Vlerësimi më i ulët prej 5.9 u regjistrua në Bullgari, ndërsa Letonia dhe Greqia ishin pak më të…

Read More

Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Lugina e Blinit”, në lumin e Shalës, është gjetur një kufomë e seksit mashkull, në fazat e hershme të dekompozimit. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e kufomës, përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Read More

Kthimi i palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës filloi këtë mëngjes, pas një marrëveshjeje në negociatat indirekte me Izraelin, tha për AFP një zyrtar i ministrisë së brendshme të Hamasit në enklavë. “Kalimi i personave të zhvendosur palestinezë filloi përgjatë rrugës Ar Rashid, përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netsarim drejt qytetit të Gazës dhe drejt pjesës veriore” të enklavës, tha zyrtari. Qeveria izraelite njoftoi se banorët e zhvendosur brenda vendit do të lejohen të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës sot, pas një marrëveshjeje me lëvizjen islamike palestineze…

Read More

Një incident i frikshëm është regjistruar në video nga një pasagjer i British Airways teksa priste fluturimin e tij në aeroport. Incidenti ndodhi në aeroportin Guarulhos në Sao Paulo, Brazili jugor, ku pasagjeri Bernhard Warr raportoi se një “stuhi e fortë” kishte goditur zonën, duke vonuar fluturimet, përfshirë edhe të tijin. Vlen të theksohet se avionët janë ndërtuar për t’i bërë ballë goditjeve të rrufesë. Megjithatë, nëse kjo ndodh, është e detyrueshme që të inspektohet avioni përkatës.

Read More

Jimmy Donaldson i njohur si MrBeast i tha së fundmi ndjekësve të tij se mund të blinte TikTok. Donaldson tha se nuk mund të ndante detaje rreth ofertës së tij, por premtoi: “Vetëm dijeni, do të jetë e çmendur”. Donaldson është një nga kërkuesit e shumtë që kanë shprehur interes për të blerë TikTok. Vitin e kaluar, presidenti i atëhershëm Joe Biden nënshkroi një ligj që i dha afat kompanisë mëmë me bazë në Kinë të TikTok, ByteDance, deri më 19 janar për të shitur platformën ose për t’u përballur me një ndalim në SHBA. Legjislacioni trajtoi shqetësimet në lidhje…

Read More