Palestinezët kanë filluar të kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli tha se ishte arritur një marrëveshje për Hamasin për lirimin e gjashtë pengjeve këtë javë. Në mesin e pengjeve që pritet të lirohen është edhe Arbel Yehud, e cila u bë “mollë sherri” për shkak se nuk u lirua të shtunën. Izraeli akuzoi Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit, sipas së cilës civilët izraelitë do të liroheshin fillimisht në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit, shtatë pengje dhe pak më pak se 300 të burgosur janë liruar. Në…
Author: tirana
Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi dy makina u përplasën me njëra tjetrën në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Derven. Të lënduarit janë dërguar te spitali i Traumës në Tiranë.
Autoritetet suedeze kanë sekuestruar një anije që dyshohet se ka dëmtuar një kabllo të dhënash që kalonte nën Detin Baltik për në Letoni. Autoritetet kanë nisur një hetim nëse bëhet fjalë për sabotim. Më herët të dielën, ushtria e Letonisë raportoi se dy anije u panë në zonën ku ndodhi dëmtimi. Kryeministrja letoneze Evika Selina tha se vendi i saj po punonte ngushtë me Suedinë dhe NATO-n në përgjigje të incidentit. Kablloja i përket transmetuesit shtetëror të Letonisë, LVRTC, i cili tha në një deklaratë se kishte pasur “ndërprerje në shërbimet e transmetimit të të dhënave”, por që përdoruesit përfundimtarë…
Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime, përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor ku priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momente me flokë dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C…
Dashi Nuk mund të mohohet fakti se në këtë moment ka disa çështje profesionale të cilat kërkojnë zgjidhje. Hëna do të ketë ndikim negativ gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë se nuk do të dilni nga ndonjë moment kritik. Në raportin në çift duhet të përkushtoheni më shumë, nëse së fundmi keni pasur keqkuptime. Demi Jeni në një fazë revolucionare të jetës suaj, ku do të ketë një kthesë të bujshme. Vetëm nëse do të bëni tolerime, mund të përjetoni momente pozitive. Ndonëse Hëna është në anën tuaj, gjithsesi do të ndiheni pak të lodhur për shkak…
Shefqet Kastrati është një ndër figurat më të fuqishme të ekonomisë shqiptare dhe themelues i konglomeratit Kastrati Group. Ai përfaqëson një brez të ri sipërmarrësish që e kanë ndërtuar perandorinë e tyre pas viteve ‘90, në një kohë kur Shqipëria po kalonte nga një sistem i mbyllur drejt një tregu të lirë. Fillimet e jetës dhe të karrierës I lindur në vitin 1961, Shefqet Kastrati nuk vjen nga një familje e pasur apo me trashëgimi biznesi. Ai është vetë ndërtuar, dhe suksesi i tij është fryt i punës së palodhur, vendimmarrjes së mençur dhe kapjes së mundësive në momentin e…
Këtë të dielë, mijëra qytetarë grekë mbushën rrugët qyteteve më të mëdha të Greqisë. Ata kërkuan drejtësi për aksidentin tragjik të Tempit, ku dy trena u përplasën në 28 shkurt 2023 dhe si pasojë gjetën vdekjen 57 vetë, mes tyre edhe shqiptarë. Protestuesit kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm, pasi sikurse besojnë familjarët e viktimave, qeveria tenton të heqë përgjegjësitë e saj nga ky aksident.
Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për ndërtimin e qendrave pritëse të emigrantëve në Lezhë ka hyrë në muajin e gjashtë të operimit, kohë e cila duket se ka shërbyer për të ndërtuar transenë ligjore të funksionimit të saj. Shpenzimet për funksionimin e këtyre qendrave janë të palës italiane, por shteti shqiptare gëzonte të drejtën për t’i dhënë hua dhe një të tillë kabineti Rama duket se e ka bërë. Qeveria shqiptare ka alokuar në fond total prej 289 milionë lekësh, nga të cilat 100 milionë për armatime. “Fondi i kërkuar nga Ministria e Brendshme në kuadrin e rishikimit të buxhetit…
Gjatë spektaklit emocionues të ”Big Brother Albania Vip 4”, publiku pati mundësinë të votojë tre të preferuarit e tyre: G Bani, Gerta dhe Gjesti. Këta banorë u përballën me një përgjegjësi të madhe: të shpëtonin nga televotimi një nga banorët e tjerë të shtëpisë. Zgjedhjet e tyre shkaktuan jo pak diskutime. Gjesti i cili shpesh është komentuar për marrëdhënien e ndërlikuar me Eglin, vendosi ta shpëtojë atë, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve që kishin kohët e fundit. Pas përfundimit të spektaklit, Gerta iu drejtua Gjesti me një pyetje që e vuri në vështirësi: “Kë do të kishe zgjedhur po të mos…
Një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së 9 janarit në zonën e Astirit është vënë në pranga, ku 21-vjeçarja pretendoi se u mbajt peng, duke çuar në një operacion të Forcave RENEA për shpëtimin e saj. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. B., 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal. “Si rezultat i hetimeve intensive, bazuar dhe në informacionet e marra falë inteligjencës policore, nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E.B, 36 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal. Ndalimi i këtij shtetasi u…
Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, u zhvendos në Kanada për turneun e tij informues në Amerikën e Veriut. Në Toronto u takua me dhjetëra shqiptarë që i falënderoi për imazhin e mirë që i kanë dhënë Shqipërisë. “Secili prej jush me punën që bën, me biznesin që ka, profesionin që ka, i ka bërë nder Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe shqiptarët këtu në Kanada vlerësohen si komuniteti i integruar plotësisht. Largimi juaj ka lënë një boshllëk në Shqipëri, sepse në Kanada kanë ardhur kryesisht profesionistë të fushave të ndryshme. Kanadaja ka qenë pak përzgjedhëse dhe, ua themi, na…
Anija ushtarake “Kasiopea” me 49 emigrantë është nisur për të mbërritur në Lezhë. Kjo është herë e tretë që në portin e Shëngjinit do të mbërrijnë refugjatë të cilët do të trajtohen në qendrat pritëse të ngritura në Gjadër të Lezhës. Dy transfertat e para dështuan për shkak se drejtësia italiane vendosi kundër marrëveshjes. Por këtë herë kjo gjë pritet të mos ndodhë pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Romë që e legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni. Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi operimin në shtatorin e 2024 pas ndërtimit nga pala italiane. Sipas marrëveshjes, territori i dy…