Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën në Madrid. Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbresat e vizitorëve të stendës së Shqipërisë, teksa premtojnë se do të jetë destinacioni i radhës për ta. Të rinj që studiojnë në Madrid po e shikojnë edhe si një destinacion punësimi, gjatë sezonit veror. ”MIRËMËNGJES dhe me një videokartolinë përshtypjesh nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, në Madrid, ku Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”, e cila sipas vetë organizatorëve u kthye në…
Author: tirana
Këtë të dielë kemi një mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë herë pas here vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimalet duke u luhatur nga 2°C vlera minimale në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim…
Zjarri që ra mbrëmë në kompleksin e pallateve “Kika” në zonën e Komunës së Parisit la pas tre mjete të djegura dhe 4 banorë të asfiksuar që u trajtuan me ndihmë mjekësore në spital, por nuk ka probleme që mund t’ju rrezikojnë jetën. Policia dhe zjarrfikësit ndërhyjnë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe për evakuimin e banorëve, duke i vendosur nën kontroll pas rreth një ore. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se zjarri te parkimi nëntokësor i kompleksit “Kika 1” ka nisur nga kompresori i frigoriferit të një market
Dashi-E diela do të jetë e favorshme për sa i përket karrierës suaj. Mund të ketë mundësi të mira profesionale dhe disa lajme interesante në punë. Megjithatë, në dashuri, shenja do të duhet të bëjë kujdes që të mos e lërë veten të pushtuar nga xhelozia apo keqkuptimet. Demi-E diela do të jetë pozitive veçanërisht në çift. Yjet favorizojnë dashurinë, me mundësi sqarimesh dhe momente qetësie me partnerin. Për sa i përket punës, mund të ketë një fazë reflektimi që kërkon durim. Binjakët-Të dielen do të përjetoni një fundjavë shumë dinamike, me shumë ngjarje që vijnë. Yjet do sjellin ndryshime…
Nga Dardan Malaj Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, numrin më të lartë të kërkesave të miratuara për votën në distancë nga jashtë territorit e kanë Qarku i Tiranës me 8674 shtetas dhe Qarku i Fierit me 6834 shtetas. Cili do të ishte efekti i këtyre votave deri më tani, duke marrë të pandryshueshme votën e fundit të 2021 dhe rigrupuar blloqet PS/PSD përballë PD/LSI si pjesë e një liste të përbashkët? Projeksioni nuk merr në konsideratë ndonjë votë surprizë ndaj partive të reja, konsideron përçarjen e opozitës krahasuar me vitit 2021 por dhe konsumin e mazhorancës nga pushteti i…
Një debat i fortë ka nisur dhe vazhduar ditët e fundit në shtëpi mes G Banit dhe Valbonës, teksa kjo e fundit e ka quajtur përndjekjes, ndërsa ai i ka thënë legene. G Bani u shpreh mbrëmjen e sotme në spektakël se nuk e ka përndjekur kurrë dhe as dhunuar, duke shtuar se ka kohë që nuk ka më ‘sy për të’. Ai e quajti gënjeshtare, ndërsa Valbona tha se është ndjerë e fyer dhe e përndjekur prej tij. Pjesë nga debati: G Bani: Më ka akuzuar si hajdut cigaresh, më ka thënë të pafe, përndjekjes dhe dhunues. Aty kam…
Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Xhemal Qefalia thotë se mund të ndërmerret në të ardhmen një nismë ligjore që do t’i hapte rrugën rikthimit të shërbimit të detyruar ushtarak në Shqipëri. Një element që del në pah sipas deputetit të PS në shtimin e kapaciteteve mbrojtëse, nuk është vetëm rijetëzimi i uzinave ushtarake, por edhe përforcimi i Forcave të Armatosura. ”Vëmendja ndaj mbrojtjes është një gjë shumë pozitive dhe kjo po konkretizohet edhe nga Shqipëria. Ato uzina që u mbyllën shumë vite më parë do të jenë funksionale jo vetëm për nevojat e ushtrisë shqiptare, por edhe për të eksportuar.…
Kreu i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka folur për ngjarjen e ndodhur në Komunën e Parisit teksa një vatër zjarri u ndez në ambientet e një pallati, duke rrezikuar jetën e banorëve. Goxhaj tha se ishte një hap i mirë që banorët nuk lëvizën nga ambienti me tym ku ndodheshin pasi do përbënte rrezik një gjë e tillë. ”Patëm një vatër zjarri në katin -1 të objektit të banimit. U vunë të gjitha shërbimet zjarrfikëse në lëvizje sepse tymi që u shkaktua nga djegia e dy automjeteve të konstatuara pas përfundimit të vatrës së zjarrit, depërtoi në shkallët e banimit dhe…
Xheneta Fetahu mbrëmë u rendit e dyta në finalen e madhe të ”Big Brother Kosova Vip 3”, dhe ishte pranë fitores, ku çmimin e madh e mori Driloni. Por ajo që prej kohësh po përflitet, duket se është konfirmuar nga Xheneta. Ajo sonte mund të jetë pjesë e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 4”, aty ku është edhe Gjesti, me të cilin kishte një lidhje të fortë. Është vetë Xheneta që ka postuar një video në Instastory, ku lokacionion e ka bërë Tiranë. Do të jetë një pikë shumë e fortë nëse ajo do të futet sonte në shtëpinë…
Kisha Ortodokse në Amerikë ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatus. Në mesazhin e Kishës, thuhet se zelli i tij misionar, urtësia baritore dhe besimi i tij i palëkundur në Krishtin lanë një gjurmë të thellë në botën ortodokse. ”Me hidhërim të thellë dhe me shpresën e Ngjalljes, Kisha Ortodokse në Amerikë i bashkohet Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe mbarë botës ortodokse në vajtimin e fjetjes në Zotin të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Anastas i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili u nda nga jeta më 25 janar 2025, në moshën 95-vjeçare.…
Tre makina të djegura dhe të gjithë banorët e evakuuar, është bilanci i zjarrit që ra në katin nëntokë të kompleksit “Kika” në zonën e Komunës së Parisit. Bëhet me dije se janë djegur nga zjarri 3 automjete të parkuara, banorët janë evakuuar dhe situata nuk paraqet rrezik për njerëzit. ”Ka ende prezencë tymi dhe paraprakisht dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike”, thuhet më tej në njoftim. Strukturat e MZSH dhe efektivë të policisë po vijojnë veprimet në vendngjarje për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave.
Tensionet mes Valbonës dhe Gertës kanë arritur kulmin me një debat të ashpër në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Teksa po bëhen gati për Prime, Valbona lëshoi një koment ofendues ndaj Gertës, duke përfshirë edhe një referencë për motrën e saj, Oltën. Valbona iu drejtua Gertës me fjalët: “O superleckë, shko rregullohu me motrën njëherë. Ty s’të flet motra, imagjino”. Gerta reagoi menjëherë, duke mbrojtur motrën e saj me vendosmëri: “Motra ime është yll. Motrën e kam zemër, e kam shpirt. Harroje se më prek te motra, sepse atë e kam një të vetme. Gjithë ditën fol po…