Author: tirana

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste, ministri Taulant Balla vijon turin me takime në Amerikë, ku u prit nga Kevin Coleman, kryetar i Bashkisë Westland, ku jetojnë afro 12 mijë bashkatdhetarë. ”Jemi këtu për diasporën tonë që jeton në Miçigan. Jemi shumë krenarë për nivelin e tyre të integrimit në shoqëri. Shteti i Miçiganit ka qenë një ndër shtetet më të dashura të shqiptarëve 100 vitet e fundit. Kam vizituar teqe, kisha, dhe sapo erdha nga takimi me Elon Musk-un shqiptar. Po takojmë shumë sipërmarrës të suksesshëm dhe përfundoj sot me një takim me diasporën shqiptare”,- tha Balla. Kryebashkiaku i Westland,…

Read More

Mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla di të mbrojë dhe të shënojë. Ai ka gjetur golin e tij të dytë në La Liga, duke shënuar në sfidën që po luhet në “Ramon Sanchez Pizjuan”, duke kaluar në epërsi Espanyol e tij përballë vendasve të Sevilla. Në ndeshjen e vlefshme për raundin e 21 në La Liga, miqtë nga Barcelona kaluan në epërsi pas vetëm 15 minutave lojë me golin e mbrojtësit shqiptar. Kumbulla përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe me topin e mbetur pranë portës, goditi me të djathtën për ta çuar në rrjetë.

Read More

Një fluks virozash ka prekur popullatën. E ftuar në studion e emisionit Diagnozë, Dr. Genta Dedej, mjeke laboratori pranë Klinikës Vera-Virhov, tregoi disa nga simptomat më të shpeshta të virozave respiratore. “Në fakt nuk është një virozë, janë disa viroza në qarkullim. Simptomat e virozave në këto ditë dhe këto javë janë karakterizuar nga një temperaturë subfebrile në ditët e para, e cila më pas është rritur dhe ka vajtur deri në vlera 39.5 gradë deri në 40° tek fëmijët e vegjël. Fillon me një dhimbje fyti, skuqje, vështirësi në gëlltitje, dhimbje trupi, një lodhje, mungesë oreksi, apati dhe në…

Read More

Këtë të shtunë nuk kishte fitues në derbin mes Partizanit dhe Dinamos, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1. Dinamovitët i shkuan shumë afër fitores, por e pësuan në fund. Itodo Mandela zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Dajës. Megjithatë, në minutën e 92-të, Bintsouka shënoi me kokë dhe barazoi shifrat në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e parë me 38 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të dytë. Fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme mori Skënderbeu, që mposhti…

Read More

Këtë të shtunë, garazhdi i një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit është përfshirë nga flakët. “Më datë 25.01.2025, rreth orës 18:00, tek Komuna e Parisit, tek Kika 1, ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati 8-katësh. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të cilët po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”,-njofton policia.

Read More

Gjykata e Apelit të Bolzano-s konfirmoi dënimin me 24 vite burg për Avni Meçen. Ai në vitin 2022 vrau gruan e tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Marangozi shqiptari pranoi se e vrau partneren duke e goditur disa herë në kokë me çekiç. Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili agravoi në dhunë. Prokuroria kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për Meçen. Megjithatë rrëfimi i shqiptarit dhe bashkëpunimi me drejtësinë bënë gjykatën që ta linin si përfundim me 24…

Read More

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në 34 vjetorin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” foli për një program që do të prezantojnë për të drejtat e çamëve në diasporë. Idrizi nënvizoi se diaspora nuk do të lejojë më zgjedhje të këqija dhe të zgjedhur të këqij. ”Besoj fort tek neo-shqiptarizmi, tek të rinjtë, tek diaspora që këto zgjedhje nuk do të lejojnë më as zgjedhje të këqija as të zgjedhur të këqij. PDIU ka punuar për bashkimin e shqiptarëve drejt vlerave që na japin përkatësinë, që na japin identitetin kombëtar dhe që na japin dinjitet. Ne sot kemi 13 ministri, 4 ministra…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Erseka Solar Park, për të cilin shkruan se është një investim me rëndësi. Sipas kreut të qeverisë, kjo punë bëhet për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030. ”Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje. Teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social-ekonomik për zonën dhe më gjerë. Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjetike, drejt objektivit…

Read More

Sali Berisha ka dënuar projektin e shtetit sovran bektashi brenda territorit të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i PD-së thotë se shpallja e shtetit islamik nga Edi Rama është thikë pas shpine ndaj besimit mysliman në Shqipëri dhe një akt madhor antikombëtar. Berisha shprehet se klerikët patriotë bektashinj kanë luftuar për sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe kurrë për principata fetare. Sot Rama premtoi shpalljen e krijimit të Shtetit Bektashi, duke garantuar çdo skeptik se statusi i posaçëm i selisë së Kryegjyshatës Botërore nuk cenon aspak sovrantitetin territorial. Postimi i plotë Shpallja e shtetit Bektashi nga Edi…

Read More

Në “Giuseppe Sinigaglia” Como u mposht 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Vendasit e Fabregas nuk ia dolën të mbanin dot epërsinë e golit të Nico Paz. Duhej goleadori Retegui me dopietën e tij në minutat 56 dhe 70 për t’i dhënë tri pikë djemve të Gasperinit. Për Atalantën në fushë gjatë gjithë ndeshjes ishte Berat Gjimshiti. Pas katër ndeshjeve pa fitore në Serie A, ‘La Dea’ rikthehet te suksesi dhe me 46 pikë mban pozitën e tretë në renditje.

Read More

Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit, Enrico Della Casa, të cilit i dhuroi Kullën e Sahatit. Ai siguroi se Tirana do të bëjë gjithçka që të shkëlqejë në organizimin edhe të këtij eventi. Veliaj shprehu bindjen se kjo garë do jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e eventeve euro-çiklistike. “Do bëjmë maksimumin që eksperienca e Tiranës, jo…

Read More

Egli dhe Gjesti janë në një marrëdhënie që ka marrë një kthesë të ftohtë. Dinamika mes tyre ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, me momente të ngrohta dhe të tensionuara. Një situatë në shtëpi nxori në pah distancimin e tyre. Egli e shtrirë në shtrat dhe në dukje e lodhur, kërkoi qetësi, duke i thënë Gjestit të largohej. Gjesti duke insistuar në mënyrë të vazhdueshme, kërkoi përgjigje duke pyetur: “A jemi ndarë?”. Gjesti vazhdoi të qëndronte pranë saj, ndërsa Egli dukej se preferonte të shmangte çdo bisedë. Në një moment, ajo i tha: “Nga tani je njësoj si të…

Read More