Në një intervistë për emisionin “Zëri i Diasporës” në RTSH me Edlira Prendin, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, theksoi se procesi i regjistrimit të emigrantëve për të votuar po ecën me ritme të mira, duke pritur që të tejkalohet shifra e 200 mijë qytetarëve të regjistruar.“Besoj do e kalojnë më shumë se 200 mije numri i qytetarëve që do të regjistrohen, pasi java e parë ka qenë dhe me hovin e fillimin, por dhe me vështirësitë, ne do ia dalim që të shkojnë sa më shumë qytetarë ky mesazh dhe që të nxiten të votojnë. Ne duam të…
Author: tirana
Zgjedhjet për presidentin e Bjellorusisë janë caktuar për nesër, më 26 janar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Bjellorusisë regjistroi pesë kandidatë presidencialë: Presidenti aktual i Republikës së Bjellorusisë Alexander Lukashenko, Presidenti i Partisë Republikane të Punës dhe Drejtësisë Alexander Hizhnyak, Presidenti i Partisë Liberale Demokratike të Bjellorusisë Aleg Gajdukevich, sipërmarrësja individuale Anna Kanapatska dhe Sekretari i Parë i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bjellorusisë Sergej Sirankov. Votimi i parakohshëm zgjat nga 21 deri më 25 janar 2025. Në këtë periudhë të drejtë vote kanë votuesit që nuk do të mund të vijnë në qendrat e votimit më 26…
Rreth njëqind mijë njerëz morën pjesë në protesta në pothuajse 30 qytete të Sllovakisë për të demonstruar kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, dhe në favor të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO. Demonstratat u zhvilluan në kryeqytetin Bratislavë, por edhe në Banska Bystrica, Nitra Zilina Kosice dhe në disa qytete më të vogla si Nove Zamky Prievidza dhe Humenne. Marshime u organizuan edhe nga sllovakët jashtë vendit, duke përfshirë në Poloni Gjermani Republikën Çeke dhe Irlandë. Në Bratislavë turma e të pranishmëve bëri thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe brohoriti slogane, duke përfshirë “mjaft me Fico” dhe “nuk…
Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos. “Më lejoni fillimisht që t’i bashkohem edhe unë shprehjes së keqardhjes për ndarjen nga jeta të kryepeshkopit Janullatos dhe duke uruar që të prehet në paqe ti përcjell ngushëllimet e mia të gjithë bashkëpunëtorëve të tij dhe anëtarëve të komunitetit, besimtarëve ortodoksë”, u shpreh Rama. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të shtune, pas disa javësh i shtruar në një spital në Athinë. Pavarësisht ndërhyrjes nga mjekët, Kryepeshkoi nuk ia ka dalë. Anastas Janullatos, lindi më 4 nëntor të vitit 1929 në…
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri.Rama: Nuk mund të më akuzojë njeri që po bëj diçka në favor të një pale, bektashinjtë nuk janë palë rruga e mundimshme e bektashinjve shqiptarë është unikale, toleranca dhe uniteti që mishërohet një fjalët e poetit tonë kombëtar, nuk mundem në mes tyre por edhe në gjithë njerëzinë bektashinjtë janë vëllezër në shpirt. Ka ndikuar në identitetin kombëtar, mësimin e gjuhës shqipe, jo në mënyrë ekskluzive por krah për krah me Komunitetin Mysliman dhe përfaqësues legjendarë të komunitetit ortodoks…
Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është ndaluar në pikën kufitare Hani i Hotit. Mësohet se ai akuzohet për dhunë në familje. “Policia Kufitare në PKK Hani i Hotit ndaloi shtetasin 36 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje””, thuhet në njoftimin e bluve. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Një nxënës i shkollës së mesme në Nieuwegein, Holandë, vdiq këtë javë ndërsa merrte pjesë në një sfidë të rrezikshme mbytjeje, tha policia në qytet. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një “incident tragjik”. Shkolla njoftoi të martën se një nga nxënësit e saj kishte vdekur në një aksident fatal dhe me kërkesë të prindërve të fëmijës, shkolla më vonë njoftoi prindërit dhe kujdestarët. Gjatë lojës së mbytjes, fëmijët mbyten veten ose njëri-tjetrin duke shtypur arterien karotide, e cila duhet të lirohet përpara se dikush të humbasë vetëdijen, duke çuar në një nxitim euforik potencialisht të varur, për të…
Numri i azilkërkuesve të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe të cilët do të duhet të largohen nga Zvicra vitin e kaluar është rritur për 18,5 për qind krahasuar me vitin 2023, në 7205, njoftoi Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM). Numri i largimeve vitin e kaluar ishte dukshëm më i lartë se në vitin 2023, si përsa i përket kthimit në vendin e origjinës (4,248, +14,7%) dhe transfertave nga Dublini (2,491, +23,3%). Largimet e emigrantëve sipas Marrëveshjes së Dublinit janë rritur pavarësisht një vendimi të qeverisë italiane, e cila ende nuk pranon transferime të tilla nga Zvicra apo ndonjë vend…
Parlamenti grek mbajti një minutë heshtje në nder të kryespeshkopit Anastas pak para fillimit të votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri te vendit ndërsa kryeministri Mitsotakis shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e jetës të Tij.Mitsotakis deklaroi se vepra dhe prania e kryepeshkopit Anastas do t’i mungojë mbarë njerëzimit pasi përmasat e veprës së tij ishin mbarëbotërore. Ngushëllime shprehën e liderët e gjithë partive greke.Më herët në spitalin Venagjelizmos ishte ambasadorja shqiptare Luela Hajdarga e cila së bashku me bashkëpunëtorët e afërt të kryepeshkopit po merren me detajet e varrimit.
Perfundon seanca ne gjykaten e shkalles se pare ne Shkoder ndaj Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Dy te vetedorezuarirt njihen me masen e sigurise arrest me burg. Sipas avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj nuk ka asnje akuze tjeter vetem ate te konfliktit per vendin e parkimit.
Një kontroll i befasishëm është kryer në burgjet e Koridhalos, pas informacioneve që kishte sektori i anti-drogës. Në operacion morën pjesë edhe forcat speciale greke EKAM. Në kuadër të operacionit, në prani të prokurorit janë kryer kontrolle në 8 qeli ku janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej 4 celularë, karikues, fisha karikimi dhe Handsfree. Gjatë kontrollit të 19 të burgosurve, dy prej tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 2 thika të improvizuara.
Një shtetase nga Librazhdi ka kallëzuar në polici vëllain e saj, i cili është larguar nga banesa ditën e premte. Ajo ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 63-vjeçarit, i cili vuan nga skleroza. “Më datë 24.01.2025, rreth orës 20.00, ka kallëzuar shtetasja se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer me vëllai i saj shtetasi63 vjeç, banues në Librazhd, i cili vuan nga skleroza. Po punohet për gjetjen e shtetasit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.