Yuval Rafael, e mbijetuara izraelite e sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova, do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2025. Njëzet e katër vjeçarja Rafael, fituesja e konkursit “Rising Star” të mbajtur të mërkurën, fitoi më shumë vota nga juria dhe publiku dhe do të garojë në Bazel të Zvicrës në maj, sipas mediave izraelite. Kënga që do të këndohet do të zgjidhet në muajin mars nga komisioni i shërbimit publik Klan. Në finalen e konkursit, Rafaeli këndoi një version të këngës “Dancing Queen” nga grupi suedez pop “Abba”, kushtuar, siç u tha, “të gjithë engjëjve” që u vranë në…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur tek Kryqëzimi i Gjadrit përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduar janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Inspektorët e Doganës greke arritën një tjetër goditje të rëndësishme kundër trafikut të drogës, me zbulimin e 29 kilogramëve të lëndës narkotike kokainë, brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori për në portin e Selanikut. Në mënyrë të veçantë, inspektorët e AADE-së të Doganës së Parë të Selanikut, gjatë kontrolleve të rregullta kampione, zbuluan me përdorimin e një rreze x vetëlëvizëse, një lëndë organike të dyshimtë në makinat frigoriferike të një konteineri me banane të freskëta. Inspektorët doganorë në bashkëpunim me policinë greke kanë vijuar menjëherë me konfiskimin e lëndës narkotike, duke njoftuar njëkohësisht Prokurorinë kompetente.
Një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar për lidhje të dyshuara me trafikun e armëve, u ndalua në një hotel të njohur në ishujt Rosario, rreth 40 kilometra larg Kartagjenës, në një operacion të përbashkët mes Marinës Kombëtare Kolumbiane dhe efektivëve të Migracionit. Sipas policisë vendase, ndaj shqiptarit kishte një “njoftim të kuq” të Interpolit, gjë që e bën atë një objektiv me prioritet të lartë për autoritetet ndërkombëtare. Operacioni nisi pas një njoftimi nga Migration Columbia, e cila zbuloi alarmin e kuq duke kryqëzuar të dhënat e pasaportës shqiptarit me bazat e të dhënave ndërkombëtare. Kjo bëri të mundur identifikimin…
Katër gra ushtarake izraelite janë personat e radhës që do të lirohen nga Hamasi si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës. Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag do të lirohen në këmbim të 180 të burgosurve palestinezë të mbajtur në Izrael, shkruan BBC. Të gjitha po shërbenin si vëzhgues në bazën ushtarake Nahal Oz në kufirin me Gazën kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Lirimi i tyre do të jetë shkëmbimi i dytë i tillë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të dielën e kaluar. Tre pengje dhe 90 të burgosur palestinezë u…
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos do të prehet në Tiranë Burime për mediat bëjnë me dije se trupi i Janullatos do të sillet në Shqipëri, pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopit për dekadat që ka kaluar në vendin tonë, ku prej vitit 1992 është vendosur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale. Gjithashtu është dhe një rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer, jo në vendin e lindjes. Ndërkohë pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar edhe detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore. Kryepeshkopi…
Një i moshuar është gjetur pa shenja jete në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Sipas dëshmive nga vendi i ngjarjes, 70-vjeçari, banor i lagjes, ndodhej në ambientet e një lokali kur nuk është ndier mirë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht nuk është arritur të shpëtohet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
UASHINGTON – Aeroplanët ushtarakë C-17 filluan të transportojë të premten imigrantët e arrestuar nga Shtetet e Bashkuara nën urdhrat e Presidentit Donald Trump, ndërkohë që Pentagoni po bën përgatitjet për të dërguar forca shtesë në kufirin jugor, përfshirë divizionin elitar ajror të 82-të të ushtrisë. Avionët e ushtrisë amerikane janë përdorur në të kaluarën për të bërë transportin e individëve nga një shtet në një shtet tjetër, sikur ndodhi gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani në vitin 2021. Por kjo është hera e parë brenda një periudhe kohore që mbahet mend që Shtetet e Bashkuara përdorin avionë ushtarakë…
Donald Trump ka përsëritur kërkesën e tij për të marrë në kontroll Groenlandën në një telefonatë me kryeministren e Danimarkës, Mette Fredriksen. Presidenti amerikan foli me Mette Frederiksen për 45 minuta javën e kaluar dhe u bë agresiv kur iu tha se Groenlanda nuk ishte në shitje, raporton Financial Times. Trump se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj Danimarkës nëse ajo refuzon të heqë dorë nga territori i saj autonom në Arktik. Frederiksen ofroi një bashkëpunim më të ngushtë me SHBA-në për bazat ushtarake dhe shfrytëzimin e mineraleve në ishull, por zyrtarë të lartë evropianë thanë se Trump nuk pranoi…
Një 38-vjecar ka mbetur i plagosur rëndë në Delvinë pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës pranë një lokali, ku Panajot Imeri është goditur me thikë në brinjë dhe krahë. Ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës, ku ka marrë ndihmën e parë dhe vazhdon të jetë i shtruar, jashtë rrezikut për jetën. Policia e Delvinës ka identifikuar dhe vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Ai është Festim Abdi, 55-vjec i njohur si “Feçi”, ish biznesmen i lokaleve të natës në Sarandë, person me precedentë të mëparshëm penalë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive…
Drilon Rama është kurorëzuar si fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, duke rrëmbyer zemrat e publikut me qetësinë dhe forcën e tij të karakterit. Pas javësh të tëra sfidash dhe përballjesh në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, Driloni doli triumfues, duke fituar çmimin e madh të këtij spektakli. Në fjalën e tij pas fitores, Driloni falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për mundësinë për të ndarë udhëtimin e tij me gjithë ndjekësit e “Big Brother VIP Kosova”. Në treshen e fundit, Driloni ishte bashkë me Xhenetën dhe Vullnetin, teksa Sara ishte ajo e cila zuri…
Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Santorini. Sipas Instituti të Gjeodinamikës, tërmeti u regjistrua me thellësi 5 kilometra dhe me epiqendër 4 kilometra në veri-verilindje të Megalochorit, Santorini.