Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë mbylli sytë përgjithmonë, pas disa javësh i shtruar në spitalin e Evangelismos, në Athinë. Kryepeshkopi pësoi hemorragji gastrike, ku pas disa ditësh mjekimi në një spital të Tiranës, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, duke bërë që më 3 janar të transportohej me urgjencë, me një avion të Forcave Ajrore, drejt Athinës. Pas disa javësh në spital, Kryepeshkopi Janullatos ka humbur betejën për jetën, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, të afërmit dhe të gjithë besimtarët ortodoksë. Anastas Janullatos u zgjodh Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë nga Patriku i…
Author: tirana
Kryepeshkopi, Anastas Janullatos ka ndërruar jetë këtë të shtunë pas disa ditësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Kryepeshkopi i Shqipërisë, ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Kryepeshkopi u shtrua në një spital të Tiranës më 30 dhjetor me simptoma të infeksionit të rëndë dhe më 3 janar, pasi u përkeqësua, u transferua në spitalin grek.…
Pritet rritje graduale e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar; mot kryesisht të kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jenë zonat malore; megjithatë nuk priten reshje. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në…
DashiPunoni me energjinë tuaj sot. Prioriteti mbetet te familja dhe shoqëria. Përqendrohuni tek projektet e ndryshimit të ambientit dhe rishikoni shpenzimet e tepërta. Stili i jetës është paksa i lodhshëm, ndaj tërhiquni për pushim. Kostot emocionale janë pika e dobët, çelësi i suksesit; shpirti i lirë.DemiGjendja emocionale nuk do ketë asnjë vlerë nëse vijoni të qëndroni në majë të iluzioneve tuaja. Aksi yjor është një prerje fantastike nëse besoni se mund të ndryshoni diçka në karrierën tuaj profesionale. Zbulimi i vlerave tuaja personale lidhet me aftësinë për të gjetur personat e duhur. Reflektoni mbi një lidhje që ka kaluar dhe…
MBRETËRI E BASHKUAR- Stuhia Eowyn goditi sot pjesë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës duke sjellë shpejtësi rekord të erës, ndërprerje të përhapura të energjisë dhe ndërprerje të mëdha të udhëtimit. Më shumë se 1000 fluturime janë anuluar dhe trenat në të gjithë Skocinë nuk do të lëvizin deri nesër në drekë. Gjithashtu era e fortë ka rrëzuar pemë, duke shkaktuar dëme në makina të parkuara dhe shtëpi. Në të njëjtën kohë, çatitë e disa ndërtesave u rrëzuan. Mësohet se paralajmërimi i kuq për Irlandën e Veriut ka përfunduar sot pasdite, ndërsa paralajmërimet e verdha mbeten në fuqi. The Weather and Radar…
TIRANË- Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai punonte si postier. Siç shihet në foto xhami i përparmë i makinës është bërë shoshë nga plumbat. Autorët e vrasjes ende nuk janë identifikuar, ndërsa automjeti i tyre tip “Porsche” me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Zall Herr. Brenda makinës u gjet edhe një armë zjarri. Visha dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar…
GROENLANDË- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen e tij se vendosja e Groenlandës nën kontrollin e Amerikës është jetike për sigurinë ndërkombëtare. Komentet e tij kanë alarmuar Danimarkën, të cilës i përket ky ishull i Arktikut. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, Kopenhaga e pranon se nuk ka investuar për sigurinë e Groenlandës, ndërsa është shtuar kërcënimi nga Rusia dhe Kina. Në kryeqytetin Nuuk, Komanda Arktike e Danimarkës mbikëqyr sigurinë e Groenlandës nga një objekt i vogël ushtarak, për një territor me sipërfaqe të madhe prej 2.1 milionë kilometrash katrorë. Mbi kryeqytetin e…
Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të lartë në këtë shtet ballkanik, treguan shifrat zyrtare. Protesta, që u nxit nga grupet e konsumatorëve, synoi rritjen e presionit ndaj shitësve me pakicë që ata i fajësojnë për rritjen e inflacionit. Thirrja për bojkot u shpërnda nëpër rrjetet sociale përmes së cilës iu bë thirrje kroatëve që të “mos blejnë asgjë”. Deri në orën 11:00, dyqanet kishin lëshuar 40 për qind më pak fatura krahasuar me periudhën e njëjtë të premten e kaluar,…
Lorenc Rrapa, babai i të miturit që dyshohet se është abuzuar nga edukatorja në një kopësht, ka folur në një intervistë tjetër për Euronews Albania, duke shprehur shqetësimet e tij për shëndetin e fëmijës dhe për pasojat e dhunës që ka përjetuar. Rrapa theksoi se pas denoncimit të rastit dhe pas presioneve të shumta ndaj tij, ai tani është duke kërkuar një mjek psikolog për të trajtuar djalin e tij të vogël. “Po kërkoj një mjek psikolog në shtet për të trajtuar djalin tim, por deri tani nuk kam arritur të gjej një zgjidhje,” u shpreh ai. “Gjendja e tij…
Lulzim Basha ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 11 majit duke marrë një nga partitë aktuale, “Partinë Konservatore” të cilës do ti ndryshojë emrin. Në gjykatë ka mbërritur kërkesa për të regjistruar partinë me emrin “Koalicioni Euroatlantik” me kryetar Endri Hasën. Endri Hasa është ish-deputet i PD dhe mbështetës i Lulzim Bashës. Lulzim Basha do të përdorë partinë me kryetar Endri Hasën si strategji për të garuar në zgjedhje, ndërkohë që vetë vazhdon betejën në Gjykatën e Lartë për të marrë logon dhe vulën e PD-së. Nga ana tjetër Basha do të përpiqet të krijojë koalicion dhe është në…
Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi mesditën e së premtes. Sherri ka ndodhur në rrugën Pefkon dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Deri më tani nuk janë zbardhur arsyet që kanë çuar në sherr. Bëhet e ditur se një 19-vjeçar nga Shqipëria është dërguar në spitalin e Kryqit të Kuq i plagosur me kaçavidë. Për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, katër të rritur dhe tre të mitur.
SPANJE – Përfundon zyrtarisht epoka e Myrto Uzunit te Granada. Pas disa javësh me paqartësi për të ardhmen e lojtarit shqiptar, Uzuni ka konfirmuar largimin e tij për tek Austin në MLS përmes një mesazhi prekës në Instagram drejtuar tifozëve të Granada CF: “Tifozë të dashur të Granada CF, sot po largohem. Ky moment erdhi me lot në sy. Po ju përshëndes pas tri viteve të paharrueshme. Faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve, stafit dhe të gjithë atyre që punojnë pa u parë në ekran, për momentet e triumfit dhe humbjes që më lanë gjurmë përgjithmonë. Mbërrita në 2022, kaluam një rënie…