Author: tirana

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit, e para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit, falë bashkëpunimit me prestigjiozen italiane Cassa Depositi e Prestiti, një institucion financiar. Jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit. Projekti është absolutisht bindës dhe do të hidhet në konsultim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane dhe do të asistohen nga afër nga partnerët e Cassa Depositi e Prestiti, për të garantuar një qeverisje të pavarur dhe të suksesshme të saj. E dyta Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar…

Read More

La Niña është ‘homologu’ i El Niño që shkaktoi thatësirë dhe nxehtësi vdekjeprurëse në vitin 2024. La Niña ‘e shumëpritur’ më në fund ka mbërritur, por është e dobët dhe meteorologët thonë se nuk ka gjasa të shkaktojë aq shumë probleme moti si zakonisht. Ekspertët kanë pritur ardhjen e fenomenit klimatik që nga pranvera e kaluar, por më në fund, ftohja e ujërave në Oqeanin Paqësor qendror ekuatorial u konfirmua në fillim të janarit nga Administrata Kombëtare e Atmosferës Oqeanike (NOAA). Ndërkohë El Niño përfundoi në qershor të vitit të kaluar pas një shtrirjeje të pazakontë trevjeçare. Lars Lowinski, një…

Read More

Dimal/Finalizohet operacioni policor i koduar “One day”. Vodhi kartë krediti dhe karta identiteti, dje, në një banesë në fshatin Pashalli, dhe tërhoqi para me to, identifikohet dhe kapet, pak orë pas vjedhjes, 38-vjeçari. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat, ai vodhi dhe një shumë parash në një lokal. 38-vjeçari, i dënuar më parë, për vjedhje. Policia gjeti në banesën e tij, sendet e vjedhura. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të 2 kallëzimeve, për vjedhjen e një shume parash, në një lokal në fshatin Pashalli, dhe për vjedhjen e 1 karte krediti, 2 kartave të identitetit, veglave…

Read More

Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës. Sipas policisë, 46-vjeçarit, Alush Kallulli alias Alush Taka, gjatë kontrolleve në banesë i janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një pajisje cilindrike (silenciator) dhe një kuti me 14 fishekë. “Në kuadër të veprimeve për goditjen e veprimtarive të paligjshme, bazuar në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë ushtruan kontroll në një banesë në lagjen “10 Korriku”, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri pistoletë me krehër me 10 fishekë, një…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në QSUT, ku foli për bashkëpunimin që është mundësuar me Sheba Medical Center, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i QSUT. Gjatë fjalës së tij, kryeministri nënvizoi se është e rëndësishme që në këtë projekt të angazhohen të gjithë, duke shtuar se QSUT duhet të ngrihet në standarde europiane për menaxhimin. Rama më tej vlerësoi mbështetjen nga Izraeli. “Ndihma strategjike për burimet njerëzore të spitalit, për mjekët, për administratorët, për të gjitha nivelet e punës, qoftë për vizita punë afatshkurtra në Izrael, apo qëndrime një vjecare…

Read More

Spitali Onkologjik, QSUNT do të bashkëpunojë me Sheba Medical Center, në Izrael, një nga ekselencat botërore të mjekësisë që nga sot është zyrtarisht partneri strategjik i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Një pjesë e mjekëve që punojnë në Tel Aviv do të jenë në spitalin onkologjik. Ai nuk i kurseu këshillat drejt stafit shqiptar, duke thënë se “duhet t’i lërë mënjanë emocionet fëmijërore kush jam unë e kush je ti, por të angazhohen profesionalisht. Stafi izraelit s’janë këtu për të përfituar as para, pas reputacion, as favor nga Shqipëria”. Rama: Me garancinë që na jep një partneritet strategjik me një…

Read More

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Darragjat të Shkodrës. Mësohet se një 31-vjeçar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues një 45 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read More

Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për shëndetin mendor dhe psikosociale për shkak të depresionit, ankthit dhe mendimeve për vetëvrasje, tha të enjten shefi çështjeve humanitare (OCHA) i OKB-së, Tom Fletcher. “Armëpushimi ka ofruar një lehtësim jetik nga luftimet e pamëshirshme për palestinezët”, tha Fletcher në një seancë të Këshillit të Sigurimit mbi gjendjen e vështirë të fëmijëve në Gaza. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së armëpushimit nga të gjitha palët dhe shtoi se “qasja e sigurt dhe e papenguar humanitare krahas mungesës së luftimeve dhe ndërprerja pothuajse e plotë e plaçkitjeve kriminale gjatë…

Read More

Më 27 dhjetor, SPAK dha pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla. Prokurori Edvin Kondili kërkon për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim. Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare. Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për me 10 janar.

Read More

Britani- Irlanda, Irlanda e Veriut dhe Skocia janë të përgatitura për një nga stuhitë më intensive në dekada, me sinoptikanët që paralajmërojnë për erëra jashtëzakonisht të rralla me forcë uragani dhe një rrezik për jetën. Parashikuesit kombëtarë për Irlandën dhe Britaninë e Madhe dhanë të enjten paralajmërimet më serioze të motit në lidhje me ndikimin e stuhisë Éowyn, e cila pritet të godasë bregdetin irlandez në orët e para të së premtes përpara se të niset në verilindje për në Skoci. Pak pas orës 8 të mëngjesit u njoftua se 560,000 ndërtesa ishin pa energji vetëm në Irlandë, një shifër…

Read More

Ajsbergu më i madh në botë, A23a, është në lëvizje dhe po drejtohet nga Antarktiku drejt ishullit të largët britanik South Georgia, i cili është një strehë për kafshët e egra. Ky ajsberg mund të përplaset në tokë dhe të thyhet në pjesë. Ajsbergët janë shumë të paparashikueshëm dhe askush nuk e di me saktësi se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, nëse A23a arrin te ishulli South Georgia, ai mund të shkaktojë probleme për kafshët e egra, sepse mund të bllokojë rrugët e tyre drejt ushqimit. A23a është një nga ajsbergët më të vjetër në botë, aq i madh sa…

Read More

Sanksionet ndaj platformës X mund të jenë shumë të forta dhe të arrijnë disa miliardë euro dhe ndalime të platformave. Bashkimi Evropian mund të gjobisë, pezullojë apo edhe të ndalojë platformën e mediave sociale X nëse ajo dështon në përputhje me rregullat e BE-së, njoftoi Stephane Sejourne, Zëvendës President Ekzekutiv i Komisionit Evropian (KE). Në një intervistë për France Inter, ai kujtoi se komisionerja, Hena Virkunen javën e kaluar zgjeroi hetimin kundër Elon Musk, pronar i platformës X, i njohur më parë si Twitter. BE ka rregulla që do të zbatohen, theksoi Sejoune, duke shtuar se raporti i komisionerit do…

Read More