Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor

11:30 / January 24, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture11 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për shëndetin mendor dhe psikosociale për shkak të depresionit, ankthit dhe mendimeve për vetëvrasje, tha të enjten shefi çështjeve humanitare (OCHA) i OKB-së, Tom Fletcher.

“Armëpushimi ka ofruar një lehtësim jetik nga luftimet e pamëshirshme për palestinezët”, tha Fletcher në një seancë të Këshillit të Sigurimit mbi gjendjen e vështirë të fëmijëve në Gaza.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së armëpushimit nga të gjitha palët dhe shtoi se “qasja e sigurt dhe e papenguar humanitare krahas mungesës së luftimeve dhe ndërprerja pothuajse e plotë e plaçkitjeve kriminale gjatë ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të vepruar”.

Duke përshkruar ndikimin e rëndë të konfliktit, Fletcher tha: “Fëmijë janë vrarë, janë lënë të uritur dhe për të ngrirë deri në vdekje. Ata kanë mbetur të gjymtuar, jetimë ose të ndarë nga familja e tyre. Vlerësimet tregojnë se mbi 17.000 fëmijë janë pa familjet e tyre në Gaza”.

Duke vënë në dukje se rreth 150.000 gra shtatzëna dhe nëna të reja janë “në nevojë të dëshpëruar për shërbime shëndetësore”, ai tha se disa nga foshnjat në Gaza “kanë vdekur përpara frymëmarrjes së tyre të parë – duke u zhdukur me nënat e tyre në lindje”, për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit.

“Një milion fëmijë kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor dhe psikosociale për depresionin, ankthin dhe mendimet për vetëvrasje”, tha ai, duke cituar Fondin e OKB-së për Fëmijë (UNICEF).

Fletcher i bërit thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë.

“Në gjithë spektrin, organizatat dhe agjencitë humanitare janë bashkuar për të përmbushur qëllimet tona humanitare. Në qendër të kësaj, si gjithmonë, është UNRWA. Por ne nuk mund ta bëjmë këtë vetëm”, tha zyrtari i OKB-së.

Ai theksoi se “vëllime të larta të ndihmave” nevojiten për të hyrë në Gaza dhe tha se Apeli i Shpejtë i OKB-së i vitit 2025 kërkon 4,07 miliardë dollarë për të adresuar nevojat e 3 milionë njerëzve në Gaza dhe Bregun Perëndimor, me shumicën e alokuar për Gazën.

“Financimi i këtij apeli është thelbësor për të përmbushur nevojat masive dhe për të mbështetur armëpushimin”, shtoi Fletcher.

“Këto tendenca janë intensifikuar që nga shpallja e armëpushimit. Kolonët izraelitë kanë sulmuar fshatrat palestineze, duke u vënë flakën shtëpive dhe pronave”, tha ai.

Duke vënë në dukje një rritje të pengesave izraelite ndaj aksesit të palestinezëve në nevojat themelore, ai tha gjithashtu se “arrestime masive po ndodhin në gjithë Bregun Perëndimor”.

“Me shqetësim të veçantë është situata në Jenin, ku një operacion ushtarak izraelit – të shtëna me helikopterë dhe sulme ajrore së bashku me forcat tokësore – ka marrë jetë dhe ka shkaktuar shkatërrim të mëtejshëm të infrastrukturës bazë dhe zhvendosje”, tha ai.

Fletcher i kërkoi Këshillit të “sigurojë që e drejta ndërkombëtare të respektohet në gjithë Territorin Palestinez të pushtuar të Gazës dhe Bregut Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor”.

“Civilët duhet të mbrohen dhe të plotësohen nevojat e tyre thelbësore”, tha Fletcher.

gaza okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.