KUKËS- Një 24-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi u kap me kokainë dhe kanabis në automjet. Gjithashtu gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar sasi të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ndaluar në hyrje të qytetit, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin…
Author: tirana
SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Darragjat të Shkodrës. Një automjet që drejtohej nga një 31-vjeçar është përplasur me motomjetin që drejtohej nga një 45-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është vënë në pranga. Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. NJOFTIMI I POLICISË: Shkodër/Informacion shtesë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore…
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se mes të arrestuarve është një 23-vjeçar. I riu është vënë në pranga pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara. Ndërkohë edhe një 22-vjeçare është vënë në pranga. Mësohet se ajo ishte dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin F. Ç., 23 vjeç, pasi dyshohet se për të blerë karburant ka përdor kartëmonedha të falsifikuara. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë ekzekutimin…
“Vendimi në lidhje me pezullimin e programit të refugjatëve për 3 muaj nga Presidenti i SHBA Donald Trump nuk është pritur mirë nga shtetasit afgan të strehuar në Shëngjin. Ata i kërkojnë Trump që t’iu vijë në ndihmë sepse pa ndihmën e Amerikës e ardhmja e tyrë është në rrezik”, raporton gazetari i Tv Klan, Martin Marku. Një prej tyre i mbërritur pak ditë më parë në Shëngjin thotë se atje ka ende njerëz që e kanë ndihmuar ushtrinë amerikane dhe nëse Amerika nuk i ndihmon, do të jetë fundi i jetës së tyre. “Vendimi i Trump nuk më duket…
G-Bani dhe Valbona kanë patur sot një përplasje mjaft të ashpër me njëri-tjetrin, ku është përfshirë edhe Laerti, i cili i doli në mbrojtje banores. Debati mes këngëtarit dhe gazetares nisi pasi kjo e fundit po fliste për djemtë e shtëpisë që dalin me mbathje nëpër shtëpi. Valbona i drejtohet G-Banit duke i thënë që ‘të mos i dalë më para me mbathje’. Nga ana tjetër ai i përgjigjet duke i thënë fjalë ofenduese si ‘legene dhe psikopate’. G-Bani gjithashtu i thotë banores që të ikë nga Laerti dhe ky që ishte i ulur çohet dhe i shkon afër këngëtarit.…
Kombet e Bashkuara kanë pezulluar të gjitha lëvizjet e saj zyrtare në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit për arsye sigurie. OKB-ja tha në një deklaratë se vendimi ishte marrë për të garantuar sigurinë e stafit pasi Houthis arrestuan një numër të paspecifikuar anëtarësh të stafit të organizatës në zonën e Sana’a të enjten, raportoi Reuters. Houthi-t kanë nisur sulme ndaj anijeve ndërkombëtare pranë Jemenit që nga nëntori i vitit 2023, thanë ata, në solidaritet me palestinezët në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Që kur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të…
KAMËZ– Në automjetin e viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash, qitjet sipas hetuesve janë bërë në xhamin e parë të makinës duke ngritur dyshime se autoret i kanë ardhur përballë. Po ashtu kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtër tip 9mm sipas gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Po ashtu policia ka gjetur të afërm të Rifat Domit që është vrarë në 1997 nga vëllai i viktimës dhe ka nisur shoqërimet për t’i marrë në pyetje në lidhje me ketë ngjarje. Ndërkohë automjeti që u gjet i djegur në Zall Herr është ende duke u këqyrur nga…
SHKODËR- Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak çaste më parë në Shqipëri. Epiqendra ka qenë në det, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Sipas të dhënave të para, tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falur 23 aktivistë kundër abortit, përfshirë edhe disa të arrestuar që kishin bllokuar një klinikë të shëndetit riprodhues, duke frikësuar stafin dhe pacientët. Vendimi për faljen e tyre erdhi një ditë para “Marshit për Jetë”, ngjarje që organizohet çdo vit kundër abortit në Washington D.C, raporton “BBC”. Presidenti Trump e quajti arrestimin e aktivistëve si “qesharak”.
Në Rusi kanë thënë se janë të hapur për të negociuar çarmatimin nga armët bërthamore. Moska do të angazhohet me Washingtonin, por vetëm nëse përfshihen edhe arsenalet bërthamore të Britanisë dhe të Francës, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Kjo vjen pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili tha se do që të punojë drejt reduktimit të armëve bërthamore. Trumpi sugjeroi se Rusia dhe Kina mund po ashtu të mbështesin zvogëlimin në numër të armëve të tyre. Duke iu përgjigjur Trumpit, Peskov theksoi se rusët janë të interesuar në fillimin e procesit të negociatave “sa më shpejt…
Është rënduar më shumë gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Anastas Janullatos. Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të paradites trupi i tij nuk po reagon ndaj mjekimeve, duke krijuar insuficensë poliorganike. Tashmë gjendja vlerësohet si e pa kthyeshme dhe mjekët thonë se pak janë mundësitë për mbijetesë.
Në vazhdim të operacionit policor të koduar “Escort,” i zhvilluar dy javë më parë, është arrestuar një shtetase turke për shfrytëzim prostitucioni. Gjatë operacionit, janë sekuestruar bizhuteri floriri dhe një shumë parash, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e paligjshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasen G. Ç., 40 vjeçe, banuese në Turqi. Hetimet tregojnë se G. Ç., në bashkëpunim me shtetasen A. H. (e arrestuar më parë), rekrutonin shtetase të huaja nga Turqia dhe Azerbajxhani për t’i shfrytëzuar ato për prostitucion përmes…