Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të takohet menjëherë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për ta arritur një marrëveshje e cila i jep fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. “Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Putini dëshiron të më takojë, dhe do ta bëjmë sa më shpejt që është e mundur. Unë do ta takoja menjëherë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të enjten. Trump theksoi se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka thënë atij se është i gatshëm për ta bërë një marrëveshje për përfundimin e luftës. Ndërkohë, duke…
Author: tirana
Vijojnë kontrollet dhe sigurimi i informacioneve, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në pranga ka rënë 54-vjeçari Agim Shtyllza, i akuzuar nga autoritetet italiane, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali. “Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, kanë kapur në fshatin Stom Golem, shtetasin e shpallur në kërkim…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm, pasi një 48-vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha u gjet i vrarë në automjetin e tij në Zall Mner. Mësohet se viktima është vëllai i shtetasit Besnik Visha. Ky i fundit ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 shtetasin Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Në 29 qershor 2001 Gjykata e Rrethit Tiranë i ka dhënë atij 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.
Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carre, i dërgoi një letër konfidenciale ministres franceze të kulturës, Rashida Datta, në të cilën paralajmëronte se muzeu parizian është i mbingarkuar me vizitorë dhe ka dëmtime. Memorandumi, i cili u zbulua në media, shkaktoi alarm mbi gjendjen e muzeut më të vizituar në botë, raportoi Guardian. De Carre deklaroi se disa nga hapësirat e muzeut janë në gjendje shumë të keqe, se disa po rrjedhin dhe se ka ndryshime të rëndësishme të temperaturës, të cilat të gjitha kërcënojnë ruajtjen e veprave të art. Ajo shtoi se kishte parasysh problemet me buxhetin e…
Bashkëthemeluesi i “Microsoft” dhe dikur njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, pranoi se cili ishte gabimi i tij më i madh në karrierën e tij. Në një intervistë të fundit, Gates foli sinqerisht për dështimin e Microsoft për të siguruar përparësinë në tregun e sistemit operativ celular – një dështim që lejoi Android të Google të dominonte si një platformë jo-Apple. E dini, në botën e softuerit, veçanërisht për platformat, këto janë tregje që fitojnë të gjitha”, shpjegoi Gates në bisedën e tij me CEO të Eventbrite, Julia Hartz. “Gabimi më i madh deri më tani ka qenë…
Të gjithë të punësuarit duhet të nënshkruajnë deklaratën e statusit personal, bazuar në ligjin e ri të tatimit mbi të ardhurat. Kjo deklaratë, që nënshkruhet për qëllime të aplikimit të zbritjeve nga baza tatimore të përcaktuara në nenin 20 dhe 22 të pikës 1, germat “a”, “b” dhe “c” të këtij Ligji, në fakt prek vetëm ata që janë në më shumë se një marrëdhënie pune. Për personat që janë vetëm në një marrëdhënie pune, nuk ndryshon asgjë pas nënshkrimit të deklaratës. Ata që punojnë në dy vende pune apo më shumë, duhet ta nënshkruajnë këtë deklaratë vetëm për një…
Kryeministri Edi Rama thotë se laboratorët e rinj inteligjentë po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se këto laboratorë do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin. “Mirëmëngjes dhe me laboratorët e rinj inteligjentë, që po rrisin aftësitë digjitale për mbi 35 mijë nxënës, e që do të shtrihen edhe në 615 shkolla të tjera në mbarë vendin, ju uroj Gëzuar Ditën Botërore të Arsimit”, shkruan Rama në Facebook.
Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti, në rrugën “Shën Stefani”, në Tiranë. Sipas policisë dyshohet se është i vrarë me armë zjarri. Mësohet se viktima është Lulzim Visha. Nga informacionet paraprake 48-vjeçari ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është vrarë. Ndërkohë shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin ku vranësira pritet të ketë vetëm në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat në skajin verior dhe verilindor të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore. Ndërsa; në pjesën më të madhe të territorit do të dominojnë kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera minimale deri në…
Dashi Kujdes sot! Pasioni për të kapur yjet është i pamatur. Planeti Mars po ju ndikon pozitivisht, vetëm ju duhet të mbani nën kontroll impulsivitetin. Profesionalisht do synoni shumë lart, ndërsa praktikisht do keni shumë minuse nëse besoni fort se jeni lider. Në dashuri do keni ca tendenca për të përmbajtur deklaratat, gjë e cila do ju cënojë lirinë dhe vetëdijen erotike. Pika e dobët është letargjia komunikative dhe çelësi i suksesit; humanizmi.DemiJeni në provë. Vlerësoni në thelb vlerat emocionale që të mos mbeteni pa fjalë para njeriut të zemrës. Strehëza e dashurisë është një fole që nuk ka vend…
Një nga rreziqet më të fuqishme shëndetësore me të cilat përballemi të gjithë është përhapja e dezinformatave mjekësore. Çdo ditë ne lexojmë artikuj në internet që kanë të bëjnë ose me shëndetin tonë ose me ushqimin dhe mirëqenien. “Këto janë ushqimet më të këqija për lëkurën tonë”, “Nëse e bëni këtë do të merrni kancer” dhe shumë tituj të tjerë që vetëm sa arrijnë të na trembin dhe të na keqinformojnë. Dhe ajo që është më e keqja është se shumë përfundojnë duke marrë vendime shëndetësore, ndonjëherë vendime për jetën dhe vdekjen, bazuar në materiale me të meta dhe plotësisht…