Author: tirana

Një 44-vjeëare ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim. Ndërkohë, po rocedohet në gjendje të lirë babai i 44-vjeçares, pasi mbante në banesë, 1 armë gjahu. Sakaq, raportohet se policia i ka gjetur në banesë 44-vjeëares 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë armësh dhe municion luftarak. Njoftimi i Policisë: Shkodër/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive. Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçare dhe shpallet në kërkim bashkëshorti i saj, pasi mbanin në banesë: 5 granata, 5 ndezës granatash, 1 armë pneumatike, pjesë…

Read More

Një nga lëvizjet e para të administratës Trump do të jetë vendosja e ushtrisë përgjatë kufirit, veçanërisht me Meksikën. Një muze i ri hapet në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, plot me sende dhe kujtime nga fëmijëria e kaluar duke u përballur me luftën e viteve 1998 – 1999. Drejtoresha e Muzeut të Fëmijëve të Luftës, Bjeshke Guri thotë se një pjesë e qëllimit të tij është “edukimi i audiencës” duke plotësuar boshllëqet në edukimin rreth konfliktit. “Qëllimi është të edukojmë edhe audiencën, sepse shohim që sistemit arsimor në Kosovë i mungon arsimi gjithëpërfshirës kur bëhet fjalë për lufta dhe fusha të…

Read More

Një 53-vjeçar ka ndërruar jetë në ambientet e një karburanti në Novoselë të Vlorës. Dyshimet e para lidhen me shkaqet natyrale. “Sot, rreth orës 09:00, në fshatin Novoselë, ka humbur jetën dyshohet për shkaqe natyrale, në ambientet e një karburanti, ku po qëndronte, shtetasi 53 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë, po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Energjia diellore ka kaluar qymyrin në prodhimin e energjisë elektrike të BE-së në vitin 2024, me përqindjen e burimeve të rinovueshme që rritet në pothuajse gjysmën e sektorit të energjisë të segmentit, sipas një raporti të botuar. ”Ndërkohë, prodhimi i gazit ra për të pestin vit radhazi dhe fuqia e karburanteve fosile ra në një rekord të ulët”, tha grupi i ekspertëve për klimën. Marrëveshja e Gjelbër Evropiane ka çuar në një transformim të thellë dhe të shpejtë të sektorit energjetik të BE-së. Energjia diellore mbeti burimi i energjisë me rritje më të shpejtë në BE në vitin 2024, duke…

Read More

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë gjatë dekadave të fundit, fuqia punëtore në shëndetësinë Europiane po përballet me krizë thotë një studim i fundit i BE-së mbi gjendjen shëndetësore në Europë për vitin 2024. Vetëm në vitin 2022 Gjermania mori nga Shqipëria 465 infermierë, vërehet në studim, e treta në rajon, pas Bosnjë Hercegovnës dhe Serbisë. Nga vendi ynë largohen çdo qindra doktorë dhe infermierë si rrjedhojë e kërkesës së lartë në vende e BE, kryesisht në Gjermani. Kërkesat për mjekë dhe infermierë të huaj pritet të jetë shumë e lartë në…

Read More

Një makinë është përfshirë ka flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtës në Elbasan. Makina tip Benz”, në pronësi të shtetasit me iniciale S. M.,banues në Elbasan është djegur pjesërisht. Gjithashtu është dëmtuar pjesërisht edhe një tjetër automjet i parkuar aty pranë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në automjetin tip “Benz”.

Read More

Pas fatkeqësisë së zjarrit në Bolu janë ngritur shumë pyetje: A ishin të mjaftueshme masat paraprake të sigurisë? A janë kryer inspektimet e nevojshme? Pse zjarrfikësja u përgjigj kaq vonë? Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë. Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues në një hotel të njohur me 234 vizitorë. Shumë të tjerë…

Read More

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në autostradën Vlorë-Fier. Një automjet, në të cilin ndodheshin gjashtë persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër prej tyre kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Përmes një video-mesazhi, ku i jep përgjigje ndjekësve të tij në rrjetet sociale, ai zgjodhi të replikonte me një emigrant shqiptar në Greqi, Krenarin, duke thënë se çmimi i energjisë në Shqipëri është ulur krahasur dhe me vendin ku ai jeton. Rama ka theksuar se nuk po tallen me çmimin e energjisë, pasi deviza nuk lëviz, dhe kush fiton më pak, do paguaj më pak. “Ata që kanë shpenzime më të mëdha do paguajnë dhe më shumë se të tjerët. Prandaj dhe deviza jonë nuk lëviz, kush…

Read More

Britania paralajmëron presidentin rus, Vladimir Putin pasi një anije spiune ruse u sinjalizua pranë ujërave të ishullit. HMS Astute, një nëndetëse me energji bërthamore, doli në sipërfaqe afër Yantar (është një anije për mbledhjen e inteligjencës për qëllime të veçanta e ndërtuar për Marinën Ruse) për të informuar ekuipazhin se ata ishin duke u vëzhguar gjatë incidentit në ujërat afër Britanisë në nëntor. Sekretari i Shtetit për Mbrojtjen e Mbretërisë së Bashkuar, John Healey tha se ai ishte detyruar të ndryshonte rregullat e angazhimit të marinës në mënyrë që anijet dhe anijet britanike të mund t’i afroheshin anijes ruse dhe…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar një investim të sektorit privat për të financuar infrastrukturën për Inteligjencën Artificiale, me qëllim që të tejkalojë vendet rivale në teknologji. Duke e quajtur atë projektin më të madh të infrastrukturës së AI në histori “deri tani”, Trump tha se sipërmarrja e përbashkët e quajtur Stargate do të ndërtojë qendra të dhënash dhe do të krijojë më shumë se 100,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja. Këto kompani, së bashku me mbështetësit e tjerë të kapitalit të Stargate, kanë zotuar miliarda dollarë për investime të menjëhershme, ndërsa investimi i…

Read More

“Shqipëria është më shumë se një pushim plazhi me kosto të ulët, po rishpik veten si një destinacion i nivelit të lartë (me çmime më të ulëta se Greqia). Këto janë pikat e saj më të modës”, kështu shkruan “The Times” për vendon tonë. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria. Sakaq thekson se viti 2024 u mbyll me +37% më shumë vizitorë nga Britania e Madhe krahasuar me vitin 2023. “Shqipëria në fokus të prestigjiozes “The Times” jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse…

Read More