Author: tirana

Policia e Tiranës ka sekuestruar 6 thasë me kanabis. Në kuadër të operacionit policor “Interruption 2”, u arrestuan dy persona (njëri prej tyre transportonte me automjet, lëndën narkotike, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte ky automjet). Po ashtu është shpallur në kërkim një 28-vjeçar, i cili dyshohet si bashkëpunëtor. Njoftimi: DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Interruption 2”. Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa (gjithsej…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over 3”, kundër organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçar, zbulohet se kishte një llogari me rreth 500 000 lekë, në një faqe online, të cilat i përdorte për vënie bastesh sportive. Policia ka sekuestruar celularin e tij. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që vinte ilegalisht baste sportive, me celular, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, finalizuan operacionin policor të koduar “Game over 3″. Gjatë operacionit…

Read More

Zonat malore të Bashkisë Shkodër janë prekur nga moti i keq, shoqëruar me reshje bore dhe rrëshqitje dherash e gurësh. Raportohet se rruga Theth-Ndërlysaj është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi inertesh. Kjo rrëshqitje ka bllokuar edhe kanalin e ujit që furnizon HEC-in në Ndërlysaj. Bashkia Shkodër po punon për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. Në aksin Bogë-Theth rruga është e kalueshme dhe po mbahet nën vëzhgim nga firmat kontraktuese.

Read More

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtuy seancën për shpalljen e vendimit. Dhëndri i ish-kryeministit Berisha qëndron në izolim shtëpiak prej nëntorit 2023. Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.

Read More

Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov ka nënshkruar një ligj që ndalon qytetarët të veshin veshje që mbulojnë fytyrën në vende publike. Për më tepër, ligji i ri ndalon praktikimin e fesë dhe ceremonive fetare në shtëpitë e të moshuarve, burgjet dhe njësitë ushtarake. Kirgistani gjithashtu kufizon shpërndarjen e literaturës fetare në vende publike dhe institucione arsimore. Për më tepër, krijimi i partive politike mbi baza fetare është gjithashtu e ndaluar. Shkelja e këtyre rregullave do të rezultojë në një gjobë prej 20,000 soms (228,70 dollarë).

Read More

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme. Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm. Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara. Politika e imigracionit ka…

Read More

Më shumë se 1 mijë emigrantë janë zbuluar duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla në vitin 2025. Sipas të dhënave të Zyrës së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, shifrat treguan 129 njerëz të tjerë që kaluan dje përmes Kanalit Anglez me varka të vogla, duke e çuar numrin e përgjithshëm për këtë vitit në 1.019. Emigrantët e morën udhëtimin e tyre nëpërmjet 18 varkave të vogla në total. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu raportoi se rekordi njëditor i këtij viti ishte 13 janari, kur emigrantët u zbuluan në Kanalin Anglez. Kalimi i parë u raportua më 4 janar, me…

Read More

Në rrugët e Tiranës apo të qyteteve të tjera, apo dhe në lokale shumë shpesh të rastis që të dëgjosh të flitet italisht. Italianët janë grupi me rritjen më të qëndrueshme nga viti në vit sa i takon vizitorëve në vend. Për 11 mujorin 2024, në vend kanë hyrë gati 1.2 milionë shtetas italianë, me një rritje prej 33.2% me bazë vjetore. Nga 1.5 milionë më shumë turistë që hynë në vend për 11 mujorin, rreth 20% e tyre ishin italianë, duke qenë grupi me rritjen më të madhe në numër. Italianët ishin grupi i dytë më i madh i…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu Etnografik i Krujës, duke ftuar qytetarët për ta vizituar. Në një reagim në Faccebook, Rama shprehet se në këtë Muze gjithsecili mund të përjetojë një copëz të kulturës dhe traditave të zonës përmes teknologjisë VR. “MIRË MËNGJES dhe me ftesën për të vizituar Muzeun Etnografik të Krujës, ku mund të përjetoni një copëz të kulturës dhe traditave të zonës përmes teknologjisë VR, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.

Read More

Los Angelos nuk gjen qetësi. Shpërthejnë sërish zjarret duke bërë që mijëra persona të tjerë të evakuohen menjëherë. BBC shkruan se rreth 31,000 persona janë nën një urdhër evakuimi të detyrueshëm dhe 23,000 të tjerë janë paralajmëruar se mund t’u duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, pas zjarrit që u aktivizua sërish në Kaliforni. Zjarri nisi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm pranë liqenit Castaic, rreth 40 milje nga zjarret Eaton dhe Palisades që shkatërruan pjesë të Los Angelosit në fillim të këtij muaji. “Flakët po përhapen me shpejtësi dhe zjarri mbetet i vështirë për t’u vënë…

Read More

Do të vijojë territori shqiptar nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të vendit; më të theksuara në skajin veri –verilindje të territorit duke sjellë reshje të izoluara dëbore. Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, por nuk priten reshje; Ndërkohë parametri i erës do të jetë problematik në shumë zona të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 18°C vlera…

Read More

Dashi Ka gjasa të rishqyrtoni disa investime të vjetra, duke zbuluar mundësi të fshehura. Në punë, mund të ndizen ide novatore. Dashuria zë vendin qendror, me Hënën që rrit lidhjet emocionale. Për sa i përket shëndetit, përqendrohuni te ekuilibri. Demi Profesionalisht, bëni kujdes me vendimet impulsive. Në dashuri do të gjeni mirëkuptim me partnerin/partneren tuaj. Udhëtimi mund të sjellë devijime të papritura, çfarë mund të çojnë në surpriza të këndshme. Binjakët Financiarisht bëni kujdes me investimet e reja. Përpjekjet romantike janë të favorizuara, me Venusin që mbështet lidhje të reja ose rindez flakët e vjetra. Për sa i përket shëndetit,…

Read More