Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kongresi amerikan miraton projektligjin për ndalimin e emigrantëve pa dokumente

09:45 / January 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 01 23 082116
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht të mërkurën një projektligj që parashikon ndalimin nga autoritetet, të imigrantëve pa dokumente, të akuzuar për vjedhje dhe krime të dhunshme.

Ky mund të jetë dhe ligji i parë që Presidenti Donald Trump mund të nënshkruajë ndërsa Kongresi, me një mbështetje dypartiake, po përparon me shpejtësi në përputhje me planet e Trump për goditjen e emigracionit të paligjshëm.

Projekligji njihet si Akti Laken Riley, studentja e infermierisë nga Xhorxhia, e cila u vra vitin e kaluar nga një shtetas venezuelian, që kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Politika e imigracionit ka qenë shpesh një nga çështjet më të debatuara në Kongres, por një fraksion prej 46 demokratësh iu bashkuan republikanëve duke mundësuar kalimin e projektligjit me 263 vota pro dhe 156 kundër.

“Prej dekadash ka qenë pothuajse e pamundur për qeverinë tonë të binte dakord për një zgjidhje për problemet në kufirin tonë dhe brenda vendit tonë“, tha senatorja Katie Britt. Ajo shtoi se ky është “ndoshta projektligji më i rëndësishëm që është miratuar nga Kongresi në gati tre dekada”.

Për zbatimin e projektligji do të kërkohej një rritje masive e kapaciteteve të agjencive të emigracionit dhe doganave, por ai nuk parashikon ndonjë financim të ri.

“Ajo që ai (Presidenti Trump) po bën është fillimi i asaj që do të jetë axhenda jonë legjislative“, tha Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve republikani Mike Johnson.

amerika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.